• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Ish-stjuardesa thotë se familjet me fëmijë të vegjël duhet të hipin të fundit në avion

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Prill, 2026
në Aviacion
A A
Ish-stjuardesa thotë se familjet me fëmijë të vegjël duhet të hipin të fundit në avion
Share on FacebookShare on WhatsApp

Hipja të parët në avion për prindërit që udhëtojnë me fëmijë të vegjël shihet zakonisht si lehtësi, por një ish-stjuardesë ka ngritur një këndvështrim tjetër: sipas saj, kjo praktikë jo gjithmonë e bën udhëtimin më të qetë.

Në një video të publikuar në TikTok, ish-asistentja e fluturimit Laura, e cila në rrjetet sociale njihet si @laurainsouthflorida, shpjegon se prindërit me bebe ndoshta do të ishin më mirë të hipnin të fundit në avion, jo të parët.

Sipas saj, problemi kryesor është pritja e gjatë brenda avionit, përpara se fluturimi të nisë.

Laura tregon se kur udhëton me djalin e saj Oliver dhe hipën në fillim, fëmija përfundon i lidhur në ndenjëse për gati gjysmë ore, ndërsa pasagjerët e tjerë vazhdojnë të hyjnë ngadalë në bord.

Ajo thotë se pritja e gjatë e bën fëmijën më nervoz dhe shpesh streson edhe prindërit.

Laura thotë se një tjetër shqetësim është edhe sjellja e pasagjerëve që kalojnë pranë fëmijës, duke i bërë mimika apo gjeste sikur ai të ishte “një atraksion kopshti zoologjik”.

Sipas saj, kjo vetëm sa e shton tensionin para nisjes së fluturimit.

Këshilla e ish-stjuardesës është e thjeshtë: prindërit me fëmijë të vegjël të hipin të fundit, të ulen dhe të nisen menjëherë. Sipas saj, në këtë mënyrë fëmija nuk e ndien të njëjtën lodhje nga pritja.

Megjithatë, mendimi i saj ka hapur debat. Në më shumë se 4 mijë komente, shumë prindër kanë kundërshtuar këtë ide, duke theksuar se pre-imbarkimi është i domosdoshëm sidomos kur një prind udhëton vetëm dhe duhet të sistemojë karrocën, çantat, sediljen e fëmijës apo sende të tjera të nevojshme.

Sipas tyre, hipja në fillim u jep prindërve kohën e nevojshme për t’u organizuar pa presionin e pasagjerëve që presin në korridor.

Disa përdorues kanë propozuar edhe një zgjidhje të ndërmjetme: nëse udhëtojnë të dy prindërit, njëri mund të hipë më herët për të sistemuar bagazhet dhe pajisjet e fëmijës, ndërsa tjetri të qëndrojë me të voglin deri në fund dhe të hipë i fundit.

Në këtë mënyrë, fëmija mund të lëvizë më gjatë në terminal, të harxhojë energji dhe më pas të kalojë një fluturim më të qetë. /skyweb.al

Artikulli para

A duhet t’i rikthehet Europa energjisë bërthamore pas krizës së Hormuzit?

Artikulli pas

EasyJet qetëson pasagjerët: Asnjë tarifë shtesë për biletat e shitura dhe prenotimet e reja për verën 2026!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë
Aviacion

Lufthansa tërheq Airbus A340-600, drejt fundit epoka e avionëve me katër motorë

26 Tetor, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027
Aviacion

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon investimet në pistë për sezonin 2027

26 Tetor, 2026
Kriza e karburanteve, nisin kufizimet e para të furnizimit në disa aeroporte italiane
Aviacion

Avionët do të përdorin më shumë navigimin satelitor, Shqipëria përshtat rregullat me BE-në

23 Tetor, 2026
Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus
Aviacion

Tre pasagjerë në spital, avioni i nisur nga Greqia “kyçet” në Gjermani pas dyshimeve për norovirus

22 Tetor, 2026
Mbi 45 000 pasagjerë kaluan në TIA vetëm gjatë në 24 orë
Aviacion

Gratë shtatëzëna dhe familjet me fëmijë, me një linjë të dedikur kalimi në Aeroportin e Tiranës

21 Tetor, 2026
Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve
Aviacion

Fluturimet e anuluara, PE miraton rregulla strikte për kompensimin e pasagjerëve

21 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet qetëson pasagjerët: Asnjë tarifë shtesë për biletat e shitura dhe prenotimet e reja për verën 2026!

Të Përzgjedhura

Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja të National AI Hackathon
Ekonomi

Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja të National AI Hackathon

Nga SkyWeb
31 Mars, 2026
0

Gjenerata Z, ose iGen, po rritet krah teknologjisë dhe inteligjencës artificiale. Nga përdorues dhe eksplorues, ata po kthehen gjithnjë e...

Lexo të plotë
“Travelpack”: Shqipëria, në listën e destinacioneve më të nxehta

“Travelpack”: Shqipëria, në listën e destinacioneve më të nxehta

2 Qershor, 2026
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

EasyJet qetëson pasagjerët: Asnjë tarifë shtesë për biletat e shitura dhe prenotimet e reja për verën 2026!

27 Prill, 2026
Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

Qeveria miraton vendimet, rriten pagat me 2.5% për mësuesit, policët dhe ushtarakët

27 Shkurt, 2026
Zjarret që po shkrumbojnë Shqipërinë

Flakët pranë Manastirit në Sarandë, OSSH stakon energjinë me kërkesë të zjarrfikësve

18 Gusht, 2026

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr