• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 9 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Rivlerësimi s’do të bëhet njëlloj për të gjitha banesat, kush përfiton ZBRITJE të tarifës

SkyWeb Nga SkyWeb
24 Shkurt, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rivlerësimi i pronave do të ndikojë ndryshe sipas moshës së ndërtesës, pasi udhëzimi i ri zbatues vendos një formulë konkrete që ul barrën fiskale të banesave në varësi të viteve të përdorimit.

Ky mekanizëm pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shumën që qytetarët do të paguajnë për rivlerësimin dhe në tatimin që do të rezultojë në të ardhmen, raporton skyweb.al.

Sipas udhëzimit, për ndërtesat aplikohet një koeficient amortizimi prej 1% për çdo vit të plotë përdorimi, duke nisur nga momenti kur është fituar titulli i pronësisë për herë të parë.

TË GJITHA DOKUMENTET/ Si do të bëhet rivlerësimi i pronave, tarifat dhe çfarë duhet të kenë parasysh qytetarët: Po ata që kanë më shumë se një banesë?

Ulja nuk mund të kalojë 30% të çmimit të referencës, çka do të thotë se një banesë shumë e vjetër do të ketë një reduktim maksimal të vlerës fiskale deri në këtë nivel.

Në praktikë, kjo krijon një diferencim të qartë mes pronave. Banesat e ndërtuara më herët do të rivlerësohen mbi një bazë më të ulët, ndërsa ndërtesat e reja, me pak vite përdorimi, do të kenë një vlerë më të afërt me çmimet aktuale fiskale. Për rrjedhojë, edhe tatimi që paguhet do të ndryshojë ndjeshëm nga një pronë në tjetrën.

Procesi i rivlerësimit është vullnetar dhe mund të kryhet nga të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme të regjistruar, ose që e regjistrojnë pronën deri më 31 dhjetor 2026. Nëse një qytetar zotëron më shumë se një pasuri, rivlerësimi bëhet për secilën prej tyre veçmas.

Vlera e re e pasurisë mund të përcaktohet në dy mënyra, ose nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës mbi bazën e çmimeve minimale fiskale në fuqi, ose nga një ekspert i licencuar. Në çdo rast, vlera e ekspertit nuk mund të jetë më e ulët se referenca fiskale. Aplikimi kryhet online përmes portalit e Albania dhe regjistrimi i vlerës së re bëhet vetëm pas pagesës së detyrimit.

Tatimi i rivlerësimit mbetet 5% dhe llogaritet mbi diferencën mes vlerës së re dhe vlerës së zbritshme, ndërsa tarifa e shërbimit pranë Kadastrës varion nga 3,500 deri në 10,000 lekë në varësi të shumës së tatimit që rezulton.

Koeficienti i amortizimit është elementi që ndryshon logjikën e procesit, pasi për herë të parë vlera fiskale lidhet drejtpërdrejt me vitin e ndërtimit të banesës. Kjo do të thotë se dy apartamente në të njëjtën zonë mund të kenë vlera rivlerësimi të ndryshme vetëm për shkak të diferencës në moshën e ndërtesës.

Në thelb, rregulli i ri synon të krijojë një përllogaritje më të diferencuar dhe më afër realitetit të tregut, duke reflektuar konsumimin në kohë të ndërtesave dhe duke shmangur trajtimin uniform të pronave me karakteristika të ndryshme. /skyweb.al

Etiketat: durrespronaverivleresimitirane
Artikulli para

Të dënuar në Itali, të pafajshëm në Tiranë: Dosja e dështimit të një hetimi pasuror

Artikulli pas

Stuhia e dëborës paralizon Bregun Lindor në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
OSHEE nis aplikimin e skemave të reja për shlyerjen me këste të faturave të papaguara të energjisë
Ekonomi

Bizneseve do t’u mbahet prona “peng” nëse nuk paguajnë energjinë, çfarë ndodh me familjarët

9 Tetor, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia
Ekonomi

S’ka më mbifaturime energjie! Bllokim automatik pastaj verifikim, çfarë ndodh nëse dyfishohet brenda muajit

9 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove

9 Tetor, 2026
Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!
Ekonomi

Jared Kushner i jep fund spekulimeve: E vërteta për projektin e Zvërnecit. Nëse miratohet shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë!

9 Tetor, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Kredi me interes zero dhe qira që llogaritet për blerjen e shtëpisë, kush përfiton nga skema e re e qeverisë

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Stuhia e dëborës paralizon Bregun Lindor në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Stuhia e dëborës paralizon Bregun Lindor në SHBA, mijëra fluturime të anuluara

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”
Aktualitet

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi”

Nga SkyWeb
11 Nëntor, 2025
0

Shkup: Konferenca e 10-të Rajonale për Koordinimin e Sigurisë (“Jumbo”) hapi sot punimet në Shkup, duke shënuar një dekadë bashkëpunimi...

Lexo të plotë
Formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18 vjeç paguan më pak taksa

Formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18 vjeç paguan më pak taksa

11 Shtator, 2025
Euro në rënie të lirë, monedha europiane arrin një tjetër minimum historik

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

9 Shtator, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

19 Shkurt, 2026
Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

Gjenerata Z s’po konsumon, industria e alkoolit humb 830 miliardë USD

26 Shkurt, 2026

Të Fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmime të reja për karburantet

9 Tetor, 2026
FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

FOTO/ Rama qesh, Braçe vë duart në kokë, Elisa në këmbë: Çfarë nuk u pa pas votimit për shkrirjen e bashkive

9 Tetor, 2026
Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

Alarm per bombë në disa institucione, reagon Policia e Shtetit

9 Tetor, 2026
Nga Alpet Shqiptare në bregun Jonian, Shqipëria një arratisje alternativë me buxhet të përballueshëm

Media kanadeze: Shqipëria, një destinacion ekonomik për ata që duan të eksplorojnë vende të reja

9 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr