• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Qershor, 2026
në Ekonomi
A A
Ibrahimaj: Në Sazan ka nisur puna, por Zvërneci nuk ka projekt!
Share on FacebookShare on WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se për Zvërnecin ende nuk ka një projekt të miratuar, ndërsa tha se po punohet nga arkitektë dhe ekspertë të mjedisit për hartimin e tij.

Gjatë konferencës për mediat, Ibrahimaj u shpreh se projekti duhet të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit, duke e lidhur atë me atë që qeveria e cilëson si investimin më të madh në turizëm.

“Ende nuk kemi një projekt për Zvërnecin. Po punohet nga arkitektë dhe ekspertë të mjedisit për të hartuar një projekt që do të përmbushë standardet e BE-së për sa i përket mbrojtjes së mjedisit dhe që do të bëjë të mundur realizimin e investimit më të madh që kemi pasur në turizëm, në nivelin e 4 miliardë eurove”, tha Ibrahimaj.

Sipas ministres, për një ekonomi me prodhim të përgjithshëm rreth 27 miliardë euro, një investim prej 4 miliardë eurosh do të përbënte një nxitje të madhe për ekonominë vendase.

Ibrahimaj foli edhe për zhvillimin e zonës së Sazanit, duke deklaruar se ishulli do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar.

Ajo tha se në këtë projekt shteti shqiptar do të përfshihet si bashkëinvestitor dhe bashkëpronar, ndërsa aktualisht po negociohet me kompaninë për përqindjen që do të ketë pala shqiptare.

“Kemi filluar punën për të bërë disa veprime lidhur me zhvillimin e zonës së Sazanit. Është një ishull që do të mbetet në pronësi të shtetit shqiptar. Në atë projekt, shteti shqiptar do të përfshihet si bashkëinvestitor dhe bashkëpronar”, deklaroi ministrja.

Ajo shtoi se gjithçka do të bëhet transparente sapo të ketë një pasqyrë më të qartë mbi negociatat.

Ministrja njoftoi gjithashtu se brenda verës qeveria do të nisë konsultimin publik për ligjin e ri të investimeve, i cili do të përshtatet me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian.

Ligji aktual për investimet strategjike është miratuar në vitin 2015 me afat 3-vjeçar, por pas disa shtyrjeve, afati i tij përfundon në dhjetor të këtij viti.

“Kemi marrë përsipër që brenda këtij viti të miratojmë ligjin e ri për investimet. Brenda verës do të fillojmë një proces konsultimi për ligjin e ri për investimet, sipas standardeve të BE-së, si dhe për tërheqjen e investimeve në zonat e disavantazhuara”, tha Ibrahimaj.

Artikulli para

Ibrahimaj thotë se qeveria s’beson se çmimet janë të papërballueshme

Artikulli pas

Jo me motor, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën
Ekonomi

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”
Ekonomi

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat
Ekonomi

Një spiune në shtrat, shefi i NVIDIA-s dorëhiqet pas skandalit që tronditi bursat

12 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh
Ekonomi

Banka e Shqipërisë thotë se tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë

12 Nëntor, 2026
JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje
Ekonomi

JUMBO feston 15 vite në Shqipëri, një histori besimi dhe rritjeje

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Jo me motor, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

Jo me motor, në Kinë ushqimi i porositur mund të vi me dron nga ajri

Të Përzgjedhura

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë
Aktualitet

Operacioni i SPAK, arrestohet “bosi” i Call Center Gentian Pjetërgjokaj në Tiranë

Nga SkyWeb
23 Prill, 2026
0

Një operacion i zhvilluar nga SPAK ka çuar në goditjen e një tjetër aktiviteti të paligjshëm të call centerave në...

Lexo të plotë
VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

VIDEO/ Kokën ulur dhe me cigare, Ilir Proda del nga SPAK-u pas operacionit të bujshëm

22 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kush jep apartamentin me qira duhet të njoftojë administratorin e pallatit dhe të tregojë emrat

23 Tetor, 2026
150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

150 vjet nga telefonata e parë, si evoloi komunikimi nga pajisja me tela te “smartphone”

10 Mars, 2026
S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

S’ka më postë, bizneset debitore njoftohen online për borxhin tatimor

3 Tetor, 2025

Të Fundit

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

Delina Ibrahimaj thotë se shqiptarët sot janë më të pasur, por… nuk blejnë dot një shtëpi ku të fusin kokën

12 Nëntor, 2026
Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nesër nisin punimet në segmentin “Sheshi Shqiponja”–”Ura e Limuthit”

12 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Reshje shiu e shtrëngata, IGJEO: Zonat që rrezikojnë përmbytje

Priten reshje shiu intensive, Mbrojtja Civile njoftim: Disa qarqe më të rrezikuara

12 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr