• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Zemërimi nuk mjafton, protesta duhet të ofrojë alternativë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Qershor, 2026
në Aktualitet, OP-ED
A A
Zemërimi nuk mjafton, protesta duhet të ofrojë alternativë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vilant Xhori

“Ky është Ballkani — racionaliteti nuk është një busull e besueshme.”

Kështu shkruante gazetari dhe shkrimtari amerikan fitues i Çmimit Pulitzer, Toni Horwitz, duke përshkruar një rajon ku emocionet dhe zemërimi shpesh mbizotërojnë mbi analizën e ftohtë të realitetit.

Kjo thënie duket më aktuale se kurrë teksa Tirana po përjeton prej tre javësh protesta masive kundër qeverisë.

Ajo që bie në sy nuk është vetëm pakënaqësia, por mënyra se si po artikulohet ajo. Sa më shumë rritet zemërimi ndaj qeverisë, aq më shumë realiteti lexohet në terma bardh e zi.

Në njërën anë vendosen të gjitha problemet, ndërsa në anën tjetër pothuajse asnjë arritje. Në këtë klimë, çdo kritikë ndaj protestës interpretohet si mbështetje për qeverinë, ndërsa çdo vlerësim i një zhvillimi pozitiv shihet si justifikim i dështimeve.

Kjo nuk do të thotë se qeveria nuk duhet kritikuar për korrupsionin, arrogancën vendimarrëse të kryeministrit që di gjithçka, mangësitë e administratës apo ndjesinë e papërfaqësimit që kanë shumë qytetarë. Përkundrazi, këto janë kritika legjitime.

Por zhvillimet e trembëdhjetë viteve të fundit nuk mund të gjykohen vetëm përmes problemeve që mbeten pa zgjidhje.

Shqipëria ka ende sfida serioze, por nuk ka përjetuar kriza të mëdha destabilizuese të shkaktuara nga vendimmarrja politike, si ato që shënuan periudha të mëparshme të historisë së saj, edhe të afërt.

Për më tepër, përballimi i pasojave të tërmetit të vitit 2019 tregoi aftësinë e shtetit për të mobilizuar mbështetje ndërkombëtare dhe për të shmangur një krizë sociale me pasoja të rënda.

Po aq të prekshme janë edhe zhvillimet në turizëm dhe në profilin ndërkombëtar të vendit.

Nga Alpet deri në Rivierën Shqiptare, turizmi është kthyer në një motor të rëndësishëm ekonomik, ndërsa Shqipëria ka fituar një rol më të dukshëm në proceset rajonale dhe euroatlantike.

Por, 2019 është larg SPAK gërryen dita ditës legjitimitetin e kësaj maxhorance dhe integrimi, nuk frymëzon më ata mijëra që dalin çdo natë në shesh.

Prandaj, këto zhvillime nuk fshijnë problemet, por as nuk mund të injorohen

Nga ana tjetër, qeveria mban përgjegjësi të qartë politike për zyrtarët e saj që sot përballen me drejtësinë.

Pranimi i këtyre përgjegjësive është i domosdoshëm. Por po aq e gabuar do të ishte që dështimet të na çonin në mohimin e çdo zhvillimi pozitiv të kësaj periudhe.

Për të qenë të qartë, pakënaqësia që ushqen protestat është reale. Ajo buron nga probleme konkrete që prekin një pjesë të madhe të shoqërisë.

Por pakënaqësia, sado e madhe të jetë, nuk mjafton për të ndërtuar një alternativë politike. Një lëvizje serioze duhet të tregojë jo vetëm se kë kundërshton, por edhe çfarë propozon.

Këtu qëndron edhe shqetësimi kryesor.
Protestat po japin përshtypjen e një lëvizjeje që është kundër gjithçkaje, por ende jo në favor të diçkaje.

Një traditë e vjetër ballkanike e politikës së zemërimit dhe refuzimit rrezikon të zëvendësojë politikën e alternativës dhe ndërtimit.

Demokracia nuk forcohet kur qytetarët zgjedhin mes adhurimit dhe urrejtjes. Ajo forcohet kur arrijnë të gjykojnë me maturi dhe të kërkojnë zgjidhje.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme në një rajon ku paqëndrueshmëria dhe polarizimi kanë prodhuar shpesh pasoja afatgjata.

Në një kohë kur aktorë të jashtëm kanë interes të ushqejnë tensione dhe destabilizim në vende të ndryshme të rajonit, protestat e mbështetura vetëm mbi kundërshtimin dhe jo mbi një alternativë të qartë krijojnë terren më të favorshëm për ndikime të tilla.

Ndoshta sfida e Shqipërisë sot është pikërisht kjo: të provojë se, ndryshe nga paralajmërimi i Horwitz, racionaliteti mund të jetë ende busulla që e orienton vendin në kohë pakënaqësie, polarizimi dhe pasigurie.

Etiketat: protesta
Artikulli para

Sa shpesh duhet t’i krihni flokët?

Artikulli pas

Rama i kërkoi të heshtë, Spiropali e sfidon PUBLIKISHT duke i treguar se ç’ duhet të bëjë me PS-në, teksa në parti flitet se ajo po sjell njerëz në shesh kundër “Skënderbeut”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!
Aktualitet

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?
Aktualitet

Nëse hakerat marrin kontrollin e frigoriferëve të supermarketeve, sa të rrezikuara janë pajisjet e tjera?

4 Nëntor, 2026
TENDERI/ Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive të blera për veten dhe këshillin
Aktualitet

Dhjetëra karburante dhe lavazhe pa leje në Vlorë: Qeveria rrëmon qindarkat në xhepat e biznesit, Brunilda Mersini ngre traun e informalitetit

4 Nëntor, 2026
Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali
Aktualitet

Sulmi kibernetik prek edhe supermarketet në Itali

4 Nëntor, 2026
Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres
Aktualitet

Lufta dhe çmimet e larta ndëshkojnë Trumpin, demokratët marrin shumicën në Senat dhe Kongres

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Rama i kërkoi të heshtë, Spiropali e sfidon PUBLIKISHT duke i treguar se ç’ duhet të bëjë me PS-në, teksa në parti flitet se ajo po sjell njerëz në shesh kundër “Skënderbeut”

Rama i kërkoi të heshtë, Spiropali e sfidon PUBLIKISHT duke i treguar se ç' duhet të bëjë me PS-në, teksa në parti flitet se ajo po sjell njerëz në shesh kundër "Skënderbeut"

Të Përzgjedhura

Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj
Aktualitet

Gati Tiranë-Durrës pas zgjerimit, korsitë e reja hapen këtë muaj

Nga SkyWeb
10 Janar, 2026
0

Korsitë e reja të autostradës Tiranë – Durrës, në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi...

Lexo të plotë
Luhatje në kursin valutor: dollari dhe paundi në rënie, si paraqitet euro

Dobësohet Dollari, Euro vijon rënien

1 Shtator, 2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

30 Mars, 2026
Udhëzimi i Kadastrës: Hapat që duhet të ndiqni për rivlerësimin e banesave

Rritja e çmimeve të banesave u frenua në gjysmën e parë të 2026

23 Shtator, 2026
Një përplasje online mes dy të “krisurve” mund të kthehet në një operacion financiar përmes blerjes së Ryan Air nga Elon Musk

Një përplasje online mes dy të “krisurve” mund të kthehet në një operacion financiar përmes blerjes së Ryan Air nga Elon Musk

20 Janar, 2026

Të Fundit

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Lufta me Iranin, Europa pritet të “blindojë” çatitë me panele diellore

Diell ka për të gjithë: Mbi 4 600 biznese dhe individë e prodhojnë vetë energjinë në Shqipëri

4 Nëntor, 2026
Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

Ushqimet që hanë njerëzit “vulosen” nga Zooteknikët e kafshëve! Skandal në Portin e Durrësit

4 Nëntor, 2026
Rama fundos Erion Veliajn para socialistëve: Nuk është prej nesh!

Veliaj të tjera letra nga burgu: Rama negocion me prokurorët sa vite të marr, bashkinë nuk e delegoj

4 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr