• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
E hënë, 13 Tetor, 2025
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Shqipëria turistike këtë verë, mes ëndrrave për “bum” dhe realitetit të shtrenjtë

SkyWeb Nga SkyWeb
28 Gusht, 2025
in Kryesore, Turizëm
A A
0
“Arsyet e rënies së turizmit në verë, nga balanca cilësi – shërbim te konkurrenca”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një udhëtim mes natyrës së bekuar dhe sfidave të turizmit shqiptar.

Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla 

Mëngjesi i 25 gushtit na gjeti në rrugë. Nga Tirana morëm drejtimin për në jug, me synimin për të parë nga afër ecurinë e një sezoni turistik që nisi me pritshmëri të mëdha, por që nuk arriti të kthehej në “bumin” e shumëpërfolur.

ADVERTISEMENT

Rruga drejt Himarës zgjati rreth tre orë e gjysmë. Për fatin tonë të mirë, zgjimi i hershëm na kurseu trafikun, madje edhe në autostradën Tiranë–Durrës, e cila prej muajsh është kthyer në një makth udhëtimi për shkak të punimeve.

Në hyrje të Vlorës, tek rrethrrotullimi i njohur si “Kulaçi”, disa pika shiu na e prishën humorin për pak çaste. Por ndërsa iu afruam ujit të ftohtë, dielli doli sërish. Plazhet përbri shëtitores së Vlorës ishin thuajse bosh, me ndonjë pushues të rrallë.

Vlorë, 25 gusht 2025
Vlorë, 25 gusht 2025
Vlorë, 25 gusht 2025

Në Radhimë, dielli përvëlonte si në mes të korrikut, por as aty nuk kishte shumë njerëz. Pamja e rrugës na përforconte mendimin se këtë vit, Shqipëria nuk po përjetonte asnjë bum. Këtë përshtypje e konfirmonin edhe të dhënat zyrtare. Sipas INSTAT, në korrik, kulmin e sezonit veror, numri i turistëve të huaj ishte rritur me vetëm 0.4 për qind, ndërsa vizitorët gjithsej me 1.5 për qind krahasuar me një vit më parë. Një rritje e papërfillshme.

Nga Llogaraja në Himarë

Rrugës për në tunelin e Llogarasë, një tabelë blu shkaktoi të qeshura në makinën tone: Green Coast 13 km, Mykonos 598 km, Bodrum 773 km, Ibiza 1,531 km.
I them grupit me shaka:

“TË GJITHA KËTO KANË TË PËRBASHKËT ÇMIMET E KRIPURA”

Pak minuta më vonë, pasi kaluam tunelin ende pa pagesë, u gjendëm mbi Palasë. Pamja e Jonit ishte mbresëlënëse dhe na shoqëroi deri në Himarë, destinacionin final. Ndryshe nga Vlora, Himara gumëzhinte. Plazhi ishin mbushur me njerëz, vendas e të huaj, duke i dhënë një frymëmarrje ndryshe qytetit.

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

U ulëm në një lokal modest, buzë plazhit publik. Porosia ishte e thjeshtë: një birrë dhe një kafe e ftohtë. Çmimi? 650 lekë. Deri këtu asgjë e çuditshme, por kur kërkova faturën, kamarieri, një djalë i sjellshëm, u zu ngushtë. “Nuk e kemi ndezur ende…”, tha gjithë siklet.

Himarë, 25 Gusht 2025
Himarë, 25 Gusht 2025
Himarë, 25 Gusht 2025

Këmbëngula dhe pas pak solli një fletë të shkruar me dorë. M’u kujtua menjëherë skena e famshme e faturës së rigonit që Muçi ia kërkonte Bardhës.

Himara nuk është Dhërmiu

Në Himarë çmimet varionin. Një natë në hotele kushtonte nga 5,000 mijë deri në 50,000 mijë lekë, ndërsa çadrat me dy shezlongë nga 1,000 deri në 2,000 mijë lekë. Restorantet buzë shëtitores kishin çmime të ngjashme me Tiranën, larg “faturave fantazmë” që qarkullojnë në rrjete sociale. Dhe himariotët këmbëngulnin se

“HIMARA NUK ËSHTË DHËRMIU!”

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

Megjithatë, edhe ata pranonin se ky vit kisht një rënie të dukshme.

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

Në një market të vogël, bleva një shishe ujë për 50 lekë. Me kupon. Se fsheha habinë ndaj pronarja m’u përgjigj me humor: Shikoji të gjitha çmimet… i kam si në Tiranë. Nuk je në Dhërmi këtu!

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

“Hoteli është plot, por restoranti nuk ka konsum si vitin e kaluar. Ka rënie me të paktën 20 për qind”,  pohoi menaxherja e një hoteli në Potam.

Shqiptarët e varur nga “sponsorët”

Pushuesit vendas ankoheshin për çmime të papërballueshme. Një pensionist nga Elbasani, që pushonte me familjen në Potam, tha me humor:

“PËR SHQIPTARËT ËSHTË SHUMË E SHTRENJTË. KAM ARDHUR ME SPONSOR, SE VETË S’DOJA TA PËRBALLOJA DOT. KUSH ËSHTË SPONSORI? BAXHANAKU!”,DHE QESHI ME TË MADHE.

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

Edhe turistët e huaj ndanin të njëjtin këndvështrim. Një spanjolle që po qëndronte dy javë nga veriu në jug e përshkruante Shqipërinë për nga çmimet si vend “pak a shumë sa Spanja”.

“Jo shumë e lirë për ne, është një vend për t’u zbuluar. Çmimet janë të ngjashme me Spanjën”, pohoi ajo, teksa shtoi se Shqipëria mbetet gjithsesi një vend për tu rekomanduar.

Himarë, 25 gusht 2025
Himarë, 25 gusht 2025

Dy vajza amerikane, në ditën e parë të pushimeve të tyre, mendonin ndryshe.
“Jemi për herë të parë në Shqipëri. E kemi parë në TikTok e Instagram. Ne po bëjmë një udhëtim nëpër botë në kërkim të një përvoje të lirë. Dhe Shqipëria ishte në listën e Ballkanit. Pastaj bëmë kërkimet tona dhe Shqipëria dukej shumë e lirë dhe e bukur”

Vajzat kishin ardhur në Shqipëri pas një jave pushim në vendet baltike dhe skandinave.

“Krahasuar me ato vende që ishin goxha të shtrenjta, këtu është më lirë. Edhe krahasuar me SHBA-të”, thanë njëzëri. 

Turizmi është si ullinjtë

Në oborrin e një hoteli familjar në Himarë, nën hijen e ullinjve, takova vëllezërit Neranxi bashkë me nënën e tyre. Prej 20 vitesh ata e kishin ngritur me mund hotelin “George”. Arturi, vëllai më i madh i familjes e sheh turizmin si punë afatgjatë.

“Unë personalisht jam në të njëjtat nivele, por mundohem me mish e shpirt. Unë nuk shoh të marr lekun e të ikësh, unë investoj tek klienti që ti lë shije të mirë në mënyrë që nëse do rikthehet në Himarë të vijë patjetër këtu” . Vëllai i tij shtoi një krahasim të goditur.

“TURIZMI ËSHTË SI ULLINJTË, NJË VIT JEP PRODHIM, NJË VIT JO. KËSHTU ËSHTË DHE TURIZMI SEPSE NJERËZIT QARKULLOJNË”

Rënia e turizmit këtë vit, sipas tyre, nuk e ka zanafillën tek çmimet e larta të jugut. Ata besojnë se Shqipëria është bërë më e shtrenjtë në tërësi.

Himarë, 25 gusht 2025

“Jetesa në Shqipëri është shtrenjtuar”, argumenton Turi.

Dhe kjo është e vërtetë, mendoja teksa bisedoja me ta, familjarë të përkushtuar pas një industrie që siç edhe vetë e pranonin është ende në fillesa.

“Problemet që kemi ne si industri turistike ishin dhe vjet dhe do të jenë edhe vitin tjetër. Ne jemi në fillim të turizmit masiv, nuk kemi përvojë, as traditë në turizëm siç mund të kenë komshinjtë tanë”, vijon me tej Arturi, duke pranuar edhe abuzimet që ndodhin në jug.

“Nëse një dhomë ofron kushte për 70 euro, nuk ke pse e shet 90 sepse të gjithë e shesin 90. Kjo është pjesa e abuzimit”, shton ai.

Në fund, Arturi thotë se industria turistike në Shqipëri duhet të përqendrohet tek pushuesi vendas.

“Këshilla ime është që të investojmë tek shqiptarët. Këtu e kam fjalën edhe për ata të Kosovës, për emigrantët. Turistët shqiptarë kanë një karakteristikë që shumë pak e kanë kuptuar: Janë të vetmit që mund të të vijnë dhe dy herë brenda një sezoni. Edhe tre herë”

Kosova nuk është më “garanci”

Zak Topuzi që drejton “Shoqatën Shqiptare të Turizmit” kujton se Kosova ka qenë për vite burimi kryesor i turistëve. Por tashmë, sipas tij, “Kosova nuk është më treg i garantuar. Liria e lëvizjes ka sjellë liri zgjedhjeje, dhe kosovarët po zgjedhin përvojën më të mirë, shpesh Greqinë”.

“Një faktor kyç që po ndikon në këtë zhvendosje është fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale në euro. Zhvlerësimi i euros me 27% (krahasuar me lekun) ka rritur ndjeshëm koston e paketave shqiptare. Në Greqi, për të njëjtin çmim, një familje kosovare mund të marrë shërbime të standardizuara, resort të mirë organizuar, vila me kapacitete të kufizuara dhe privatësi të garantuar”, argumenton Topuzi. 

Ndërsa, ekonomisti Artan Gjergji shton se filozofia ‘kap çfarë të kapësh’ nuk është e qëndrueshme. 

“MEKANIZMI I TREGUT ËSHTË I PAMËSHIRSHËM. NUK KA DËNIM MË TË MADH PËR NJË BIZNES SE SA NDRYSHIMI I SJELLJES DHE PREFERENCËS SË KLIENTËVE SI PASOJË E ABUZIMIT. DUHET REFLEKTIM NË MENDËSI PARA SE TË JETË SHUMË VONË”

Sipas tij, çmimet shpesh nuk rriten drejtpërdrejt në vlerë nominale, por në mënyrë të tërthortë, duke abuzuar me sasinë e produktit.

“Një pica e mesme shitet me çmimin e një pice familjare, ndërsa pica më e vogël ofrohet si standarde. Po kështu, sasia e një sufllaqeje 270 lekëshe në Tiranë është e barabartë me dy sufllaqe 350 lekëshe në Shëngjin, Durrës, apo edhe më keq në Vlorë e Sarandë”

Edhe Irena Beqiraj, eksperte për ekonominë dhe financat e sheh çështjen përmes logjikës ekonomike.

“Turizmi kërkon infrastrukturë që përdoret vetëm në verë. Investimet që shfrytëzohen tre muaj në vit kanë presion të madh tek çmimet. Për më tepër, Shqipëria importon shumicën e produkteve, dhe ky model nuk mund të mos shoqërohet me inflacion”

***

Rruga e kthimit nga Himara na la me një mendim të vetëm: Shqipëria është e bekuar me natyrë, por turizmi nuk bëhet vetëm me det e me diell përvëlues. Turizmi kërkon respekt për pushuesin, mendje të kthjellët për të ardhmen dhe vizion përtej verës.

NUK MJAFTON TË HAPËSH DYERT, NËSE NUK DI TË MBASH MIQTË BRENDA.

Himarë, 25 gusht 2025

/faktoje.al

Artikulli para

Boeing përshpejton dorëzimin e 25 avionëve MAX-8 te Ryan Air pas tensioneve mes kompanive

Artikulli pas

Dita dhe ora më e rrezikshme për të bërë aksident sipas të dhënave të korrikut

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Pesticidet pa kriter helmojnë vendin, gjoba ndaj farmacive bujqësore
Aktualitet

Pesticidet pa kriter helmojnë vendin, gjoba ndaj farmacive bujqësore

12 Tetor, 2025
VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!
Aktualitet

VIDEO/ Wizz Air lë dhjetëra shqiptarë në Dortmund: Avioni u mbush, ju hajdeni të mërkurën po deshet!

12 Tetor, 2025
Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator
Kryesore

Mbi 10 milionë turistë vizituan Shqipërinë nga janari në shtator

12 Tetor, 2025
VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare
Aktualitet

VENDIMI/ Policia NDALON lëvizjen e monopatinave elektrike në rrugë dhe trotuare

12 Tetor, 2025
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik
Turizëm

Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

11 Tetor, 2025
Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash
Aviacion

Të dielën parashikohen vonesa në aeroportet e BE-së, kontroll me shenja gishtash

11 Tetor, 2025
Artikulli pas
AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm

Dita dhe ora më e rrezikshme për të bërë aksident sipas të dhënave të korrikut

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

ADVERTISEMENT

Të Përzgjedhura

U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024
Ekonomi

U sekuestruan miliona euro, nga Ishujt Kajman në Afrikën e Jugut, 13 skema pastrimi parash në 2024

Nga SkyWeb
12 Prill, 2025
0

Pavarësisht se Shqipëria ka dalë nga lista gri për pastrimin e parave, fenomeni mbetet shqetësues dhe i përhapur. Këtë e...

Lexo të plotë
Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

Si Shoqata e Bankave fshehu skandalin e mikrokredive

26 Shtator, 2025
TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

TRAGJIKE/ Një person thithet nga motori i avionit në aeroportin e Bergamos

8 Korrik, 2025
“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

“Air Albania”, kompania që valëvit me krenari flamurin shqiptar në qiell

22 Gusht, 2025
Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

Shqipëri-Kosovë: Fëmijët mes varësisë dhe dhunës

6 Maj, 2025

Të Fundit

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion

Biletë për vendin bosh, linjat ajrore ofrojnë mundësinë për të mos pasur dikë ulur pranë teje në avion

12 Tetor, 2025
Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

Durrësi në kolaps, bashkia harron vend-parkimet, asnjë investim për 2025-ën

12 Tetor, 2025
Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

Njerëzit në botë po jetojnë më gjatë, por vdekjet tek të rinjtë janë rritur

12 Tetor, 2025
Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

Nga sot, hyrja në BE do të bëhet ndryshe: Çfarë parashikon sistemi i ri i “hyrje-daljeve”

12 Tetor, 2025
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED
  • Kush jemi ne

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • OP-ED

© 2025 SkyWeb.al - Mundësuar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr