• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

GJKKO zgjat me tre muaj hetimet për skandalin Bankers

SkyWeb Nga SkyWeb
31 Dhjetor, 2025
në Aktualitet, Kryesore
A A
Policia dhe Hetimi Tatimor mësyjnë zyrat e Bankers Petroleum
Share on FacebookShare on WhatsApp

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme ka vendosur zgjatjen me tre muaj të afateve hetimore për dosjen e njohur si “Bankers Petroleum”.

Sipas organit të akuzës, zgjatja është e domosdoshme për kryerjen e veprimeve të tjera hetimore shtesë, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Kërkesa u paraqit nga prokuroret Enkeleda Millonai dhe Anita Jella dhe u miratua nga gjyqtari i GJKKO-së, Erion Çela.

Aktualisht, i vetmi person që ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” për këtë çështje është CEO kinez i kompanisë, Hongping Xiao. Të pandehurit e tjerë janë nën masa më të lehta sigurie, përfshirë arrestin në shtëpi.

Hetimi i SPAK lidhet me dyshime për deklarime të rreme tatimore dhe shmangie të detyrimeve financiare për një periudhë 20-vjeçare, nga viti 2004 deri në vitin 2024, çka dyshohet se ka sjellë një dëm të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit.

Sipas Prokurorisë, “Bankers Petroleum” ka realizuar shitje dhe eksporte nafte në vlerën totale prej rreth 532 miliardë lekësh, ndërkohë që në dokumentacionin zyrtar ka deklaruar humbje për çdo vit, me një total prej 11.7 miliardë lekësh. Kjo skemë dyshohet se i ka mundësuar kompanisë shmangien e tatimit mbi fitimin, si edhe përfitimin e rimbursimeve të dyshimta të TVSH-së.

Paralelisht me hetimet penale, disa ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bllokoi aktivitetin e kompanisë “Bankers Petroleum”, për shkak të një detyrimi financiar të papaguar. Bëhet fjalë për një gjobë prej 120 milionë eurosh, të vendosur që në vitin 2019, pasi kompania nuk kishte paguar rreth 30 milionë euro akcizë për holluesin e përdorur në procesin e nxjerrjes së naftës.

Dosja “Bankers Petroleum” mbetet një nga hetimet më të mëdha financiare të viteve të fundit, ndërsa zgjatja e afateve sinjalizon se SPAK po thellon verifikimet mbi aktivitetin shumëvjeçar të kompanisë dhe përgjegjësitë konkrete të drejtuesve të saj. /skyweb.al

Etiketat: bankersbankers petroleumdosja bankers
Artikulli para

THIRRJA/ Mbani 100 euro për person, ushqime dhe ilaçe në shtëpi!

Artikulli pas

Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 
Ekonomi

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro
Aktualitet

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm
Aktualitet

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit
Aktualitet

Evolve Tower, çibani 21-katësh që po mbyt një lagje të tërë te Rruga e Elbasanit

24 Tetor, 2026
Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë
Aktualitet

Rama për protestat: Kush fshihet pas dhunës do ta paguajë

24 Tetor, 2026
DRAFTI/ Kaosi me pronat, Kadastrës i lejohet të anulojë aktet e veta pa shkuar në Gjykatë: Bllokohen shitjet dhe kompensimet
Ekonomi

Procedurat, si të ndani pronën me të afërmit përmes e-Albania

24 Tetor, 2026
Artikulli pas
Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

Pas rajonit, Shqipëria drejt heqjes së tarifave roaming edhe më BE-në: Nis ndryshimi i kuadrit ligjor

Të Përzgjedhura

“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan
Aktualitet

“The Telegraph”: Serbët që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë të re në Ballkan

Nga Editor
16 Dhjetor, 2025
0

Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë të re në Bosnjë, zbulon “The Telegraph”. Qindra...

Lexo të plotë
Tatimet: Paguani taksat ose ju bllokojmë makinat!

Tatimet: Paguani taksat ose ju bllokojmë makinat!

28 Maj, 2025
Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

10 Maj, 2026
Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

Konkurenca në qiell, Boing do të prodhojë avionin e ri që sfidon Airbus A320neo

30 Shtator, 2025
Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ul lehtë çmimin e naftës

8 Prill, 2026

Të Fundit

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

Dorëhiqen drejtorët, po Elira Kokona dhe Dritan Agolli? 

24 Tetor, 2026
FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

FOTO/ Shikoni si do të transformohet sheshi Nënë Tereza, shpallet fituesi i tenderit 17.5 mln euro

24 Tetor, 2026
VENDIMI/ Baret dhe restorantet do të duhet të mbjellin një pemë për çdo karrige jashtë

Në lokal me gotën tënde! Çfarë parashikon plani për uljen e sasisë së plastikës

24 Tetor, 2026
Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

Apple nxjerr në shitje iPhone Duo, sa kushton telefoni i parë i palosshëm

24 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr