• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 16 Qershor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë

Editor Nga Editor
15 Mars, 2026
në Ekonomi
A A
0
Emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës ulin lindjet me 35% në një dekadë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria ka hyrë në një cikël ku rënia e popullsisë po ushqen vetveten, duke u bërë gjithnjë e më e vështirë për t’u ndalur. Ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i fëmijëve të lindur në vendin tonë ra me 35%, duke reflektuar, jo vetëm dëshirën e njerëzve për të pasur më pak fëmijë, por për një tkurrje të motorit riprodhues të vendit.

Demografët shpjegojnë se kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt (sidomos grupmoshat 20–39 vjeç), pra mosha riprodhuese, tkurrja priret të përshpejtohet. Ky fenomen që, në gjuhë teknike, quhet moment demografik në kah negativ, tregon se edhe sikur fertiliteti të mos bjerë më, fakti që ka më pak gra dhe burra në moshat e lindjes e ul numrin absolut të lindjeve, dhe pastaj kjo ushqen një cikël tjetër tkurrjeje.

Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se ndërmjet 2015 dhe 2025, numri i grave në kulmin e riprodhimit 20-34 vjeç ra me 32%. Qarqe të tëra kanë humbur mbi gjysmën e grave në moshën e lindjes në dekadën e fundit. Popullsia e re në moshë riprodhimi u tkurr dy herë më shpejt se popullsia e përgjithshme, duke garantuar përkeqësim të fortë të lindjeve në vijim.

Vitin e kaluar lindën 21,425 bebe në të gjithë vendin, ose 8% më pak se vitin paraardhës. Ritmi i rënies është thelluar pas pandemisë me rreth 26% gjatë 2021–2025.

Profesor Ilir Gëdeshi, i cili prej vitesh ndjek zhvillimet demografike në vend, thekson se numri i lindjeve nuk po ulet vetëm nga niveli i lartë i emigrimit te të rinjtë dhe as nga ndryshimi i stilit të jetesës që i çon ata më shumë drejt karrierës, por edhe nga kostot e larta që përballet një familje e re.

“Vrojtimet tona kanë gjetur se çiftet e reja në Tiranë lindin më pak se sa bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë në emigracion. Kemi vënë re që sapo dy të rinj ikin nga Shqipëria lindin dy apo më shumë fëmijë”, tha z. Gëdeshi. Demografët thonë se ende ka një hendek mes dëshirës për të lindur fëmijë dhe atyre që lindin në realitet.

Në vitin 2018, në anketën e shëndetit, gratë u pyetën se sa ishte numri ideal i fëmijëve që do të donin të lindnin gjatë jetës së tyre. Rezultatet treguan se 100 gra donin të sillnin në jetë së paku 250 fëmijë, një shifër kjo më e lartë se norma e zëvendësimit të prindërve që garanton rritjen natyrore të popullsisë.

Në të vërtetë, këto gra lindën shumë më pak fëmijë se sa dëshironin në idealen e tyre. Gjashtë vite më vonë nga anketa, 100 gra në moshë riprodhimi lindën vetëm 121 fëmijë, as gjysmën e asaj që e konsideronin si ideale më 2018.

Demografët pohojnë se qeveria, me politikat e saj, duhet të korrektojë pikërisht këtë hendek, që të mundësojë ambientin që gratë të lindin të gjithë fëmijët që duan.

 Skenarët, 13 mijë bebe në vitin 2035

Nëse zhvillimet demografike ecin me ritmet aktuale, emigracion të fortë te të rinjtë dhe rënie të normave të fertilitetit, lindjet do të zbresin gradualisht drejt 13 mijë deri në vitin 2035, për shkak të rënies potenciale të prindërve të ardhshëm. Në kushtet kur baza e re e popullsisë zvogëlohet shpejt, kjo do të sillte rreth 10 mijë lindje në vit në 2040.

Jemi në momentin ku rritja e lindjeve nuk vjen më nga dëshira për të pasur fëmijë, por se nuk ka kush t’i lindë. Vendi ka hyrë në një cikël ku tkurrja po kalon nga rënie lineare në rënie të përshpejtuar, sepse tani nuk po bie vetëm norma e lindshmërisë, por po tkurret vetë popullsia që sjell lindje.

Nëse në vitin 2015, Shqipëria numëronte mbi 124 mijë vajza të moshës 20–24 vjeç, në vitin 2025 ky numër ka rënë në rreth 72 mijë, një rënie drastike prej rreth 42%.

E njëjta tendencë ndiqet edhe në grupmoshën 15–19 vjeç, ku rënia prej rreth 49 mijë personash paralajmëron se dekada e ardhshme do të jetë edhe më e vështirë për balancat demografike të vendit.

Nga ana tjetër, rënia është më e moderuar në moshat e vjetra të fertilitetit (45–49 vjeç), ku rezultuan mbi 72 mijë, relativisht më i lartë krahasuar me vajzat e reja.

Kjo përmbysje e strukturës, ku ka më shumë gra që po dalin nga mosha e riprodhimit sesa vajza që po hyjnë në të, konfirmon se momenti demografik është kthyer në një kah negativ të pakthyeshëm për momentin.

Në vitin 2015, struktura e grave në moshë riprodhimi ishte e orientuar drejt të rejave, me mbi 117 mijë vajza në grupin 15–19 vjeç. Sot, ky grup është reduktuar në rreth 68 mijë. Ky reduktim me pothuajse gjysmën e popullsisë riprodhuese brenda 10 viteve shpjegon arsyen pse shifrat e lindjeve në rang kombëtar po pësojnë dhe do të pësojnë rënie dyshifrore vit pas viti.

Emigracioni masiv i moshave të reja po lë pas një gropë që nuk mund të mbushet me politika sociale afatshkurtra.

Përshpejtohet rënia

Shqipëria përfaqëson një histori tipike të tranzicionit demografik, ku rënia e lindjeve nuk ndodh në mënyrë lineare, por me valë të ndryshme në kohë.

Në periudhën 1993–2004 vërehet rënie shumë e fortë e lindjeve, me −33%. Kjo fazë përkon me ndryshimin e madh shoqëror dhe ekonomik pas viteve 1990. Shqipëria kaloi nga një sistem i mbyllur në një ekonomi tregu që shkaktoi emigracion masiv, pasiguri ekonomike dhe ndryshim të menjëhershëm të stilit të jetesës.

Familjet kaluan nga modeli tradicional me shumë fëmijë drejt familjeve më të vogla, ndërsa emigrimi i të rinjve në moshë riprodhuese uli menjëherë numrin potencial të lindjeve. Në këtë periudhë, rënia është kryesisht rezultat i shokut të tranzicionit, ku një pjesë e madhe e popullsisë iku menjëherë.

Në vitet 2004–2015, ritmi i rënies u ngadalësua ndjeshëm në −12.7%. Frenimi i rënies u ndikua në këtë periudhë nga stabilizimi i emigracionit te të rinjtë dhe vala e kthimit të emigrantëve nga kriza greke.

Modeli i ri familjar tashmë ishte konsoliduar në këtë periudhë, me martesat që bëhen më vonë, gratë hyjnë më shumë në tregun e punës dhe kostot e fëmijës në rritje. Lindjet ishin në rënie, por me ritëm më të ulët.

Të dhënat zyrtare tregojnë se periudha 2015–2020 shënon përshpejtim të ri të rënies, me −34.5%, madje më të fortë se në vitet ’90. Kjo është faza e valës së dytë demografike.

Tani nuk kemi më vetëm ndryshim sjelljeje, por edhe mungesë strukturore të popullsisë në moshë riprodhuese. Brezat e lindur pas viteve ’90 janë më të ulët në numër dhe një pjesë e madhe e të rinjve vazhdojnë të emigrojnë.

Në të njëjtën kohë rritet mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë, shtyhet prindërimi dhe rritet pasiguria ekonomike, veçanërisht pas 2015-s. Si pasojë, rënia bëhet më agresive, pasi ka më pak gra në moshë lindjeje dhe ato që mbeten lindin më pak fëmijë.

Vendi ka hyrë në zonën e rrezikut demografik afatgjatë (2023–2025). Të dhënat tregojnë se kishte rreth 21 mijë lindje më 2025, shumë pranë pragut të ri psikologjik të 20 mijë lindjeve. Në këtë fazë po përjetojmë skenarë të tkurrjes së fortë të popullsisë, plakjes së shpejtë dhe presionit mbi sistemet sociale dhe tregun e punës. /Monitor

 

Artikulli para

Rama: Balluku, çështje e mbyllur. Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Artikulli pas

Abuzoi me paratë e BE-së/ AZHBR i kërkon kompanisë Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

Editor

Editor

Nga Kategoria

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar
Ekonomi

Euro merr për poshtë, sezoni “zhyt” edhe më tepër monedhën europiane

15 Qershor, 2026
Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?
Ekonomi

Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?

15 Qershor, 2026
Nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi i pronave, por ndërtuesit gjejnë probleme te procedura
Ekonomi

Tatimet thonë se shqiptarët kursyen 84 mln euro nga rivlerërimi i pasurive të paluajtshme

15 Qershor, 2026
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Ekonomi

SIGURIA/ 275 aksidente në punë gjatë vitit 2025, 48 punonjës humbën jetën

15 Qershor, 2026
Tatimet nxjerrin LISTËN e pagave referencë për kuzhinierët, kamarierët, menaxherët, etj: Kontroll bizneseve që i deklarojnë më pak
Ekonomi

Mbi 6,500 vende të lira pune në të gjithë vendin, profesionet më të kërkuara

15 Qershor, 2026
Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
Ekonomi

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj

15 Qershor, 2026
Artikulli pas
Abuzoi me paratë e BE-së/ AZHBR i kërkon kompanisë Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

Abuzoi me paratë e BE-së/ AZHBR i kërkon kompanisë Top Fruits të kthejë 1.5 mln euro

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë
Turizëm

Turizmi mjekësor: “Fytyrë të re? Shko në Shqipëri!” – Lala: Shërbimet estetike në Shqipëri shumë here më lirë se në botë

Nga SkyWeb
7 Korrik, 2025
0

Ky është vetëm një nga shumë shtetas italianë, dhe jo vetëm,që kanë ardhur në Shqipëri për turizëm mjekësor. Ndonëse sipas...

Lexo të plotë
Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve

Ajri i ndotur dhe zhurmat po dëmtojnë seriozisht shëndetin mendor të europianëve

5 Mars, 2026
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Të rinjtë më problematikët në rrugë, shkaktarët më të mëdhenj të aksidenteve

27 Mars, 2026
Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

Rënie drastike: Britanikët po pijnë më pak alkool, këto janë arsyet

1 Janar, 2026
Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim paraprak në transportin detar të udhëtarëve në Durrës dhe Vlorë

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Euro merr për poshtë, sezoni “zhyt” edhe më tepër monedhën europiane

15 Qershor, 2026
VanHorn: Investitorët kërkojnë siguri se rregullat janë të qarta dhe loja është e barabartë

VanHorn: Investitorët kërkojnë siguri se rregullat janë të qarta dhe loja është e barabartë

15 Qershor, 2026
BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

BBC do të shkurtojë qindra vende pune në sektorin e lajmeve

15 Qershor, 2026
Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?

Përmbytjet dhe thatësirat rrisin numrin e kredive të këqija: Si po e kërcënon klima stabilitetin financiar në Shqipëri?

15 Qershor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr