• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë

Editor Nga Editor
26 Nëntor, 2025
në Shëndet
A A
Pacientët me kufje në vesh nën anestezi, studimi: Zgjohen më shpejt pas operacionit kur dëgjojnë muzikë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nën dritat e forta të sallës së operacionit në Nju Delhi, një grua qëndron e shtrirë pa lëvizur ndërsa kirurgët përgatiten t’i heqin fshikëzën e tëmthit. Ajo ndodhet nën anestezi të përgjithshme – e pavetëdijshme, pa ndjesi dhe plotësisht e qetësuar nga kombinimi i ilaçeve që shkaktojnë gjumë të thellë, bllokojnë kujtesën, ulin dhimbjen dhe paralizojnë përkohësisht muskujt.

Megjithatë, mes zhurmës së monitorëve dhe ritmit të qetë të ekipit kirurgjikal, nëpër kufjet e vendosura në veshët e saj dëgjohet butë tingulli i një flauti. Edhe pse ilaçet heshtin pjesën më të madhe të aktivitetit të trurit, rruga e dëgjimit mbetet pjesërisht aktive. Sipas një studimi të ri, kjo muzikë e lehtë do ta ndihmojë të zgjohet më shpejt dhe më qartë, sepse ka nevojë për doza më të ulëta të anestezikëve si propofoli dhe qetësuesve opioidë sesa pacientët që nuk dëgjojnë muzikë.

Këto janë gjetjet e një studimi të kryer nga Kolegji Mjekësor Maulana Azad dhe Spitali Lok Nayak në Delhi, i botuar në revistën shkencore Music and Medicine. Studimi ofron prova të forta se muzika gjatë anestezisë së përgjithshme mund të ulë në mënyrë të moderuar, por domethënëse, nevojën për ilaçe dhe të përmirësojë rikuperimin.

Hulumtimi është fokusuar te pacientët që i nënshtrohen heqjes laparoskopike të fshikëzës së tëmthit, një operacion i shkurtër, zakonisht më pak se një orë, ku rikuperimi i shpejtë dhe i kthjellët është thelbësor. Për të kuptuar pse studiuesit iu drejtuan muzikës, duhet parë sesi funksionon anestezia moderne.

Qëllimi kryesor është zgjimi i shpejtë dhe i kthjellët i pacientit pas operacionit. Sipas Dr Farah Husain, specialiste e anestezisë dhe terapeute e certifikuar e muzikës, pacienti duhet të zgjohet i orientuar dhe idealisht pa dhimbje, sepse menaxhimi i mirë i dhimbjes zvogëlon reagimin e stresit të trupit. Kjo arrihet me një kombinim të balancuar të pesë a gjashtë ilaçeve që induktojnë gjumë, bllokojnë dhimbjen, fshijnë kujtesën e procedurës dhe relaksojnë muskujt. Në këto operacione shpesh përdoren edhe “blloqet” rajonale – injeksione që mpijnë nervat e murit abdominal.

Por trupi nuk e përballon lehtë kirurgjinë. Edhe në gjumë të thellë, ai reagon me rritje të pulsit, presionit të gjakut dhe hormoneve të stresit. Ky reagim fillon madje edhe para prerjes së parë, gjatë intubimit, futjes së tubit të frymëmarrjes në trake. Sipas Dr Sonia Wadhawan, ky është momenti më stresues gjatë anestezisë së përgjithshme.

Pas një faze pilot me tetë pacientë, studiuesit zhvilluan një provë 11-mujore me 56 të rritur të ndarë rastësisht në dy grupe. Të gjithë morën të njëjtin protokoll të anestezisë dhe të gjithë mbanin kufje që anulonin zhurmën, por vetëm njëri grup dëgjoi muzikë. Pacientët zgjodhën mes melodive të buta instrumentale me flaut ose piano.

Sipas Dr Husain, disa rrugë të trurit mbeten aktive edhe nën anestezi, dhe ky kontakt i lehtë me tingullin mund të sjellë përfitime reale, edhe nëse pacienti nuk e kujton muzikën më vonë./Skyweb.al

Etiketat: muzikeoperacion
Artikulli para

PE propozon kufizim të qasjes në rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Artikulli pas

Qeveria zgjeron “Paketën e Maleve”, toka të lira në Mat, Shijak dhe Shkodër

Editor

Editor

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?
Shëndet

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres
Shëndet

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë
Shëndet

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret

9 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Qeveria zgjeron “Paketën e Maleve”, toka të lira në Mat, Shijak dhe Shkodër

Qeveria zgjeron “Paketën e Maleve”, toka të lira në Mat, Shijak dhe Shkodër

Të Përzgjedhura

Helmohen nga ushqimi 55 studentë të Akademisë së Sigurisë, shpallet në kërkim Alma Tafani e Sori AL, dy të arrestuar
Aktualitet

Kredi me interes zero për policët, kriteret e aplikimit

Nga Editor
28 Gusht, 2026
0

Nga 300 kredite me 0% interes për punonjësit e administratës publikezon të destinuara për blerje banesa janë parashikuar 70 kuota...

Lexo të plotë
Çfarë mund të vizitosh në Shqipëri në vetëm shtatë ditë?

“Mundo Joven”: Shqipëria shpallet “parajsa e lirë” e turizmit evropian për 2026-ën

6 Qershor, 2026
Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen: Ekonomia mbahet nga kantieret dhe energjia

Industria bie, ndërtimi vazhdon rritjen: Ekonomia mbahet nga kantieret dhe energjia

18 Qershor, 2026
Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….

17 Dhjetor, 2025
Nga Gentian Likaj (kunati i Ermal Beqirit) te Elision Jorgjis dhe të tjerë, emrat e rinj të marrë në hetim për tenderat e AKSHI-t dhe rolet e tyre

Thellohen dyshimet mbi Ermal Beqirin dhe shkakun real të fluturimit mbi centralin bërthamor strategjik të Francës

30 Korrik, 2026

Të Fundit

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr