• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 24 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken

SkyWeb Nga SkyWeb
14 Janar, 2026
në Aktualitet
A A
SHBA pezullon vizat për 75 vende, përfshi Shqipërinë: Kategoritë që preken
Share on FacebookShare on WhatsApp

Administrata Trump pritet të pezullojë nga data 21 janar lëshimin e vizave të emigracionit për rreth 75 vende, mes të cilave përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

Masa bazohet në një udhëzim të brendshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe lidhet drejtpërdrejt me politikat e reja të emigracionit në kuadër të parimit “Amerika së Pari”.

Sipas informacionit të publikuar nga mediat amerikane, pezullimi nuk prek vizat jo-emigruese.

Kjo do të thotë se vizat turistike dhe studentore vijojnë të lëshohen normalisht.

Po ashtu, masa nuk do të zbatohet për udhëtimet e lidhura me evente ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës që do të zhvillohet këtë verë në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, pezullimi prek drejtpërdrejt kategoritë kryesore të vizave emigruese. Në këtë listë përfshihen vizat për bashkim familjar, vizat e punësimit të përhershëm, vizat për birësim, programet për emigrantë specialë si edhe lotaria amerikane e diversitetit.

Për këto kategori, përpunimi dhe miratimi i aplikimeve do të ndalet përkohësisht.

Vendimi mbështetet në zbatimin më të ashpër të parimit ligjor të njohur si “public charge”, i cili synon të ndalojë hyrjen në SHBA të personave që mund të bëhen barrë për sistemin e ndihmës publike. Sipas autoriteteve amerikane, ngrirja e përpunimit të vizave synon vendet nga të cilat një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve përfundojnë duke përfituar nga skemat sociale.

Udhëzimet e reja parashikojnë që oficerët konsullorë të kryejnë vlerësime më të thelluara për aplikantët, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore, moshën, aftësinë për të komunikuar në anglisht, situatën financiare si dhe rrezikun për nevoja të kujdesit shëndetësor afatgjatë. Aplikantët më të moshuar, me probleme shëndetësore ose me histori përfitimi nga ndihmat sociale, pritet të përballen më shpesh me refuzime.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se kjo masë do të mbetet në fuqi deri në një rishikim të plotë të politikave të emigracionit, me qëllim garantimin që emigrantët e rinj të mos përbëjnë barrë për taksapaguesit amerikanë. Për Shqipërinë dhe Kosovën, kjo nënkupton një bllokim të përkohshëm të emigracionit të përhershëm, por jo të udhëtimeve të përkohshme drejt SHBA-së. /skyweb.al

Artikulli para

Korrupsioni te AKSHI/ Pas fondeve IPARD, BE bllokon paratë për agjendën digjitale të Shqipërisë

Artikulli pas

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!

24 Tetor, 2026
Ushqimet e gatshme fitojnë terren edhe në supermarketet shqiptare
Aktualitet

Ushqimet në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në rajon, kalojnë edhe disa vende të BE-së

24 Tetor, 2026
Studentët e refuzojnë,  Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët e refuzojnë, Rama shtron “odën” për dialog para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026
Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin, prokuroria mbështet ekstradimin drejt Shqipërisë, biznesmeni: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg!
Aktualitet

Gjykata franceze lë në burg Ermal Beqirin, prokuroria mbështet ekstradimin drejt Shqipërisë, biznesmeni: Kam korruptuar shtetin, por askush prej tyre s’është në burg!

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Çfarë ndodh nëse hani çdo ditë vezë të ziera?

Të Përzgjedhura

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba
Aktualitet

Kaos me deklarimet vjetore, vonesa nga sistemi i AKSHI-t, Kontabilistët: Afati të shtyhet përtej 31 marsit, biznesi dhe qytetarët rrezikojnë gjoba

Nga Editor
30 Mars, 2026
0

“Mijëra biznese dhe qytetarë rrezikojnë të ndëshkohen me gjoba të majme, pasi nuk po arrijnë të dorëzojnë në kohë deklarimet...

Lexo të plotë
Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
KESH vendos panele diellore mbi digën e Zadejës, nis licencimi për centralin 8.25 MW

KESH vendos panele diellore mbi digën e Zadejës, nis licencimi për centralin 8.25 MW

12 Gusht, 2026
Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

Mos e thoni kurrë! Kjo përgjigje e gabuar gjatë intervistës për punë iu nxjerr menjëherë jashtë loje

25 Shkurt, 2026
Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

Probleme me dorezat, Tesla tërheq miliona makina nga tregu

24 Gusht, 2026

Të Fundit

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

Vaksina kundër kancerit e Moderna jep rezultate premtuese, por zhgënjen pritshmëritë e investitorëve

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr