• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 10 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Anijet tregtare nën kontroll për ndotjen, gjoba deri në 4 milionë lekë dhe ndalim në porte
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë e transportit detar do të detyrohen të monitorojnë dhe raportojnë çdo vit emetimet e gazeve serrë të anijeve që operojnë drejt, nga ose ndërmjet porteve shqiptare.

Projektvendimi i përgatitur nga qeveria parashikon ngritjen e një sistemi të ri për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, metanit dhe protoksidit të azotit.

Rregullat do të zbatohen për anijet tregtare të mallrave dhe pasagjerëve me tonazh 5 mijë GT e lart, anijet e mallrave nga 400 deri në 5 mijë GT, si edhe anijet offshore me tonazh nga 400 GT. Përjashtohen anijet luftarake, të peshkimit, anijet pa shtytje mekanike dhe ato shtetërore që përdoren për qëllime jotregtare.

Për çdo anije, kompanitë duhet të hartojnë një plan monitorimi, i cili do të kontrollohet nga një verifikues i akredituar dhe do të miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Monitorimi do të përfshijë konsumin e karburantit, emetimet e gazeve serrë, distancën e përshkuar, kohën në det, ngarkesën ose numrin e pasagjerëve, si dhe ndotjen e krijuar gjatë qëndrimit në porte.

Deri më 31 mars të çdo viti, kompanitë duhet të dorëzojnë raportin e verifikuar të emetimeve për vitin e kaluar. Ndërsa deri më 30 qershor, anijet duhet të mbajnë në bord dokumentin e vlefshëm të përputhshmërisë, i cili do të kontrollohet gjatë inspektimeve portuale.

Mosmiratimi i planit të monitorimit ose mosraportimi i emetimeve dënohet me gjobë nga 2 deri në 4 milionë lekë. Gjoba mund të rritet me 2% për çdo ditë deri në korrigjimin e shkeljes.

Nëse një anije nuk përmbush detyrimet për dy ose më shumë periudha raportimi radhazi, Drejtoria e Përgjithshme Detare mund të urdhërojë dëbimin e saj. Për anijet me flamur shqiptar mund të vendoset ndalimi në port deri në plotësimin e detyrimeve.

Të dhënat për emetimet dhe konsumin e karburantit do të publikohen çdo vit. Publiku do të ketë mundësi të shohë emrin e anijes dhe kompanisë, ndotjen vjetore, efikasitetin energjetik dhe identitetin e verifikuesit.

Relacioni përllogarit se kompanive që do t’u nevojitet një punonjës teknik shtesë, sistemi mund t’u kushtojë rreth 1.3–1.5 milionë lekë në vit. Projektvendimi nuk vendos ende taksë karboni apo tregtim të kuotave të emetimeve, por krijon sistemin fillestar të matjes dhe raportimit sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Artikulli para

Nëse nuk merren rregullisht ilaçet për diabetin e tipit 2 rritet rreziku për infarkt dhe goditje në tru

Artikulli pas

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rritet ndjeshëm numri i bizneseve të huaja në Shqipëri

10 Tetor, 2026
Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka
Ekonomi

Pabarazia, më pak se 5% e llogarive mbajnë mbi gjysmën e depozitave të individëve në banka

10 Tetor, 2026
Në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, surprizë qytetet ku lëviz më shumë para CASH krahas Tiranës
Ekonomi

1 milionë llogari bankare në Shqipëri kanë pothuajse 0 lekë brenda!

9 Tetor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Paratë nga shitja e shtëpisë apo trashëgimia, do të garantohen në banka deri në 15 milionë lekë

9 Tetor, 2026
Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?
Ekonomi

Nëse Ngushtica e Hormuzit është e hapur, pse karburantet mbeten kaq të shtrenjta?

9 Tetor, 2026
Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?
Ekonomi

Ndërtimet “furnizojnë” bashkitë. Rekord të ardhurash. Cilët janë 7 vendorët që kryesojnë listën?

9 Tetor, 2026
Artikulli pas
Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

Tirana listohet si qyteti më ekonomik në Europë për pushime në shtator

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Ndihmë! Divani im po më vret!
Shëndet

Ndihmë! Divani im po më vret!

Nga SkyWeb
18 Korrik, 2026
0

Ajri brenda banesës mund të jetë më i ndotur nga sa mendohet. Gatimi me gaz, tymi, mobiliet, dyshekët, produktet aromatizuese...

Lexo të plotë
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
Një defekt në kameran e pasme detyron Honda-n të tërheqë nga tregu 60 000 SUV

Një defekt në kameran e pasme detyron Honda-n të tërheqë nga tregu 60 000 SUV

24 Maj, 2026
Sulmohet një tjetër anije çisternë në Gjirin e Hormuzit, rritet pasiguria në tregjet e energjisë

Rinis lëvizja e anijeve në Gjirin e Hormuzit, Irani vendos kushte për kalimin, bie disi çmimi i naftës

25 Mars, 2026
Pagesë për shtrirjen e këmbëve, CEO i RyanAir përballet me shakanë e çuditshme në restorant

Pagesë për shtrirjen e këmbëve, CEO i RyanAir përballet me shakanë e çuditshme në restorant

6 Maj, 2026

Të Fundit

MSN Travel: Riviera shqiptare një alternativë preferenciale turistike

Media amerikane: Riviera Shqiptare, alternativa që rivalizon Santorinin

10 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja për naftën dhe benzinën

10 Tetor, 2026
Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

Integrimi europian duhet të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e shteteve kandidate edhe para anëtarësimit në BE

10 Tetor, 2026
Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

Ndodh edhe në Itali! Zhduken 5 milionë euro verë

10 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr