• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

“Dikur e izoluar, tani destinacion i rendësishem turistik i Europës”: Gazeta e njohur kanadeze i referohet suksesit të Shqipërisë

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore, Turizëm
A A
0
Travel off Path: Shqipëria, mes vendeve turistike që ia vlen çdo qindarkë e shpenzuar
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare si një prej destinacioneve turistike më interesante të Europës. Këtë herë është “Toronto Star” që i kushton një reportazh vendit tonë, duke vënë në qendër transformimin nga izolimi i periudhës komuniste në një destinacion që po tërheq turistë nga e gjithë bota.

“Dikur një shtet i izoluar, i shkëputur nga bota, sot ky vend është një nga destinacionet më të përfolura të Europës”, shkruan gazeta kanadeze në titullin e reportazhit të publikuar më 21 gusht.

Autori Tim Johnson thekson se Shqipëria ka dalë nga “hija e Luftës së Ftohtë”, ndërsa bukuritë natyrore dhe kultura e saj komplekse po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Reportazhi nis me një udhëtim me makinë nëpër Shqipëri dhe me kontrastet e forta të peizazhit. Johnson përshkruan zbritjen nga shpatet e Alpeve Shqiptare, të njohura edhe si “Bjeshkët e Namuna”, për të mbërritur më pas pranë brigjeve të Detit Jon.

Veçanërisht mbresëlënës për gazetarin është bregdeti shqiptar. Teksa i afrohet vijës bregdetare, ai e përshkruan ngjyrën e ujit si një blu të jashtëzakonshme, “sikur të ishte nxjerrë nga një ëndërr jashtëzakonisht e kthjellët”.

Një pjesë e reportazhit zhvillohet në Himarë, ku Johnson hipën në një varkë të vogël për të eksploruar bregdetin. Ai sjell edhe përshkrimin e Aris Goros nga “Himara Sea Escapes”, i cili, duke iu referuar qetësisë së detit, thotë se në zonë uji përshkruhet si “i lëmuar si vaj ulliri”.

Në fokus të shkrimit është pikërisht kontrasti mes të kaluarës së Shqipërisë, si një prej vendeve më të izoluara të Europës, dhe imazhit të sotëm të një destinacioni në rritje, që po bëhet gjithnjë e më popullor mes udhëtarëve ndërkombëtarë.

“Toronto Star” e lidh këtë interes në rritje me kombinimin e rivierës shqiptare, Alpeve, peizazheve të ndryshme dhe historisë së veçantë të vendit, elementë që sipas gazetës po e kthejnë Shqipërinë në një nga destinacionet më të diskutuara të momentit në Europë. /skyweb.al

Etiketat: toronto star
Artikulli para

Me vetëm dy hapa, Kadastra shpjegon se si të rifreskohet kartela e pasurisë dhe harta kadastrale

Artikulli pas

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet
Ekonomi

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave
Ekonomi

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Ekonomi

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

6 Tetor, 2026
E thonë shkencëtarët: Vaji i ullirit ndihmon trupin kundër kancerit
Aktualitet

Vjelja e ullirit për 2026 pritet me rritje prodhimi, grumbulluesit presin rënie të çmimit

6 Tetor, 2026
Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania
Ekonomi

Moody’s vlerëson pozitivisht pozicionin financiar të holdingut hungarez 4iG që zotëron One Albania

6 Tetor, 2026
Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur
Ekonomi

Pse produktet që blejmë tani janë më pak cilësore se dikur

6 Tetor, 2026
Artikulli pas
Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, çfarë duhet të dini

Plakja e popullsisë nuk do të thotë domosdoshmërisht ekonomi më e dobët

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Monedha e vitit 1609 thyen rekordin, shitet për 3.4 milionë dollarë
Ekonomi

Monedha e vitit 1609 thyen rekordin, shitet për 3.4 milionë dollarë

Nga Editor
25 Nëntor, 2025
0

Një monedhë floriri e vitit 1609 është shpallur tashmë si monedha më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në Europë. Ajo...

Lexo të plotë
Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

Ortaku i Amant Josifit merret i pandehur në Gjermani, “Mishka” mashtroi mijëra qytetarë të BE me Call Centera në Shqipëri e më gjerë

8 Janar, 2026
Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

Tarracat luksoze po rrisin vlerën e pronave, trendi që po ndryshon tregun imobiliar

8 Qershor, 2026
Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

Kompania ajrore ndryshon rregullat, çmimi i biletës nuk është më fiks, vendoset para nisjes

15 Prill, 2026
Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

Gen Z nuk po blejnë dot banesa, ku po i çojnë paratë

15 Shkurt, 2026

Të Fundit

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

SPAK po e heton, qeveria zgjeron lehtësirat fiskale ndaj industrisë së armëve pa një plan mbi ndikimin në buxhet

6 Tetor, 2026
Numri i lartë i kryebashkiakëve nën akuzë ekspozon degradimin e pushtetit vendor

Erion Veliaj kontraktoi agjencinë amerikane të PR për betejën e imazhit në mediat ndërkombëtare

6 Tetor, 2026
Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

Kompanitë e dosjes AKSHI përplasen me Identitek, KPP e anulon fare tenderin e telefonatave

6 Tetor, 2026
SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

6 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr