• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Mazhoranca miraton kalimin e tenderave të AKSHI-t te një shoqëri aksionere, kritika nga opozita

Editor Nga Editor
16 Shkurt, 2026
në Ekonomi
A A
0
Mazhoranca miraton kalimin e tenderave të AKSHI-t te një shoqëri aksionere, kritika nga opozita
Share on FacebookShare on WhatsApp

Komisionet parlamentare miratuan të hënën, vetëm me votat e mazhorancës, një nismë ligjore të mbështetur nga qeveria që parashikon transferimin e tenderave të Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) te një shoqëri aksionere TIK me kapital publik e privat, ku shteti do të zotërojë të paktën 51% të aksioneve.

Sipas projektligjit të depozituar nga deputeti socialist Erjon Malaj, AKSHI nuk do të kryejë më prokurime dhe lidhje kontratash për mirëmbajtjen e platformave digjitale shtetërore, por do të ruajë funksione standardizuese, arkitekturore dhe monitoruese. Operimi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemeve do t’i kalojnë shoqërisë operatore TIK, ndërsa institucionet publike do të paguajnë përmes kontratave të shërbimit.

Opozita e kundërshtoi nismën, duke e lidhur me hetimet e Prokuroria e Posaçme për një grup të strukturuar kriminal në krye të AKSHI-t, ku të pandehur janë biznesmeni Ergys Agasi, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe të tjerë.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kërkoi audit të thelluar para ndryshimeve:
“Nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë?”
Ajo paralajmëroi se kalimi i infrastrukturës kritike në menaxhim privat “përbën një precedent të rrezikshëm” dhe mund të bie ndesh me standardet e BE-së.

Edhe në Komisionin për Çështjet e Brendshme pati shqetësime për sigurinë kombëtare. Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri pyeti:
“Ka shumë pikëpyetje të mëdha që ka të bëjë me Sigurinë Kombëtare, sepse hetimet treguan se persona të lidhur me krimin e organizuar kanë akses në të dhënat sensitive apo aplikimi i këtij modeli sjell më pak telashe?”
Ai kërkoi gjithashtu sqarime për mënyrën e përzgjedhjes së partnerit privat.

Shqetësime ngriti edhe deputeti socialist Ilir Pendavinji, i cili pyeti nëse modeli cenon rolin e AKSHI-t dhe si do të garantohet transparenca financiare.

Malaj argumentoi se ndryshimi vjen si nevojë e zhvillimit teknologjik:
“Ka ndarje funksionesh, shoqëria ka operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin,” tha ai, duke shtuar se pronësia e sistemeve mbetet publike dhe se hetimet penale lidhen me përgjegjësi individuale.

Nisma vjen në një kohë kur mazhoranca po aplikon modele të ngjashme me shoqëri aksionere në sektorë të ndjeshëm, ndërsa hetimet për tenderat e AKSHI-t kanë nxjerrë në pah norma të larta fitimi për subjektet përfituese. Karçanaj akuzohet për “shkelje të barazisë në tenderë” në kuadër të një grupi kriminal, bashkë me Agasin dhe persona të tjerë.

Etiketat: akshitender
Artikulli para

Bankat shqiptare fituan 370 milionë euro vitin e kaluar

Artikulli pas

Bishtajoret “pjatë për të varfrit”, por “minierë” me vlera ushqyese

Editor

Editor

Nga Kategoria

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare
Ekonomi

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

3 Tetor, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit
Ekonomi

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
Skemë kriminale, SPAK dërgon për gjykim skandalin e mikrokredive
Ekonomi

Ligji i ri kufizon gjobat dhe kostot ekstra për kreditë e këqija

3 Tetor, 2026
G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë  nga rezerva në treg pas presionit të SHBA
Ekonomi

G7 miraton nxjerrjen emergjente të 100 milionë fuçive naftë nga rezerva në treg pas presionit të SHBA

3 Tetor, 2026
Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit
Ekonomi

Rritja e çmimit të gazit, evropianët gjejnë “shpëtim” te kondicionerët në prag të dimrit

3 Tetor, 2026
“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci
Ekonomi

“Stop! S’keni mbrojtje!” Urdhri që bllokoi ilegalitetin në Shqipëri. Si u pezulluan BASTET dhe Call Center-rat për 10 dite, “nëntoka” kërkon garanci

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Bishtajoret “pjatë për të varfrit”,  por “minierë” me vlera ushqyese

Bishtajoret "pjatë për të varfrit", por "minierë" me vlera ushqyese

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025
Aviacion

Greva e kontrollorëve ajrorë në Francë, TIA ka një njoftim të rendësishëm për udhëtarët

Nga SkyWeb
4 Korrik, 2025
0

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka njoftuar pasagjerët për vonesa dhe anulime të mundshme të fluturimeve për shkak të një greve...

Lexo të plotë
Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

Zgjerohet skandali i mashtrimit me kredi në IUTE Credit në Lezhë, verifikime në Shkodër dhe njësi të tjera

27 Qershor, 2025
Kreditë për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

300 kredi me interes zero për Administratën, kush përfiton

7 Korrik, 2026
Pse nuk duhet t’a mbani në tualet furçën e dhëmbëve?

Pse nuk duhet t’a mbani në tualet furçën e dhëmbëve?

21 Dhjetor, 2025
Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!

Korça vdiq! Të rrojnë fëmijët (politikanët) Po si ta shpjegojmë anglisht këtë?!

25 Shkurt, 2026

Të Fundit

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

3 Tetor, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr