• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Euro fundos eksportet, rënie drastike në shtator

SkyWeb Nga SkyWeb
27 Tetor, 2025
në Ekonomi, Kryesore
A A
Kursi i këmbimit shkatërron eksportet shqiptare, rënie drastike gjatë gushtit
Share on FacebookShare on WhatsApp

Sipas Institutit të Statistikave, eksportet e mallrave arritën në 27 miliardë lekë në shtator 2025, duke shënuar një ulje prej 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe një rritje prej 34.6% në krahasim me gushtin. Pas katër muajve me rritje të qëndrueshme, shtatori shënoi rikthimin e eksporteve në rënie.

Në të njëjtën periudhë, importet e mallrave u rritën në 75 miliardë lekë, me një rritje prej 5.6% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar dhe 11.8% më shumë se një muaj më parë. Si rezultat, deficiti tregtar arriti në 48 miliardë lekë, duke u zgjeruar me 17.8% në raport me shtatorin 2024 dhe me 1.9% ndaj gushtit 2025.

Në total, gjatë periudhës janar–shtator 2025, eksportet arritën vlerën 260 miliardë lekë, duke u ulur me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet arritën në 657 miliardë lekë, me një ulje të lehtë prej 1.3%. Deficiti tregtar për nëntëmujorin u zgjerua në 397 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 3.6%.

Rënia e eksporteve në shtator është ndikuar kryesisht nga grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me -8.4 pikë përqindje dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2.4 p.p. Në drejtim pozitiv kanë ndikuar grupet “Tekstile dhe këpucë” me +1.4 p.p. dhe “Ushqime, pije dhe duhan” me +0.2 p.p.

Në anën tjetër, rritja e importeve është mbështetur nga “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” (+2.0 p.p.) dhe “Ushqime, pije dhe duhan” (+1.5 p.p.), ndërsa grupi “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” ka ndikuar negativisht me -0.1 p.p.

Në aspektin gjeografik, eksportet kanë rënë drejt Italisë dhe Spanjës, ndërsa janë rritur drejt Greqisë dhe Kosovës. Importet kanë shënuar rritje nga Kina, Italia dhe Greqia, ndërsa rënie nga Turqia dhe Gjermania.

Sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian përbëjnë 57% të totalit të tregtisë, me 74.6% të eksporteve dhe 51.3% të importeve, ndërsa partnerët kryesorë mbeten Italia, Kina, Greqia dhe Turqia. /skyweb.al

Artikulli para

Forbes “mahnitet” me Diellën, por ne nuk e dimë ende se kush e ndez ministren AI

Artikulli pas

Rritet numri i të huajve të u futën në Shqipëri gjatë shtatorit: 1.9 milionë vizitorë, shumica dërrmuese hynë nga Rinasi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive
Aktualitet

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin
Aktualitet

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Ibrahimaj: Të verbrit do të përjashtohen nga tatimet
Ekonomi

Ministrja gjen fajtorin për ngadalësimin e rritjes së ekonomisë: Protestuesit!

9 Nëntor, 2026
Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut
Ekonomi

Kaosi me pronat, Kadastra verifikon dokumentet në jug: Datat për secilin fshat të bregut

9 Nëntor, 2026
Shqipëria me çmime europiane, por me rroga shqiptare
Ekonomi

Përshpejtohet rritja e çmimeve në Shqipëri, përmbyset tendenca sezonale: Tetori më i shtrenjtë se shtatori, frikë për nëntorin dhe dhjetorin

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Fluturimet rritje rekord, zgjerimi i linjave te reja ktheu Shqipërinë në destinacion turistik

Rritet numri i të huajve të u futën në Shqipëri gjatë shtatorit: 1.9 milionë vizitorë, shumica dërrmuese hynë nga Rinasi

Të Përzgjedhura

Pikat e voçkla? Mirela Kumbaro thirret në SPAK
Aktualitet

Pikat e voçkla? Mirela Kumbaro thirret në SPAK

Nga SkyWeb
30 Prill, 2026
0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Ajo...

Lexo të plotë
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Shqiptarët nxjerrin paratë nga dyshekët dhe po i fusin në banka, rritje e ndjeshme e depozitave në tetor

29 Nëntor, 2025
Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

Lufta me Iranin kërcënon një goditje të zgjatur në tregjet globale të energjisë

7 Mars, 2026
Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët

Turkish Airlines paralajmëron anulimin e mega-porosisë për 150 Boeing Max pas përplasjeve për motorët

9 Tetor, 2025
Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

Transporti urban dhe ndërqytetës, mes sfidës së kostove dhe numrit të pasagjerëve

24 Janar, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr