• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Lagardère Travel Retail organizojnë Ditën e Rekrutimit, duke prezantuar rritjen dhe mundësitë e reja të karrierës

Editor Nga Editor
6 Mars, 2026
në Aviacion
A A
0
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Lagardère Travel Retail organizojnë Ditën e Rekrutimit, duke prezantuar rritjen dhe mundësitë e reja të karrierës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Tirana International Airport (TIA), në bashkëpunim me partnerin e tij Lagardère Travel Retail Albania, organizoi të premten për herë të parë një Ditë të Hapur Rekrutimi, duke mbledhur një numër të madh të rinjsh shqiptarë të interesuar për mundësi punësimi në sektorë të ndryshëm të aeroportit.

Aktiviteti u karakterizua nga një pjesëmarrje e gjerë dhe interes i lartë, qindra  kandidatë që shprehen interesin u prezantuan për të eksploruar mundësitë e karrierës në fusha si operacionet e aviacionit, shërbimi ndaj klientit dhe sektori i travel retail. Organizimi i kësaj dite synoi të krijojë një urë të drejtpërdrejtë mes të rinjve që kërkojnë të ndërtojnë karrierën e tyre dhe një prej sektorëve më dinamikë të ekonomisë në vend.

Ky aktivitet, i organizuar për herë të parë në këtë format, ofroi për të ofruar një platformë të hapur dhe transparente ku kandidatët të informoheshin mbi proceset e rekrutimit, mundësitë e zhvillimit profesional dhe kulturën e punës në aeroport, duke theksuar angazhimin e TIA-s për mundësi të barabarta punësimi dhe zhvillimi për të gjithë kandidatët e interesuar.

Pjesëmarrësit ndoqën prezantimet e mbajtura nga Sokol Kreçi, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, dhe Stanislav Beránek, CEO i Lagardère Travel Retail. Në prezantimet e tyre u theksua zhvillimi i shpejtë i aeroportit gjatë viteve të fundit, zgjerimi i infrastrukturës dhe rritja e mundësive profesionale që vijnë si rezultat i rritjes së trafikut të pasagjerëve dhe kapacitetit operacional.

Tirana International Airport, aeroporti më i madh në Shqipëri dhe pjesë e Kastrati Group, ka përjetuar një rritje të konsiderueshme të numrit të pasagjerëve dhe të aktivitetit operacional. Për të përballuar këtë zhvillim, aeroporti po realizon investime të rëndësishme në zgjerimin e kapaciteteve të terminalit, përmirësimin e infrastrukturës operacionale si dhe në digjitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve aeroportuale.

Kjo rritje reflektohet edhe në zgjerimin e ekipit të punonjësve. Me rritjen e operacioneve, numri i punonjësve pritet të rritet me 17%, nga 1,200 në vitin 2025 në rreth 1,400 në vitin 2026.

Sokol Kreçi, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u shpreh: “Rritja e vazhdueshme e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës krijon mundësi të reja për profesionistë që dëshirojnë të ndërtojnë një karrierë në industrinë e aviacionit. Ndërsa ne vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetet tona infrastrukturore, të rrisim volumin e pasagjerëve dhe të zhvillojmë shërbime të reja, po forcojmë gjithashtu ekipin tonë me profesionistë të talentuar që ndajnë të njëjtin angazhim për ekselencë në shërbim. Nisma si kjo Ditë Rekrutimi na jep mundësinë të lidhemi drejtpërdrejt me kandidatë të motivuar dhe t’u prezantojmë atyre mundësitë e shumta të karrierës brenda komunitetit të aeroportit.”

Ndërkohë, Stanislav Beránek, CEO i Lagardère Travel Retail, theksoi rëndësinë e zhvillimit të një force pune të fortë ndërsa aeroporti vijon të rritet:

“Lagardère Travel Retail është krenare që është partnere e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në mbështetje të rritjes së tij dhe në krijimin e një mjedisi të gjallë tregtar për udhëtarët. Ndërsa numri i pasagjerëve vazhdon të rritet, nevoja për profesionistë të aftë dhe të apasionuar bëhet edhe më e rëndësishme. Dita e sotme e Rekrutimit na jep mundësinë të takojmë kolegë të mundshëm të së ardhmes dhe t’i prezantojmë me botën dinamike të travel retail. Si pjesë e një rrjeti global të pranishëm në më shumë se 40 vende dhe me mijëra dyqane në nyje të mëdha udhëtimi, ne jemi krenarë që kontribuojmë në përmirësimin e përvojës së pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës përmes koncepteve tona duty free dhe retail.”

Gjatë gjithë ditës, ekipet e Burimeve Njerëzore nga Tirana International Airport dhe Lagardère Travel Retail ishin të pranishëm për të ofruar informacione të detajuara për pjesëmarrësit mbi pozicionet e hapura, procesin e aplikimit dhe mundësitë e zhvillimit profesional.

Pjesëmarrja dhe interesi i lartë e të rinjve për këtë aktivitet konfirmuan potencialin dhe dëshirën e tyre për t’u përfshirë në industrinë e aviacionit dhe të shërbimeve aeroportuale. Kjo Ditë Rekrutimi pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për të mbështetur punësimin, për të krijuar mundësi të barabarta profesionale dhe për të ndërtuar një ekip profesionistësh që do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të aeroportit dhe në përmirësimin e përvojës së pasagjerëve.

Etiketat: aeroporti nderkombetar i tiranes
Artikulli para

Euro nuk mban më, dollari nis dhe merr veten pas fundosjes së javës së kaluar

Artikulli pas

I dorëzoi detyrën ministrit të ri, Balluku komenton akuzat e SPAK: Jam rritur me gjyqet publike, s’kam lidhje me korrupsionin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Të pasurit në panik nga lufta, mbi 300 mijë euro për t’u larguar nga Dubai me avion privat
Aviacion

Të pasurit në panik nga lufta, mbi 300 mijë euro për t’u larguar nga Dubai me avion privat

6 Mars, 2026
Një tjetër avion ulet në lumin Hudson dhe sërish mbijetojnë të gjithë
Aviacion

Një tjetër avion ulet në lumin Hudson dhe sërish mbijetojnë të gjithë

5 Mars, 2026
Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe
Aviacion

Franca dërgon avionë “Rafale” në Emiratet e Bashkuara Arabe

3 Mars, 2026
Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon
Aviacion

Rinisja e kufizuar e fluturimeve nga Dubai çliron disi aeroportet, por kriza vijon

3 Mars, 2026
Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë
Aviacion

Lufta në Iran shkakton kaos me trafikun ajrore, mbi 3 000 fluturime të anuluara çdo ditë

3 Mars, 2026
Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë
Aviacion

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

3 Mars, 2026
Artikulli pas
I dorëzoi detyrën ministrit të ri, Balluku komenton akuzat e SPAK: Jam rritur me gjyqet publike, s’kam lidhje me korrupsionin

I dorëzoi detyrën ministrit të ri, Balluku komenton akuzat e SPAK: Jam rritur me gjyqet publike, s'kam lidhje me korrupsionin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme
Aktualitet

STUDIMI/ Fuoristradat, tetë herë më vdekjeprurëse për fëmijët se makinat e zakonshme

Nga SkyWeb
18 Dhjetor, 2025
0

Një studim i fundit i publikuar nga Journal of Safety Research dhe Transport & Environment, në bashkëpunim me Universitetin e...

Lexo të plotë
TENDERI/ 3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

ANKESA NË KPP/ Akuza të forta për paracaktim të fituesit të tenderit 2.6 milionë euro të AKSHI-t për sistemin e gradave dhe revistave shkencore

17 Nëntor, 2025
Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

Borxh nga individët, qeveria do të emetojë obligacione shtetërore vetëm për qytetarët

22 Shtator, 2025
Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia “nga xhepi”, familjet shqiptare paguajnë faturën më të lartë në rajon

5 Shkurt, 2026
Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

Hije SKANDALI me hetimet për Bankers Petroleum, si u zhdukën emra me peshë para se DOSJA t’i dorëzohej SPAK-ut

22 Tetor, 2025

Të Fundit

Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

Belinda Balluku: E vërteta e apartamenteve, jahte e dhe limuzinave që thonë se kam: Po më bëjnë gjyq publik

6 Mars, 2026
Të pasurit në panik nga lufta, mbi 300 mijë euro për t’u larguar nga Dubai me avion privat

Të pasurit në panik nga lufta, mbi 300 mijë euro për t’u larguar nga Dubai me avion privat

6 Mars, 2026
Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

Si të mbroheni nga poleni dhe alergjitë sezonale?

6 Mars, 2026
Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

Parlamenti i Çekisë refuzon kërkesën e gjykatës për hetimin e kryeministrit për korrupsion

6 Mars, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr