• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 28 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë

SkyWeb Nga SkyWeb
25 Gusht, 2025
në Aktualitet
A A
0
Kompania farmaceutike e skandaleve në Malin e Zi synon tregun e barnave në Kosovë
Share on FacebookShare on WhatsApp

“Glosarij”, kompania malazeze e akuzuar si “grup kriminal” që synon tregun farmaceutik të Kosovës

Një kompani farmaceutike e njohur në Mal të Zi për skandale dhe akuza të shumta, po synon të zgjerohet edhe në Kosovë. Bëhet fjalë për “Glosarij”, një emër i lidhur prej dekadash me monopolin në tregun e barnave në shtetin fqinj dhe i cilësuar nga mediat malazeze si “grup i organizuar kriminal në sektorin e shëndetësisë”.

Themeluar në vitin 1992 nga biznesmeni kontrovers Branislav Brano Martinoviq, kompania arriti të zhdukë rreth 20 konkurrentë në tregun malazez, duke marrë kontrollin pothuajse të plotë mbi barnat dhe pajisjet mjekësore. Sot, menaxhmenti i saj drejtohet nga Mirjana Mijuskoviq (drejtoreshë ekzekutive), Milosh Martinoviq (drejtor financiar) dhe Goran Martinoviq (drejtor marketingu).

Në Malin e Zi, “Glosarij” ka operuar me disa kompani satelite të ngjashme, të drejtuara nga djemtë e Martinoviqit, të cilat më pas u mbyllën, duke përforcuar akuzat për praktika të dyshimta tregtare. Kompania është përmendur edhe në afera të rënda si kontrabanda e citostatikëve ilegalë nga Italia, që humbnin efektivitet gjatë ripaketimit, por shiteshin në treg me çmime të larta.

Skandalet nuk ndalen këtu. “Glosarij” ka qenë e lidhur me regjistrimin dhe më pas ndalimin e importit të Fentanylit – një opioidi tepër të fuqishëm dhe të rrezikshëm, i cili përveç përdorimit mjekësor, gjendej edhe në tregun ilegal të Malit të Zi dhe u bë shkaktari i shumë mbidozave fatale. Ndërkohë, lidhje financiare janë dokumentuar edhe me ish-kryeprokurorin special të Malit të Zi, Milivoje Katniq, i arrestuar më vonë për shpërdorim detyre.

Kontrolli që “Glosarij” ka ushtruar mbi tregun farmaceutik malazez për më shumë se 20 vjet, i ka sjellë fitime miliardëshe. Sipas raporteve, vetëm në vitin 2019 tregu farmaceutik i Malit të Zi arrinte në 200 milionë euro, dhe pjesa më e madhe e këtij tregu kontrollohej nga kjo kompani.

Tani, e njëjta kompani kërkon të hyjë në tregun e Kosovës, përmes një multinacionaleje, ende të paqartë se si ka marrë aprovimin për distribuimin e barnave. Rreziku, sipas mediave malazeze, është se hyrja e saj do të minonte konkurrencën e ndershme dhe do të rrezikonte sigurinë e pacientëve.

Mbetet për t’u parë nëse autoritetet kosovare do ta lejojnë “Glosarij” të operojë, por nëse zbatohen ligjet në fuqi, ekspertët theksojnë se një kompani e tillë nuk duhet të marrë licencë. Përndryshe, Kosova do të përballej me të njëjtat praktika abuzive dhe kriminale që kanë shënjuar sektorin e shëndetësisë në Mal të Zi. /indeksonline

Etiketat: FarmaciGlosarij
Artikulli para

Një familje e madhe, simboli i ri pasurisë

Artikulli pas

ANKANDI/ Qeveria do të kërkojë sot 70 milionë euro borxh në tregun vendas

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje
Aktualitet

Cilat janë aeroportet me më shumë fluturime në Europë? Rinasi ngjitet me shpejtësi në renditje

28 Gusht, 2026
Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës
Aktualitet

Transporti, sipas standardeve të BE-së. Miratohen rregullat e reja për rrjetin TEN-T, afate për modernizimin e infrastrukturës

28 Gusht, 2026
Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik
Aktualitet

Suedia paguan 90 euro nëse kaloni 15 minuta në javë me një mik

28 Gusht, 2026
Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve
Aktualitet

Autostrada Kashar–Rrogozhinë nis brenda vitit: Miratohet projekti, hapet procesi i shpronësimeve

27 Gusht, 2026
Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith
Aktualitet

Drejtori i AMP, Klevis Qose takon këshilltaren e FBI-së pranë SPAK, Karma M. Smith

27 Gusht, 2026
Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?
Aktualitet

Stacioni nëntokësor i Stuttgartit pa ajër të kondicionuar: Gjenialitet apo gafë e kushtueshme?

27 Gusht, 2026
Artikulli pas
ANKANDI/ Qeveria do të kërkojë sot 70 milionë euro borxh në tregun vendas

ANKANDI/ Qeveria do të kërkojë sot 70 milionë euro borxh në tregun vendas

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

BB propozon ndryshime në taksën e karbonit për karburantet, a do të ndikojë në çmim?

Nga SkyWeb
10 Dhjetor, 2025
0

Taksa e karbonit mund të rishikohet për të shkuar drejt përshtatjes me Marrëveshjet dhe angazhimet e vendit me organizmat ndërkombëtarë...

Lexo të plotë
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

4 Shkurt, 2026
Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

Gjigantët amerikanë dhe gjermanë, bashkë për raketën e së ardhmes

8 Korrik, 2026
‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

‘Ky është dëbim’: Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

1 Nëntor, 2025
Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

Nga Adams tek Berlusconi: Bota nuk i pezullon zyrtarët nën hetim. Shqipëria po!

27 Nëntor, 2025

Të Fundit

SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë

Bujqësia në pikë të hallit, pak mbështetje edhe nga bankat: Vetëm 1.3% e kredisë për bizneset

28 Gusht, 2026
Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

Ka diçka të veçantë te të ngrënit së bashku që na bën mirë

28 Gusht, 2026
70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

70 kuota për kredi pa interes për punonjësit e arsimit, aplikimet deri më 25 shtator

28 Gusht, 2026
A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

A po i bën ngrohja globale El Nino-t më të fuqishëm?

28 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr