• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Udhëtarë me bileta të lira dhe pritshmëri me pesë yje

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Prill, 2025
në Aviacion, OP-ED
A A
Udhëtarë me bileta të lira dhe pritshmëri me pesë yje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Nga Emirjon Senja

Ka herë pas here ankesa në rrjetet sociale mbi vonesat e avionëve që nisen nga Rinasi apo në drejtim të Rinasit, të cilat ndonjëherë janë vërtetë shqetësuese. Por, a ka vërtetë vend për kaq histeri se për shembull avioni i Wizz-it apo Ryanit u vonua një apo dy orë?

Shqiptarët janë duke fluturuar sot më lirë se KURRË ndonjëherë në historinë e këtij vendi dhe kjo duhet thënë dhe vlerësuar.

Futja e Wizz Air dhe Ryan Air ne Rinas ishte gjeja e duhur. Tani presim dhe Easy Jet ne Vlore dhe mbyllim ciklin. 

Personalisht mendoj se liberalizimi i fluturimeve është puna më e mirë e bërë këtë dekadën e fundit për vendin. Por, tani që liberalizuam fluturimet duhet të edukojmë udhëtarët.

Francezi e gjermani e kanë farkëtuar durimin e tyre si shoqëri nëpër luftra në llogore, ku ushtarit i duhej të rrinte për muaj të tërë me pushkë në dorë, përballë armikut, me kokën ulur me këmbët në baltë, e ndonjëherë në jashtëqitje dhe me frikën se do të vdes tani apo pastaj. Shqiptari ka bërë përhërë luftë kaçakësh.

Radha dhe respektimi i saj është kulturë në Perëndim. Sa herë me qëllon të pres në radhë nëpër këto shtete nuk kam frikë se dikush fut shpatullën si me stil, kurse shqipoja nuk ka durim të presë!! Ka një nxitim të paparë në këtë shoqëri! Për ku? -Për askund.

Avioni nuk është autobusi i Unazës. Aviacioni civil është një ndër sektorët më mirë të rregulluar ku objektivi kryesor është siguria. Thonë që rregullat e aviacionit civil janë shkruar me gjak, duke marrë mësim prej pësimeve tragjike të dekadave të mëparshme.

Asnjë kompani në botë nuk do që avionët e saj të qendrojnë në tokë. Një avion në tokë është kosto për kompaninë kurse një avion në fluturim nxjerr para.

Nëse kapiteni nuk niset apo kontrollori i trafikut ajror nuk jep leje për fluturim, do të thotë se vërtetë ka një problem. Mund të jetë një nevojë për të kontrolluar një sistem të avionit; moti mund të mos jetë i përshtatshëm; në aeroportin pritës kushtet mund të mos jenë të duhura për të zbritur, etj, etj. Askush nuk ka qejf të mbajë për sport 150-200 pasagjërë brenda avionit duke pritur në pistë.

“Jo po kam vapë unë, nuk pres dot një orë brenda në avion….”

Kompanitë low cost siç janë Wizz Air, Ryan Air, etj., nxjerrin fitimet e tyre jo duke bërë kompromise me sigurinë, siç mund të mendojnë disa, por duke ulur kostot operative dhe duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet e avionëve të tyre.

Pra, duke i mbushur sa më shumë avionët në çdo fluturim.

Kjo sjell edhe bileta më të lira se kompanitë e tjera. Kur një avion pret në pistë deri sa të mbarojë imbarkimi, kompania ka dy mundësi: Ose kapiteni të ndezë motorët dhe të ndizen kondicionerët ose të marrë shërbim kondicionimi përmes një pajisjeje të posaçme nga jashtë.

Të dyja këto kushtojnë. Kompanitë loë cost nuk mund të ndezin motorët e avionit një orë para nisjes.

Kjo shkon kundër logjikës së funksionimit të tyre. Kondicionimi nga jashtë po ashtu duhet paguar.

Rrjedhimisht, dikush që kërkon bileta të lira, duhet të bëjë pak durim sepse “nuk ka verë të mirë me tre aspra”. Ose shko fluturo me #ITAAirways ; #austrianairlines ; #Lufthansaand Co dhe bëj tangërllëk sa të duash!

A ka gjëra që mund të përmirësohen?

Fluksi është tepër i madh në Tirana International Airport , thuajse në çdo ditë të vitit. Personalisht mendoj se duhet bërë diçka më shumë në drejtim të sigurisë.

Për shembull, operatori/ operatorja te skaneri nuk mund të bëjë muhabet me kolegun nga krahu tjetër teksa kontrollon çantat/ valixhet nëse kanë brenda ndonjë gjë të ndaluar. Skaneri mund të jetë automatik, etj.etj., por mendoj se duhet pak më shumë vëmendje; Tarifa e parkimit mund edhe të ulët pak; Shërbimi i taksisë duhet të jetë i liberalizuar. Nuk është tërësisht i tillë.

Fluturimi me një kompani low cost dhe një kompani jo të tillë është zgjedhje. Të tilla duhet të jenë dhe pritshmëritë. Jo për gjë po, nuk ka për kusur kapiteni të durojë tufën e çaknorsave që i shkojnë te dera për t’i kërkuar llogari se përse nuk niset. /skyweb.al

Etiketat: aviacionemirjon senja
Artikulli para

Stuhia shkakton probleme me linjat ajrore, disa avionë ulen në aeroportet fqinje

Artikulli pas

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?
Aviacion

Çfarë po ndodh mbi Atlantik dhe pse avionët që vijnë nga Amerika kapen në “tejkalim shpejtësie”?

9 Nëntor, 2026
Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës
Aviacion

Teknologjia e jashtëzakonshme pas motorëve të avionëve, si prodhohen fletët e turbinave që sfidojnë ligjet e natyrës

8 Nëntor, 2026
Ryanair ndryshon rregullat pas presionit nga autoritetet britanike: Prindërit do të ulen falas pranë fëmijëve në avion
Aviacion

Ryanair ndryshon rregullat nga 10 nëntori, kujdes me check-in në Aeroportin e Tiranës se mund të humbisni fluturimin!

7 Nëntor, 2026
Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
Aktualitet

Ministri Karakaçi vlerëson zgjerimin e Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës

7 Nëntor, 2026
Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027
Aviacion

Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri: Shton avionin e 15-të dhe rrit kapacitetin në 9 milionë ndenjëse në vitin 2027

6 Nëntor, 2026
U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës
Aviacion

U zgjidh kontrata pas sherrit mes koncenesionarëve, Karakaçi tregon çfarë ndodh tani me Aeroportin e Vlorës

6 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

Listat jo vetëm që nuk u hapën, por u mbyllën edhe më shumë?

Të Përzgjedhura

Çfarë mendon në të vërtetë kamarieri për ty
Turizëm

Çfarë mendon në të vërtetë kamarieri për ty

Nga SkyWeb
31 Janar, 2026
0

Kur ulemi në një restorant, zakonisht mendojmë se përvoja jonë varet nga ushqimi, çmimi apo ambienti. Por sipas profesionistëve të...

Lexo të plotë
Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

Nis sot regjistrimi për klasat e para dhe të dhjeta, publikohet procedura dhe afati

6 Korrik, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare

Zbehja e konsumit nga turizmi, Raiffeisen Research ul projeksionin e rritjes ekonomike

29 Gusht, 2025
Çmimi i naftës rritet me 12 lekë brenda 24 orëve, arrin deri në 214 lekë/litër në Tiranë

Bordi si operacion PR me asnjë efekt real, si mund të lehtësohet (vërtetë) barra e çmimeve të karburanteve

30 Mars, 2026
Sot nuk pranon ta ulë, por qeveria arkëtoi 250 mln euro në 2025-n nga taksa e qarkullimit mbi naftën

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do të tregtohen

29 Prill, 2026

Të Fundit

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr