• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 11 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit

Editor Nga Editor
26 Janar, 2026
në Shëndet
A A
0
Ky ilaç i përdhesit, “sëmundjes së të pasurve” mund të ulë rrezikun e infarktit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një ilaç i lirë që përdoret prej vitesh në Britani për trajtimin e përdhesit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e infarktit dhe goditjes në tru, sipas një studimi të ri shkencor. Ilaçi, i quajtur allopurinol, u përshkruhet tashmë mijëra pacientëve nga shërbimi shëndetësor publik britanik, NHS, dhe përdoret gjerësisht për lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve që shkakton përdhesi, shkruan The Sun.

Rreth 1.4 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë nga kjo sëmundje, e cila shkaktohet nga rritja e acidit urik në gjak dhe formimi i kristaleve që grumbullohen kryesisht në shputa, kyçe, gjunjë, duar dhe kyçet e dorës. Personat me përdhes kanë zakonisht edhe rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës.

Allopurinoli vepron duke ulur nivelin e acidit urik në gjak, duke ndihmuar trupin të shpërbëjë kristalet dhe të lehtësojë dhimbjen. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Nottinghamit, personat që e marrin këtë ilaç jo vetëm që kanë më pak kriza të përdhesit, por edhe një rrezik më të ulët për probleme serioze kardiake gjatë një periudhe pesëvjeçare.

Studimi, i publikuar në revistën JAMA Internal Medicine, analizoi të dhënat mjekësore të 110 mijë të rriturve në periudhën 2007–2021. U zbulua se pacientët që arritën të ulin nivelin e acidit urik në gjak nën 360 mikromol për litër kishin një rrezik 9 për qind më të ulët për infarkt dhe goditje në tru. Ata që e ulën këtë nivel edhe më tej, nën 300 mikromol për litër, kishin një ulje të rrezikut prej rreth 23 për qind.

Autori kryesor i studimit, profesori Abhishek Abhishek, tha se ky është studimi i parë që tregon qartë se trajtimi i përdhesit me dozën e duhur të allopurinolit mund të ndihmojë edhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Ai sqaroi se doza e duhur ndryshon nga pacienti në pacient dhe është ajo që e mban acidin urik në nivele të ulëta.

Studime të tjera kanë treguar gjithashtu se edhe ilaçe të tjera për përdhesin, si kolkicina në doza të ulëta, mund të kenë efekt mbrojtës ndaj infarktit dhe goditjes në tru. /skyweb.al

Etiketat: infarkti
Artikulli para

“9Travel”: Shqipëria, destinacioni i ri europian nën radarin e turistëve australianë

Artikulli pas

Skandal me chatbot-in e Elon Musk, BE hap hetim ndaj platformës X

Editor

Editor

Nga Kategoria

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin
Shëndet

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Shëndet

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën
Shëndet

Drita e gjumit gjatë natës, madje edhe ajo e Hënës që depërton në dritare janë rrezik për zemrën

11 Shtator, 2026
Inteligjenca artificiale po përparon me shpejtësi, paralajmërimi për të ardhmen e njerëzimit
Shëndet

Inteligjenca artificiale po përparon me shpejtësi, paralajmërimi për të ardhmen e njerëzimit

10 Shtator, 2026
Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme
Shëndet

Të kujdesesh për të tjerët duke lënë pas dore veten nuk është aq e dobishme

10 Shtator, 2026
Të bësh duart pis me baltë sjell përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin brenda pak javësh
Shëndet

Të bësh duart pis me baltë sjell përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin brenda pak javësh

9 Shtator, 2026
Artikulli pas
Skandal me chatbot-in e Elon Musk, BE hap hetim ndaj platformës X

Skandal me chatbot-in e Elon Musk, BE hap hetim ndaj platformës X

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet
Ekonomi

Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet

Nga Editor
29 Dhjetor, 2025
0

Shqipëria ka alokuar në vitin 2024 rreth 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për aktivitetet e kërkimit shkencor dhe zhvillimit,...

Lexo të plotë
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite

Ndryshime të tjera në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

23 Tetor, 2025
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

TIA njofton anulimin e fluturimeve drejt Dubait dhe Tel Avivit pas luftës në Lindjen e Mesme

28 Shkurt, 2026
Pse i njëjti virus i ftohjes i godet disa njerëz më shumë se të tjerët?

Pse i njëjti virus i ftohjes i godet disa njerëz më shumë se të tjerët?

2 Shkurt, 2026
INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

INVESTIGIMI/ Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës: Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

6 Mars, 2026

Të Fundit

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

Delina në Botën e Çudirave dhe apartamentet 60 000 euro (!) në periferi të Tiranës

11 Shtator, 2026
Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

Fluturimi në klasin e parë, a ia vlen vërtet të paguash më shumë?

11 Shtator, 2026
Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

Sot 30 dhe 40 vjeçarë, fëmijët e 11 Shtatorit do t’i nënshtrohen një studimi për shëndetin

11 Shtator, 2026
Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë në shëndetin tuaj

11 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr