• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 23 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Ministri bullgar i Mbrojtjes: Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në NATO

Editor Nga Editor
18 Shtator, 2025
në Aktualitet
A A
Ministri bullgar i Mbrojtjes: Vlerësojmë kontributin e Shqipërisë në NATO
Share on FacebookShare on WhatsApp

Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes Bullgarisë dhe Shqipërisë ishte fokusi i vizitës zyrtare në vendin tonë nga ministri i Mbrojtjes, Atanas Zapryanov, i cili u prit nga homologu i tij në Tiranë, Pirro Vengu.

“Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgarinë dhe popullin bullgar e keni një aleat të sigurt dhe popull miqësor. Ne jemi gati të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes, për të cilin përgjigjem unë,” deklaroi ministri bullgar për RTSH.

Ai e vlerësoi kontributin që Shqipëria po jep si anëtare e NATO-s.

“Dua të falënderoj veçanërisht qeverinë shqiptare për kontributin në grupin luftarak shumëkombësh të NATO-s në Bullgari, ku marrin pjesë 10 vende anëtare, me Italinë si shtet-kornizë. Shqipëria ishte ndër vendet e para që ofruan kontribut në këtë grup. Vetëm një javë më parë së bashku me Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të NATO-s vizitova Novo Selo, ku pashë grupin luftarak shumëkombësh dhe u takova me kontingjentin shqiptar. Jam i impresionuar nga motivimi i të gjithë ushtarakëve, përfshirë shqiptarët, për t’u përgatitur seriozisht, po qe e nevojshme, edhe për të mbrojtur territorin e NATO-s,” u shpreh z. Zapryanov.

Ministri theksoi se po punohet për të rritur bashkëpunimin me Shqipërinë si aleate në krahun juglindor të aleancës.

“Jam i impresionuar nga masat e qeverisë shqiptare për zbatimin e vendimeve të NATO-s për forcimin e potencialit industrial, duke investuar në prodhime moderne mbrojtëse. Një zhvillim kyç është prodhimi i dronëve, një mënyrë e re e luftimit modern për përdorimin e pajisjeve të telekomanduara dhe armëve të zgjatura. Ne në Bullgari gjithashtu jemi novatorë në këtë fushë dhe kemi mundësinë të ndajmë përvojën. Vitin e ardhshëm në Bullgari do të mbahet panairi industrial i mbrojtjes Hemus, ku presim me kënaqësi të shohim firma bullgare dhe shqiptare,” tha ministri Zapryanov.

Ndër të tjera, ai theksoi se Bullgaria dhe vendet pjesë të NATO-s duhet të jenë stoike dhe të qarta në qëndrimet ndaj Rusisë për dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë.

Etiketat: nato
Artikulli para

Air Force One i Donald Trump i shpëton përplasjes në ajër me një avion pasagjerësh

Artikulli pas

Skandal seksual te Turkish Airlines, pilotët shkonin me stjuardesat dhe nxirrnin sekretet në një grup Whats App-i, gjithçka u shemb pasi gruaja..

Editor

Editor

Nga Kategoria

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo
Aktualitet

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare
Aktualitet

Marjana Koçeku në CNN International me Christiane Amanpour: Protestat studentore në Shqipëri marrin vëmendje ndërkombëtare

23 Tetor, 2026
Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas
Aktualitet

Te dielën nis ora dimërore, akrepat kthehen 60 minuta pas

23 Tetor, 2026
BE do të kufizojë përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët
Aktualitet

Greqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

23 Tetor, 2026
Mbi 1 milion makina qarkullojnë në vend, një në tre shqiptarë ka automjet
Aktualitet

Makinat jashtë përdorimit do të dorëzohen falas për riciklim, kostot do t’i mbulojnë importuesit

23 Tetor, 2026
E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët
Aktualitet

E kanë refuzuar çdo ditë, Rama vendos sërish blloqet e betonit për dialog me studentët

23 Tetor, 2026
Artikulli pas
Skandal seksual te Turkish Airlines, pilotët shkonin me stjuardesat dhe nxirrnin sekretet në një grup Whats App-i, gjithçka u shemb pasi gruaja..

Skandal seksual te Turkish Airlines, pilotët shkonin me stjuardesat dhe nxirrnin sekretet në një grup Whats App-i, gjithçka u shemb pasi gruaja..

Të Përzgjedhura

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim
Aktualitet

Taulant Balla i mbyll derën Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës: Për Elisën, do ta shohim

Nga SkyWeb
7 Prill, 2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë një sinjal të qartë për zhvillimet politike në Tiranë,...

Lexo të plotë
40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

40 mln euro marrëveshje me biznesmenin Redi Peza, si hyri “grupi i kokainës” te kompleksi Porto Lalzi në Hamallaj

17 Qershor, 2026
Hap pas hapi me VIDEO: Si do të dorëzohet kërkesa për RIMBURSIM për fëmijët sipas DIVA 2025

DETAJET/ Tatimet nisin rimbursimin e 517.7 milionë lekëve për familjet me fëmijë

30 Maj, 2026
Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

Si të zgjidhni jastëkun ideal për një gjumë të mirë

29 Shtator, 2026
Psikologjia “mbaje se nuk i dihet”: Pse nuk i hedhim kutitë e pajisjeve që blejmë

Psikologjia “mbaje se nuk i dihet”: Pse nuk i hedhim kutitë e pajisjeve që blejmë

2 Shtator, 2026

Të Fundit

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

Punëtorët filmojnë aktivitetet e tyre për të trajnuar robotët e inteligjencës artificiale

23 Tetor, 2026
Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

Protestuesit kërkojnë “kokën” e tij, por Rama bën kurban drejtorët: Kush iku dhe kush jo

23 Tetor, 2026
Autoriteti i Konkurrencës miraton rregullore të re për marrëveshjet e specializimit

Krahas adresës fizike, bizneset do të lokalizohen edhe me GPS: Çfarë parashikon vendimi i fundit i qeverisë

23 Tetor, 2026
Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

Ilaçet për dobësim po ndikojnë në shitjet e produkteve të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës

23 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr