• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?

Editor Nga Editor
25 Maj, 2026
në Shëndet
A A
0
Suplementet me magnez për gjumë po bëhen virale, a funksionojnë vërtet?
Share on FacebookShare on WhatsApp
Qoftë duke promovuar produkte me bazë magnezi si “mocktail-i i vajzës së përgjumur” apo pijet pluhur me shije limonade rozë, influencerët e mirëqenies po shtojnë interesin e kahershëm për përdorimin e këtij minerali për përmirësimin e gjumit.

Por a funksionojnë vërtet këto suplemente?

“Magnezi është në fakt një mineral thelbësor që nevojitet për më shumë se 300 procese në trup,” tha Samantha Cassetty, dietologe e licencuar në New York City. “Ne duhet ta marrim atë nga ushqimi ose nga suplementet, nëse nuk arrijmë të marrim mjaftueshëm përmes dietës.”, shkruan CNN.

Magnezi ndihmon gjumin duke kontribuar në prodhimin e hormonit të gjumit, melatoninës, ndërsa gjithashtu rregullon nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e gjakut, prodhimin e energjisë, tretjen dhe shëndetin e kockave, muskujve dhe trurit.

Sasia e rekomanduar ditore për të rriturit varion nga 310 deri në 420 miligramë, të cilat mund të merren nga ushqimet e pasura me magnez. Burime të mira janë perimet me gjethe jeshile të errëta, fasulet, arrat dhe farat, drithërat e plota si quinoa dhe gruri integral, si edhe frutat.

Nëse po mendoni të merrni suplemente magnezi, ato “prodhohen gjithmonë nga burime natyrore, si uji i detit ose mineralet e nxjerra nga toka,” tha përmes emailit John Travis, menaxher teknik në NSF (ish National Sanitation Foundation).

Megjithëse magnezi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, nuk ka ende shumë studime shkencore që të vërtetojnë përfundimisht se suplementet e magnezit përmirësojnë gjumin, tha Dr. Anita Shelgikar, drejtoreshë e programit të mjekësisë së gjumit dhe profesoreshë klinike e neurologjisë në Universitetin e Michiganit.

Zgjedhja e suplementit të duhur dhe respektimi i dozimit të rekomanduar janë thelbësore për të shmangur efektet anësore të dëmshme ose të pakëndshme.

Suplementet e magnezit ndryshojnë sipas emrit për shkak të përbërjeve kimike të ndryshme që krijohen kur minerali kombinohet me substanca të tjera, të cilat ndikojnë në mënyrën si përthithet ose tolerohet nga organizmi.

Format më të njohura janë magnez glicinati, magnez citrati, magnez malati, magnez oksidi dhe magnez L-treonati.

Magnez glicinati është forma më e përdorur për gjumin, pasi glicina është një aminoacid që ndihmon mekanizmat e gjumit dhe është i butë për stomakun, sipas Cassetty.

Ndërsa magnez citrati shpesh i surprizon njerëzit, sepse në vend që t’i çojë drejt gjumit, mund t’i detyrojë të shkojnë shpesh në tualet. Citrati tërheq ujë në zorrën e trashë dhe mund të shkaktojë efekt laksativ, dhimbje barku ose gazra, thanë Cassetty dhe Shelgikar.

Pikërisht për këtë arsye përdoret ndonjëherë para procedurave mjekësore si kolonoskopia, operacionet abdominale dhe ekzaminime të tjera të zorrëve. /skyweb.al

Etiketat: gjumi
Artikulli para

Më shumë të huaj vizituan Shqipërinë në prill

Artikulli pas

Pronarët e autobusëve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Editor

Editor

Nga Kategoria

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre
Shëndet

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë
Shëndet

ChatGPT për adoleshentët: OpenAI flet për përdorim të kufizuar, por studimi ngre alarmin për sigurinë

8 Tetor, 2026
Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve
Shëndet

Diabeti i tipit 1 nuk duhet të kufizojë ëndrrat sportive të fëmijëve

8 Tetor, 2026
Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit
Shëndet

Kompanitë e AI testojnë barna virtualisht për të rritur shanset e suksesit te njerëzit

7 Tetor, 2026
Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?
Shëndet

Pse polakët jetojnë më pak se evropianët e tjerë?

7 Tetor, 2026
Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni
Shëndet

Retina zbulon sinjale të sëmundjeve, nga diabeti te hipertensioni

7 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pronarët e autobusëve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Pronarët e autobusëve: Biletat e paguara me kartë, 75% më shtenjtë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Vetëm në 6 muaj, shqiptarët kryejnë 4.3 miliardë euro transferta përmes SEPA-s
Ekonomi

Vetëm në 6 muaj, shqiptarët kryejnë 4.3 miliardë euro transferta përmes SEPA-s

Nga SkyWeb
14 Maj, 2026
0

Vetëm në gjashtë muaj, qytetarët dhe bizneset shqiptare kanë kryer rreth 363 mijë transferta hyrëse dhe dalëse përmes Sistemit Unik...

Lexo të plotë
Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

Kur drejtësia kërkohet me video…, dhe dhimbja shpërndahet me klikime

18 Qershor, 2025
Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

Si u bë Milano më i shtrenjtë se Londra, në lagjet e punëtorëve të dikurshëm po ngrihen prona luksi

6 Maj, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Tatimet hetojnë 509 raste për mashtrim tatimor

6 Korrik, 2026
Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

Probleme me YouTube, videot nuk janë të aksesueshme

25 Mars, 2026

Të Fundit

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

8 Tetor, 2026
OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

OBSH: Dy të tretat e të rinjve evropianë kanë përjetuar trauma në fëmijëri, me pasoja afatgjata në jetën e tyre

8 Tetor, 2026
Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

Shmanget Kamza, nga do të kalojë rruga e re që lidh Tiranën me veriun: Hapet tenderi!

8 Tetor, 2026
Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

Ky tub i vogël hekuri ka një rol të jashtëzakonshëm për fluturimin e avionëve

8 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr