• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

“Lumi” i gjobave të Policisë Rrugore nuk po përmirëson sigurinë rrugore dhe trafikun

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
0
“Lumi” i gjobave të Policisë Rrugore nuk po përmirëson sigurinë rrugore dhe trafikun
Share on FacebookShare on WhatsApp

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm.

Dje, Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet.

Nëse qëllimi ka qenë mbushja e arkës së shtetit, atëherë Policia e ka kryer misionin e saj; por nëse po flasim për përmirësim të situatës rrugore, kjo nuk duket askund.

Rezultatet e Policisë tregojnë se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4.744 drejtues që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shpejtësia mbi normat e lejuara, parakalimi i gabuar, qendrimi nue shkelje të tabelës etj.

Vepra që padyshim meritojnë vëmendje dhe ndëshkim.

Sipas Policisë, 32 shoferë janë arrestuar ose do të hetohen në gjendje të lirë. Ndërkohë, në kuadër të këtij operacioni janë bllokuar 53 automjete. Ndër masat e njoftuara qendrojnë:

  • Qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara – 1.838 masa
  • Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 1.207 masa
  • Mosvendosje e rripit të sigurimit – 722 masa
  • Mosvendosje e kaskës mbrojtëse – 653 masa
  • Mosrespektim i radhës së qarkullimit – 250 masa
  • Parakalim i gabuar – 74 masa

Në të njëjtën kohë, dhjetori rezulton një muaj dukshëm fitimprurës për arkën e shtetit. Më 4 dhjetor, Policia Rrugore e Tiranës njoftoi vendosjen e mbi 4.000 masave administrative, ndërsa vetëm tre ditë më vonë kësaj shifre iu shtuan edhe 2.900 gjoba të tjera. Më 9 dhjetor u raportuan edhe 2.259 masa administrative shtesë, të ndjekura vetëm një ditë më pas nga rreth 2.000 gjoba të tjera. Edhe pse më 15 dhjetor numri i masave të vendosura ishte më i ulët, 534 gjoba, kjo nuk ndryshon faktin se, vetëm brenda tre javëve, në kryeqytet janë vendosur mbi 16.000 masa administrative për kundërvajtje rrugore, ndërsa dhjetëra drejtues mjetesh janë arrestuar ose proceduar penalisht.

Megjithatë, ACQJ vendosi të bëjë një vëzhgim mbi mënyrën se si menaxhohet qyteti. Mungesa e Policisë në akset më të rënduara, si për shembull rrethrrotullimi i Rrugës së Elbasanit, në mëngjes dhe në darkë, bën që qytetarët të qëndrojnë me orë të tëra të palëvizur në trafik.

Paradoksalisht, pak metra më tutje, sapo lirohesh nga trafiku për t’u ngjitur drejt Sanatoriumit, një patrullë qëndron vazhdimisht, e gatshme të “shfrytëzojë” zemërimin e ndonjë shoferi që, pasi është mbajtur për orë të tëra në trafik, sheh një rrugë të lirë dhe përballet menjëherë me “forcën e ligjit”.

Nuk mungojnë gjobat e përditshme që, më shumë se gjithçka tjetër, shërbejnë si numra në raportimet e Policisë, sesa si një mësim i vlefshëm për shoferët që gabojnë.

Një tjetër shembull nga vëzhgimi në terren është ai i Rrugës “Myslym Shyri”, buzë rrugës, një nënë që sapo ka marrë fëmijën e saj me karrocë dhe po pret bashkëshortin, i cili nuk ka askund ku të hapë sinjalin për ndalim, pasi korsia e biçikletës nuk e mundëson më, vendos të ndalojë për pak sekonda duke hapur bllokazhin. Por më i shpejtë se sa prindi që mbyll karrocën dhe akomodon fëmijën është polici me motor që patrullon në këtë aks.

Ai ndalon dhe vendos të gjobisë kryefamiljarin për ndalim në vend të gabuar. Pavarësisht shpjegimeve që përpiqet të japë qytetari, polici e gjobit me 3.000 lekë, ndoshta më shumë se paga ditore e të gjobiturit.

Polici ka të drejtë në këtë rast, nëse i referohemi ligjit, por edhe qytetarit i mbeten shumë pak alternativa në këtë kaos me të cilin përballemi çdo ditë.

Megjithatë, në gjithë këtë bilanc masash administrative mungon një tregues thelbësor: përmirësimi i sigurisë rrugore. Policia Rrugore nuk ka publikuar asnjë të dhënë që të tregojë nëse rritja e ndëshkimeve ka sjellë ulje të aksidenteve. Apo nëse ka ndikuar në reduktimin e bllokimeve të trafikut. Po ashtu, mungojnë të dhënat për shkeljet e përsëritura në akset më problematike të kryeqytetit. Pa këtë lidhje shkak-pasojë, gjobat mbeten thjesht shifra.

Në mungesë të një strategjie të dukshme për menaxhimin aktiv të trafikut, prania e Policisë perceptohet më shumë si ndëshkuese sesa parandaluese. Qytetarët rrallë shohin polici në kryqëzimet ku trafiku paralizohet çdo ditë. Ndërkohë, i hasin menjëherë sapo lirohen nga kaosi, në segmente rrugore ku shkelja është më e lehtë për t’u evidentuar sesa për t’u shmangur.

Trafiku dhe kaosi në rrugët e Tiranës veç sa rriten dhe komplikojnë edhe më tepër jetën e qytetarëve./Denada Jushi-acqj.al

Etiketat: gjobatpolicia rrugore
Artikulli para

Tregu i sigurimeve drejt një viti në rritje dyshifrore

Artikulli pas

Shtrenjtohet ndjeshëm dogana e makinave, sa do të paguhet për çdo kategori

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend
Aktualitet

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë
Aktualitet

Ritestimi për patentën, “filtrohen” drejtuesit. Vetëm 13.8% e kandidatëve kalojnë

11 Gusht, 2026
11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri
Ekonomi

11 qarqe nuk bëjnë sa Tirana: Shifra shqetësuese mbi lindjet dhe vdekjet në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Vapa shkakton krizë energjetike në Europë, pritet rritje e çmimeve para dimrit
Ekonomi

Energjia mund të shitet edhe me çmim negativ/ ERE ndryshon rregullat e bursës shqiptare, kufiri zbret në -50 euro/MWh

11 Gusht, 2026
SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”
Aktualitet

SHËNIM/ Gjobat e rënda të Kodit Rrugor, problemi në Shqipëri s’ka qenë ligji, por të “fortët” e toleruar nga “Maliqi”

11 Gusht, 2026
Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve
Aktualitet

Duhani në Dumre, tradita që po shuhet mes mungesës së ujit dhe punëtorëve

10 Gusht, 2026
Artikulli pas
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Shtrenjtohet ndjeshëm dogana e makinave, sa do të paguhet për çdo kategori

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fshihen borxhet e vjetra, 213 mijë subjekte përfitojnë nga “Paqja Fiskale”, falen 335 milionë euro
Ekonomi

Tatimet thonë se e zgjidhën problemin e bizneseve me faturimet

Nga SkyWeb
29 Janar, 2026
0

Administrata Tatimore ka reaguar zyrtarisht pas kolapsit disa ditor të sistemit të fiskalizimit, i cili ka shkaktuar probleme serioze në...

Lexo të plotë
STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

STUDIMI/ Gjumi i zgjatur në fundjavë mbron zemrën

17 Gusht, 2025
E vërteta pa mitit të 8 000 hapave në ditë

E vërteta pa mitit të 8 000 hapave në ditë

13 Maj, 2026
Rama i referohet turizmit grek: Pse të mos kemi Costa Navarinon tonë në Zvërnec?

Rama i referohet turizmit grek: Pse të mos kemi Costa Navarinon tonë në Zvërnec?

2 Qershor, 2026
Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

26 Janar, 2026

Të Fundit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

Superjahti “MY Deep Blue” ndalon në Portin e Durrësit

11 Gusht, 2026
Greqia jep 150 euro ndihmë për famijet me fëmijë, kush përfiton

Euro nuk ndal rënien, zbret për herë të parë poshtë nivelit të 93 lekëve

11 Gusht, 2026
Rama ndryshon qasje për protestat: Qytetarët kanë halle reale, kemi probleme me administratën

Na marrtë të keqen Irani, Rama thotë se Shqipëria është e para në botë për sigurinë kibernetike

11 Gusht, 2026
ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

ÇUDIA/ Kreu i zjarrfikësve dorëhiqet në kulmin e zjarreve në vend

11 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr