• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 26 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre

SkyWeb Nga SkyWeb
12 Qershor, 2026
në Aktualitet, Fokus, Kryesore
A A
SPAK “rrëzon” kullat e Tiranës, goditen Ilir Shtufi dhe Orges Birçaj: Projektet që lidhen me kompanitë e tyre
Share on FacebookShare on WhatsApp

Operacioni i SPAK kundër një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash prek edhe tre emra të lidhur me projekte të mëdha ndërtimi në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, SPAK dhe Policia e Shtetit po ekzekutojnë 20 masa sigurie, nga të cilat 15 “arrest në burg” dhe pesë “arrest në shtëpi”.

Artur Shehu dhe Ilir Shtufi janë shpallur në kërkim, pasi ndaj tyre raportohet se është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa biznesmeni Orest Sota është arrestuar gjatë operacionit.

Në kërkim për ekzekutimin e masës raportohet edhe Orges Birçaj, ndaj të cilit është caktuar “arrest në shtëpi”. Masa arrest shtëpie raportohet se është dhënë edhe Edmond Jaupin.

Personat e përfshirë dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike, pastrim të parave në vlera të mëdha dhe kryerjen e veprave penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni mund të ketë ndikim edhe në sektorin e ndërtimit në Tiranë, pasi Ilir Shtufi kontrollon ose zotëron pjesë në kompani që kanë në zhvillim disa prej projekteve më të mëdha shumëkatëshe të kryeqytetit.

Masat e sigurisë ndaj personave nuk sjellin automatikisht pezullimin e lejeve apo ndërprerjen e punimeve, shkruan skyweb.al, megjithatë, mungesa e pronarëve dhe hetimet e mëtejshme të SPAK për pastrim parash mund të ndikojnë në ecurinë e projekteve, nëse ata shpallen fajtorë.

Projektet e lidhura me Ilir Shtufin

“Mount Tirana” është një kullë multifunksionale me 58 kate mbi tokë dhe shtatë kate nëntokë, në Rrugën e Barrikadave.

Leja e ndërtimit u miratua më 8 mars 2023 për shoqërinë “Nova Construction 2012”, sot “Nova Construction Group”.

Mount of Tirana
Mount of Tirana

Ilir Shtufi zotëron 91% të kapitalit të kësaj kompanie, ndërsa 9% zotërohet nga Kujtim Shtufi.

Me lartësi të projektuar rreth 205 metra, “Mount Tirana” është një nga kullat më të larta në ndërtim në kryeqytet dhe në momentin e miratimit u prezantua si ndërtesa më e lartë e vendit.

“Hora Vertikale” parashikon struktura me lartësi të ndryshme, ku më e larta arrin në 41 kate mbi tokë, si dhe pesë kate parkimi nëntokë.

Projekti ndodhet në Rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe leja e zhvillimit u miratua më 18 tetor 2023.

Hora Vertikale
Hora Vertikale

Zhvillues janë kompanitë “Develalb Construction” dhe “Edonil Konstruksion”. Ilir Shtufi figuron zotërues i 50% të “Develalb Construction”.

Një tjetër projekt i “Nova Construction Group” është godina multifunksionale me dy struktura 44 dhe 55 kate, si dhe pesë kate nëntokë, në Rrugën “Dritan Hoxha” e njohur si Bond Tower.

Leja e ndërtimit për këtë projekt u miratua më 20 nëntor 2024.

Shtufi lidhet edhe me “Nova Hotel Five Star”, përmes kompanisë “Ferro Beton & Construction Co”, ku zotëron 50% të kapitalit.

Projekti në zonën e ish-Gardës së Republikës parashikon hotel, zyra, shërbime dhe banim, me 35 kate mbi tokë dhe gjashtë kate nëntokë.

Orges Birçaj dhe “Top Seven Tower”

Emri i Orges Birçajt lidhet historikisht me shoqërinë “Top Seven”, ku ka qenë administrator deri në janar të vitit 2020.

Sipas të dhënave aktuale të regjistrit tregtar, pronare e vetme e “Top Seven” është Erinda Lutaj, ndërsa administrator është Bledi Shkëmbi.

“Top Seven” zotëron 100% të kompanisë “Top Seven Construction”, e cila ka marrë lejen për ndërtimin e “Top Seven Tower”.

Projekti ndodhet në Rrugën “Dritan Hoxha” dhe përfshin dy struktura me 33 dhe 35 kate mbi tokë, si dhe katër kate nëntokë.

Leja e ndërtimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 2 korrik 2024.

Kulla e Orest Sotës, te ish-UET
Kulla e Orest Sotës, te ish-UET

 

/skyweb.al

Etiketat: Edmond Jaupierinda lutajilir shtufiorest sotaorges bircaj
Artikulli para

Ari bie në nivelin më të ulët që prej nëntorit

Artikulli pas

SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura
Ekonomi

Si sorollaten qytetarët për të përfituar KEMP-in:Nga e-Albania te dosjet me postë e vizitat e përsëritura

26 Tetor, 2026
Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki
Aktualitet

Gratë fitojnë, por mandatet u kalojnë burrave: Dorëheqje të koordinuara në 10 bashki

26 Tetor, 2026
Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri
Ekonomi

Nga shampot në hotele te shishet plastike, qeset e frutave dhe gotat në kafene, revolucioni që do të ndodhë me paketimet plastike sipas ligjit të ri

26 Tetor, 2026
Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin
Aktualitet

Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca artificiale në polici rrezikon të thellojë diskriminimin

26 Tetor, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard
Aktualitet

Rama përsërit thirrjen për dialog, vendos tryezën prej guri në bulevard

26 Tetor, 2026
Artikulli pas
SPAK shkallmon betonin e kokainës, “bosat” e goditur morën leje ndërtimi pafund

SPAK shkallmon betonin e kokainës, "bosat" e goditur morën leje ndërtimi pafund

Të Përzgjedhura

Marjana Koçeku fik telefonin, vendimin për largimin nga socialistët nuk ia ka komunikuar as Ballës dhe askujt tjetër në PS
Aktualitet

“Mandati erdhi në vend të vet”, Marjana Koçeku sfidon PS dhe kërkon zgjedhje të parakohshme

Nga Editor
16 Qershor, 2026
0

Pasi u largua nga grupi parlamentar i PS-së, deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka sfiduar Partinë Socialiste. Përmes një postimi...

Lexo të plotë
Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi

Kërkesa e lartë në sezonin veror shtrenjton me 55% çmimet e AirBNB në Greqi

24 Maj, 2026
Shumica e vendeve europiane nuk tregojnë pagën në njoftimet e punës, përveç Italisë

Shumica e vendeve europiane nuk tregojnë pagën në njoftimet e punës, përveç Italisë

8 Shtator, 2026
Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

Dy kroçere me mbi 400 turistë ankorohen në portin e Sarandës

30 Shtator, 2025
Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme

Trump pezullon programin e lotarisë amerikane

19 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli del pas 7 orësh nga SPAK: Bëra kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

26 Tetor, 2026
Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

Një në tre të rinj përdor inteligjencën artificiale për informacion mbi drogën dhe alkoolin

26 Tetor, 2026
Kreu i ERE thotë se nëse OSHEE ul humbjet, mund të vlerësohet edhe një zbritje e çmimit të energjisë elektrike

AI për faturat e energjisë. Rritje transparence dhe minimizim gabimesh në lexim

26 Tetor, 2026
Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

Ora verore apo dimërore, cila është më e mirë për shëndetin?

26 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr