• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHBA-ja dhe Irani nënshkruajnë paqen, por kush e fitoi luftën?

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Shtrenjtohen nafta dhe gazi: Bota futet në një spirale krize çmimesh të energjisë pas luftës në Iran
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë firmosur marrëveshjen kornizë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rikthimin e negociatave për programin bërthamor iranian, por pyetja kryesore tashmë është: kush doli më i fituar?

Presidenti amerikan Donald Trump e firmosi dokumentin në Versajë, ndërsa presidenti iranian Masoud Pezeshkian e nënshkroi në Teheran. Marrëveshja parashikon hapjen e Hormuzit, heqjen graduale të bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe nisjen e një periudhe 60-ditore negociatash.

Në letër, marrëveshja paraqitet si një hap drejt uljes së tensioneve dhe stabilizimit të tregjeve globale të energjisë. Rihapja e Hormuzit pritet të lehtësojë furnizimet me naftë dhe të ulë presionin mbi çmimet e karburanteve.

Por analizat e para sugjerojnë se Teherani mund të ketë siguruar përfitimet më të mëdha. Irani fiton lehtësim të menjëhershëm ekonomik, rikthim të eksporteve të naftës dhe mundësi për zhbllokimin e aseteve të ngrira jashtë vendit.

Sipas draftit të raportuar nga mediat ndërkombëtare, marrëveshja përfshin edhe një fond rindërtimi prej 300 miliardë dollarësh për Iranin, megjithëse mbetet e paqartë se nga do të vijnë këto para.

Pika më e ndjeshme është se marrëveshja nuk duket se prek drejtpërdrejt programin raketor të Iranit apo mbështetjen e tij për grupet aleate në rajon. Edhe çështja bërthamore shtyhet për negociatat e ardhshme, me Teheranin që pranon vetëm hollimin e uraniumit të pasuruar nën mbikëqyrjen e IAEA-s.

Kjo do të thotë se Irani merr përfitime ekonomike tani, ndërsa çështjet më të vështira mbeten për më vonë. Për këtë arsye, disa analistë vlerësojnë se Teherani hyn në tryezën e ardhshme me pozicion më të fortë negociues.

Për Trump, marrëveshja mund të shitet politikisht si sukses: ndalim i përshkallëzimit, rihapje e Hormuzit dhe rikthim i Iranit në negociata. Por sfida për administratën amerikane do të jetë nëse brenda 60 ditëve arrin të sigurojë një marrëveshje më të fortë se ajo e vitit 2015, të cilën Trump vetë e rrëzoi.

Ndërkohë, Izraeli duket pala më e pakënaqur. Tel Avivi nuk ishte pjesë e marrëveshjes dhe në Izrael ajo po shihet si tërheqje nga objektivat fillestare kundër Iranit.

Në fund, marrëveshja ndal përkohësisht krizën, por nuk zgjidh problemet kryesore. SHBA fiton ulje tensioni dhe stabilizim tregjesh; Irani fiton frymëmarrje ekonomike dhe kohë. Fituesi real do të përcaktohet nga ajo që do të ndodhë në 60 ditët e ardhshme.

Artikulli para

Rrezik për njerëzit, “peshku i fryrë” që ka pushtuar Mesdheun po i afrohet Adriatikut

Artikulli pas

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura, BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët
Ekonomi

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat
Ekonomi

2 mln euro për pajisje kundër protestuesve, Skënder Hita rikthen në lojë Kasapin e famshëm pas skandalit dhe kallëzimit për uniformat

3 Nëntor, 2026
Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem
Aktualitet

Mbi 7 vjet për një dosje te Apeli Administrativ, KLGJ zbulon kaosin në gjykata: Mungojnë 108 gjyqtarë në sistem

3 Nëntor, 2026
Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Europa regjistron rënien e parë të trafikut ajror pas pandemisë në prill, TIA rritje me 25.3%

Radhë të gjata dhe fluturime të humbura, BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

Të Përzgjedhura

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh
Aktualitet

Puthja e parë u dha para 21 milion vitesh

Nga Editor
19 Nëntor, 2025
0

Studiuesit kanë rindërtuar origjinën evolucionare të puthjes dhe kanë zbuluar se është shumë më e vjetër sesa mendohej, shkruan BBC....

Lexo të plotë
Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

Njoftimi i rëndësishëm për maturantët: Kur nis aplikimi i formularit A1 dhe A1Z

23 Janar, 2026
Epoka e IA, cilët punonjës do të kërkohen më shumë deri në 2030

Epoka e IA, cilët punonjës do të kërkohen më shumë deri në 2030

23 Nëntor, 2025
Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e Sigurisë Kibernetike

Siguria digjitale e të rinjve, Rama prezanton Maratonën e Sigurisë Kibernetike

22 Dhjetor, 2025
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

5 Maj, 2026

Të Fundit

Pagesat me kartë rriten, por kartat e kreditit nuk “ndezin” për shqiptarët

Nga 1 janari ndalohen tarifat shtesë për pagesat me kartë, çfarë ndryshon për qytetarët dhe bizneset

3 Nëntor, 2026
85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

85 organizata i kërkojnë OBSH-së uljen e kufirit të nitrateve në ujin e pijshëm

3 Nëntor, 2026
“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

“Qeveria po ngarkon biznesin për të financuar politikat sociale”, gazetari: Ulja e pragut të TVSH-së rrezikon të rrisë çmimet

3 Nëntor, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

Tatimet thonë se nuk ndalen nga protestat: Mblodhëm 2 mln euro më shumë nga biznesi

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr