• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 28 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

“Njerëzit janë më të prirur të dëgjojnë influencuesit”: Si u kthye nikotina një trend problematik

Editor Nga Editor
10 Maj, 2026
në Shëndet
A A
0
“Njerëzit janë më të prirur të dëgjojnë influencuesit”: Si u kthye nikotina një trend problematik
Share on FacebookShare on WhatsApp

Influencuesit po e promovojnw nikotinën si një zgjidhje “natyrale” për të përmirësuar fokusin dhe produktivitetin, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të çojë në probleme afatgjata.

Nga “vaktet kundër migrenës” te “fibremaxxing”, pothuajse nuk kalon asnjë ditë pa një tjetër trend të çuditshëm (dhe shpesh të dyshimtë) që pushton internetin. Ky i fundit, megjithatë, ka qenë veçanërisht këmbëngulës.

Influencues online po e paraqesin nikotinën si një marifet natyral për shëndetin, duke pretenduar se kur përdoret në formën e qeseve orale, çamçakëzëve apo patch-eve, ajo mund të ndihmojë në përmirësimin e aftësive njohëse, rritjen e produktivitetit dhe kontrollin e peshës.

Nikotina është një stimulues natyral që gjendet në bimët e duhanit dhe njihet për varësinë e lartë që krijon, pasi çliron dopaminë në tru. Edhe pse zakonisht lidhet me cigaret, produktet zëvendësuese të nikotinës janë bërë më të njohura përmes vape-ve dhe qeseve orale. Këto të fundit kanë shënuar një rritje globale vjetore prej 113% nga viti 2020 deri në 2024, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë (NIH).

Megjithatë, kërkimet mbi pasojat shëndetësore të konsumimit vetëm të nikotinës mbeten të kufizuara. Kjo ka krijuar hapësirë që biohakerët – njerëz që përpiqen të optimizojnë shëndetin fizik dhe mendor përmes “hileve” të stilit të jetesës – të ekzagjerojnë efektet stimuluese të nikotinës.

“Kur bëhet fjalë për këto pretendime wellness-i, shpesh merret një grimcë e së vërtetës dhe zmadhohet shumë më tepër sesa e mbështet shkenca,” tha Angela Difeng Wu, studiuese dhe lektore në Departamentin Nuffield të Shkencave të Kujdesit Parësor Shëndetësor, për Euronews Health.

“Nikotina, sepse është një substancë biologjikisht aktive, ndikon në tru. Vepron mbi receptorët dhe është stimulues. Mund të ketë efekte afatshkurtra në vigjilencë, përqendrim, oreks dhe humor, por këto efekte nuk do të thotë domosdoshmërisht se mund të përdoret si trajtim wellness-i,” shtoi ajo.

Sipas Wu-së, konteksti është shumë i rëndësishëm. Ndërsa terapitë zëvendësuese me nikotinë mund të jenë një alternativë më e shëndetshme për njerëzit që përpiqen të lënë cigaren, ato mund të krijojnë një varësi të re tek ata që nuk kanë pirë kurrë duhan.

“Nuk ka ende të dhëna epidemiologjike që tregojnë se duhet të shqetësohemi për dëmet e nikotinës në të njëjtin nivel si dëmet e duhanit, si sëmundjet kardiovaskulare e të tjera, por kjo nuk do të thotë se është pa rrezik,” tha ajo.

“Të bëhesh i varur nga nikotina është vetë një dëm që duhet marrë seriozisht.”

Rritja e nootropikëve

Vitet pas pandemisë kanë sjellë një interes në rritje për nootropikët – substanca natyrale ose sintetike që mund të përmirësojnë aftësitë njohëse. Ndër nootropikët më të njohur janë kafeina, Ashwagandha dhe L-Theanine.

Shumë marka konsumatore kanë përfituar nga ky trend, ndërsa tregu i pijeve funksionale (pije të pasuruara me vitamina dhe stimulues bimorë) pritet të arrijë vlerën 300–400 miliardë dollarë deri në mesin e viteve 2030, sipas Grand View Research.

Produktet me nikotinë janë pjesë e të njëjtit boom, ku influencuesit në rrjetet sociale përpiqen të përfitojnë duke i paraqitur si zgjidhje të shpejta për probleme komplekse psikologjike.

“Është shumë e lehtë që të na shitet diçka, qoftë për kujdesin ndaj menopauzës apo çdo lloj kujdesi tjetër,” tha Wu. “Po shohim një problem me kulturën wellness dhe vitaminat, ku njerëzit janë më të prirur të dëgjojnë një influencues në rrjetet sociale apo miqtë e tyre sesa burimet zyrtare.”

Përballimi i ndikimit të rrjeteve sociale mbetet një sfidë e vazhdueshme. Megjithatë, sa i përket produkteve me nikotinë, vendet europiane po vendosin gradualisht rregullore të reja për të kufizuar përdorimin e tyre tek të rinjtë.

Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar miratoi një projektligj kundër duhanit që ndalon blerjen e produkteve të duhanit për këdo të lindur pas vitit 2008. Kjo përfshin edhe vape-t.

“Qëllimi është të sigurojmë mundësi reale për të ndihmuar njerëzit që pijnë duhan ta lënë atë, dhe në të njëjtën kohë të kuptojmë nikotinën si substancë më vete dhe profilin e saj të ndryshëm të rrezikut. Ajo është shumë më pak e dëmshme se cigarja, por kjo nuk do të thotë se është e padëmshme.”

/skyweb.al

Etiketat: nikotinavape
Artikulli para

“Travel +Leisure”: Plazhe të kristalta dhe fshatra historikë, Shqipëria në fokusin e turizmit botëror

Artikulli pas

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit

Editor

Editor

Nga Kategoria

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin
Shëndet

Yndyra nuk është “armiku”: Pse është e rëndësishme për trupin

28 Shtator, 2026
Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit
Shëndet

Keni dhimbje? Në disa raste, aktiviteti fizik mund të jetë po aq efektiv sa qetësuesit

28 Shtator, 2026
Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik
Shëndet

Si po përpiqen studiuesit të reduktojnë ndotjen farmaceutike në Detin Baltik

28 Shtator, 2026
Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali
Shëndet

Deri në 3 mijë euro mbështetje për ngrirjen e vezëve te gratë, ligji i ri në Itali

27 Shtator, 2026
Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re
Shëndet

Sa shpesh duhet të bëjmë pushime? Studimi sugjeron një strategji të re

27 Shtator, 2026
“100% njerëzore”, etiketa e re për librat e shkruar pa inteligjencë artificiale
Shëndet

“100% njerëzore”, etiketa e re për librat e shkruar pa inteligjencë artificiale

26 Shtator, 2026
Artikulli pas
Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit

Dashuria për shpendët i kushtoi jetën, kush është “pacienti zero” i Hantavirusit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici, kanosi drejtoreshën e Tatimeve
Aktualitet

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici, kanosi drejtoreshën e Tatimeve

Nga Editor
21 Korrik, 2026
0

InfoNews.al mëson ekskluzivisht nga burime zyrtare në Policinë e Shtetit dhe Prokurori se Salarjon Totaj, bashkëshorti i ish-ministres dhe ish...

Lexo të plotë
Tenderi 6.2 mln euro i sigurisë në burgje kthehet në mollë sherri në KPP, akuza për favorizim të AlbaScan dhe Advanced Business Solutions

KPP, “shuplakë” AKSHI-t për tenderin 6.2 mln euro të kamerave dhe skanerave në burgje: Anuloje dhe rishpalle me kritere të reja

21 Gusht, 2025
Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

Rritja e shpejtë e çmimit të arit, shtetet rishikojnë rezervat

15 Gusht, 2025
Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

Trump kërcënon Evropën: Tarifë 100% për çdo vend që takson gjigantët amerikanë të teknologjisë

27 Qershor, 2026
Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

Dallga e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka ardhur, dhe do të prekë pikërisht ushqimet

21 Maj, 2026

Të Fundit

Ligji i ri, kush nuk paguan energjinë elektrike do t’i sekuestrohet shtëpia

Humbjet e energjisë bien nën objektivin vjetor, por rezultati final pritet në dhjetor

28 Shtator, 2026
Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

Një klikim, mijëra lekë: Si po bien shqiptarët në grepin e ‘mashtrimit kompjuterik’

28 Shtator, 2026
Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

Çmimi i gazit kap majat, Europa përballë dimrit

28 Shtator, 2026
SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

SHBA dhe Kina planifikojnë ulje tarifash për 30 miliardë dollarë mallra, çfarë do të thotë kjo për Evropën?

28 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr