• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?

Editor Nga Editor
17 Dhjetor, 2025
në Shëndet
A A
0
Pse lakrat e Brukselit nuk janë më aq të hidhura sa dikur?
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shumë njerëz i kanë urryer lakrat e Brukselit që në fëmijëri për shkak të shijes së tyre të hidhur. Por kjo perime e vogël dhe e shëndetshme ka qenë në qendër të një programi shumvjeçar përmirësimi dhe përzgjedhjeje, me synimin e qartë, largimin e shijes së hidhur.

Aftësia e njeriut për të dalluar shijen e hidhur ka qenë jetike për mbijetesën, pasi shpesh lidhej me bimë helmuese. Prandaj nuk është çudi që lakrat e Brukselit kanë pasur për dekada një reputacion jo të mirë. Por koha ka ecur përpara dhe bashkë me të, edhe vetë lakrat.

A kanë ndryshuar vërtet lakrat e Brukselit?

Lakrat e Brukselit konsiderohen ndër perimet më festive. Edhe pse rriten gjatë gjithë vitit, rreth një e katërta e shitjeve vjetore realizohen në dy javët para Krishtlindjeve, të paktën në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, fama e tyre nuk ka qenë kurrë festive, shije e hidhur dhe efekte anësore jo fort të këndshme. Por jo të gjithë i përjetojnë njësoj shijet. Disa njerëz kanë dy kopje të një gjeni të quajtur TAS2R38, që i bën më të ndjeshëm ndaj hidhësisë. Pavarësisht kësaj, shitjet e lakrave janë rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe sot gati dy të tretat e njerëzve thonë se i pëlqejnë. Ndoshta ata që i mbanin mend si fëmijë tani po i rizbulojnë si të rritur sepse lakrat kanë evoluar.

A janë lakrat problemi, apo ne?

Alan Steven, fermer pranë St Andreës në Skoci, thotë se kërkesa për lakra fillon në shtator dhe rritet ndjeshëm para Krishtlindjeve. Ai kultivon rreth gjashtë varietete të ndryshme, secila me kohë të ndryshme korrjeje dhe shije paksa të ndryshme.

Prej rreth 25 vitesh, Steven ka punuar për të ulur hidhësinë e lakrave, duke eksperimentuar me metoda të ndryshme bujqësore. Megjithatë, për tregun, pamja dhe rezistenca ndaj sëmundjeve janë po aq të rëndësishme sa shija.

Një faktor vendimtar, sipas tij, është ngrica. “Perimet nuk arrijnë shijen e tyre më të mirë pa kaluar një ngricë,” thotë ai. Disa bimë prodhojnë një lloj “antifrizi” natyror për të mbijetuar në të ftohtë, i cili u jep atyre një shije më të ëmbël.

Paralelisht me punën e fermerëve, përmirësimi ka ardhur edhe nga laboratorët. Përmes përzgjedhjes së kujdesshme gjenetike, studiuesit kanë arritur të ulin ndjeshëm shijen e hidhur të lakrave.

Procesi nis me varietete shumë të ndryshme, përfshirë lloje lokale të kultivuara prej më shumë se 100 vitesh. Këto më pas analizohen për tipare si shija, struktura kimike dhe rezistenca. Fillimisht bëhen teste shijeje, të kombinuara me analiza biokimike.

Kur gjendet një bimë me shije të mirë, ajo kryqëzohet me një tjetër që ka rendiment të lartë ose rezistencë ndaj dëmtuesve. Ky proces përsëritet për disa breza dhe mund të zgjasë deri në 12 vjet për të krijuar një varietet të ri.

Por ulja e hidhësisë nuk është e thjeshtë. Shpesh, shija e hidhur lidhet me mbrojtjen natyrore të bimës kundër insekteve. Duke i bërë lakrat më të ëmbla, ato mund të bëhen edhe më të prekshme ndaj dëmtuesve. Prandaj, përzgjedhja kërkon ekuilibër.

Së fundmi, në Angli ka hyrë në fuqi një ligj i ri që lejon kultivimin e bimëve të modifikuara përmes redaktimit gjenetik. Kjo teknologji lejon ndryshime shumë të sakta brenda ADN-së së bimës, pa shtuar gjene të huaja.

Edhe pse fokusi kryesor është rritja e produktivitetit dhe rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike, shija mbetet një faktor i rëndësishëm. Historia e bujqësisë tregon se njerëzit kanë përzgjedhur gjithmonë për shije më të mire, mjafton të përmendim mollët, me mbi 2 mijë varietete.

Ndërkohë, mitet për lakrat e Brukselit vazhdojnë. “Shumë nga hidhësia varet nga mënyra se si gatuhen,” thotë Steven. “Njerëzit i provojnë keq në fëmijëri dhe nuk u japin më një shans.”

Përshtatur nga BBC

/Skyweb.al

Etiketat: lakra e brukselit
Artikulli para

Shteti në kolaps: Goditjet e SPAK në tre javë paralizojnë AKSHI-n, MIE-n, KESH-n, ARRSH-në….

Artikulli pas

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Editor

Editor

Nga Kategoria

Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni
Shëndet

Netët e nxehta po ju prishin gjumin. Çfarë mund të bëni

19 Gusht, 2026
Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje
Shëndet

Studimi amerikan zbulon lidhjen mes muzikës në makinë dhe aksidenteve me vdekje

19 Gusht, 2026
KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!
Shëndet

KUJDES! Dita më e zakonshme e javës për të pësuar ATAK në zemër!

19 Gusht, 2026
Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?
Shëndet

Mania për t’u nxirë. Sa diell na duhet në verë?

19 Gusht, 2026
Britania ndalon produktet kozmetike që përmbajnë TPO
Shëndet

Britania ndalon produktet kozmetike që përmbajnë TPO

18 Gusht, 2026
AstraZeneca pëson një tjetër goditje, ndalon provën e ilaçit për kancerin e mushkërive
Shëndet

AstraZeneca pëson një tjetër goditje, ndalon provën e ilaçit për kancerin e mushkërive

18 Gusht, 2026
Artikulli pas
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Aktualitet

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro, mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës

Nga SkyWeb
9 Korrik, 2025
0

Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të...

Lexo të plotë
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish çmimi i naftës

8 Maj, 2026
GRAFIKËT/ Sigurimet, rritën të ardhurat gjatë gjashtëmujorit të parë, çfarë po ndodh me dëmshpërblimet

GRAFIKËT/ Sigurimet, rritën të ardhurat gjatë gjashtëmujorit të parë, çfarë po ndodh me dëmshpërblimet

4 Gusht, 2025
BE heton ‘Shein’ për kukulla seksi që ngjajnë me fëmijë

BE heton ‘Shein’ për kukulla seksi që ngjajnë me fëmijë

18 Shkurt, 2026
Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria

Rezidenca qeveritare e Sarandës bëhet gati për një pronar të ri, çfarë vendosi sot qeveria

29 Prill, 2026

Të Fundit

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

Kostot globale të huamarrjes arrijnë nivele rekord, nën presionin e naftës, AI-së dhe inflacionit

19 Gusht, 2026
Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

Pagesat me telefon po zënë vendin e kartës, por cash-i nuk po zhduket

19 Gusht, 2026
Lufta dhe valët e të nxehtit kërcënojnë rritjen globale të çmimeve, produktet që preken më shumë

Lufta dhe valët e të nxehtit kërcënojnë rritjen globale të çmimeve, produktet që preken më shumë

19 Gusht, 2026
Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

”The Independent”: Shqipëria mes 10 vendeve europiane pa sistem hyrje-dalje për pushimet e vitit 2026

19 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr