• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Për çfarë ankohen më shumë bizneset në Shqipëri?

Editor Nga Editor
6 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
Për çfarë ankohen më shumë bizneset në Shqipëri?
Share on FacebookShare on WhatsApp

298 ankesa janë depozituar pranë Avokatit të Tatimpaguesit gjatë vitit 2025 në rrugë elektronike dhe zyrtare. Referuar raportit vjetor të këtij institucioni,  pas vlerësimit të objektit të ankimit dhe shqyrtimit të përmbajtjes së tyre, janë pranuar 136 raste të trajtuara shkresërisht, për të cilat është vijuar me shqyrtimin për zgjidhje të çështjeve të parashtruara nga tatimpaguesit. Në përfundim të çështjeve të trajtuara, në bashkëpunim me administratën tatimore, kanë gjetur zgjidhje gjithsej 48 raste, dhe janë refuzuar 88 raste për shkak mungese kompetence apo mosplotësimi kriteresh paraprake. Gjithashtu, 134 raste janë trajtuar në rrugë elektronike  për shkak të numrit të lartë të ankesave lidhur me DIVA-n gjatë tremujorit të parë të vitit 2025. Për rastet e shkeljeve të të drejtave të tatimpaguesve apo veprime proceduriale të zbatuara gabim, është rekomanduar nxjerrja e përgjegjësive individuale për mosveprim nga ana e punonjësve tatimorë, në 18 raste.

Referuar raportit, gjatë këtij viti, një pjesë e konsiderueshme e ankesave, lidhet me problematikat në vonesa të ushtrimit të kontrollit tatimor. Konkretisht, konstatohet se DRT-të zbatojnë praktika shkresore të ndryshme dhe jo të standartizuara për njoftimin për kontroll tatimor, programin për kontroll tatimor dhe fillimin e procedurës së kontrollit. Jo të gjitha drejtoritë rajonale, në aktin e njoftimit të kontrollit përcaktojnë emrin e inspektorit dhe datën e fillimit dhe përfundimit të kontrollit;  Njëkohësisht, është konstatuar mospërputhshmëri ndërmjet Manualit të Kontrollit Tatimor me Ligjin procedural tatimor dhe Udhëzimin lidhur me lëshimin e autorizimit nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve për inspektorin tatimor të ngarkuar me përgjegjësi për ushtrimin e kontrollit tatimor; E drejta për të shtyrë datën e fillimit të kontrollit tatimor me kërkesë të tatimpaguesit apo nga ana e administratës tatimore, për shkaqe të arsyeshme të justifikuar prej tij dhe pezullimi i afatit procedural të kontrollit në raste të kërkesës për interpretim gjatë procedurës së kontrollit tatimor.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, vihet re se është katërfishuar numri i ankesave/kërkesave të ardhura nga tatimpaguesit në adresë të Avokatit të Tatimpaguesit. Sipas raporti, kjo rritje i atribuohet kryesisht bashkëpunimit të DPT për promovimin e rolit të Avokatit të Tatimpaguesit në mbrojtje të interesave të tatimpaguesve.

Çështjet e zgjidhura në favor të tatimpaguesit nga rastet e shqyrtuara janë në masën 99 %, kundrejt 74% në vitin 2024.

Afati i shqyrtimit dhe i zgjidhjes së problematikave në të gjitha rastet krahasuar me vitin 2024, për periudha të një fluksi normal të përballueshëm të ankesave, rezulton të jetë më i përshpejtuar./Scan

Etiketat: bizneset
Artikulli para

40 minutat e heshtjes pranë Hënës

Artikulli pas

“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme
Ekonomi

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Ekonomi

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
SUBVENCIONET/ Nafta në bujqësi regjistron mbi 52 mijë aplikime, blegtoria interes të lartë
Ekonomi

Ndryshojnë skemat e subvencioneve në bujqësi, qeveria do t’i zëvendësojë brenda dy viteve! Mbështetje e re për fermerët, të rinjtë dhe dëmet nga fatkeqësitë

19 Nëntor, 2026
INSTAT: Censi i Bujqësisë nis në vjeshtën e 2026, gjobë kush nuk jep informacion
Ekonomi

Qeveria vendos tavan për subvencionet në bujqësi, fermat e mëdha do të përfitojnë proporcionalisht më pak

19 Nëntor, 2026
Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?
Ekonomi

Greqia jep bonus 400 euro për pensionistët në fund të nëntorit, 2.2 milionë përfitues!

19 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

“Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove, policia apel qytetarëve: Kujdes mesazhet mashtruese!

Të Përzgjedhura

Apple prezanton iPhone 17, risitë dhe çmimet
Aktualitet

Apple prezanton iPhone 17, risitë dhe çmimet

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2025
0

Apple prezanton iPhone 17 – katër modele të reja dhe surpriza “Air”, më i holli ndonjëherë Apple prezantoi zyrtarisht serinë...

Lexo të plotë
Përgatitet omleta gjigante me 7,200 vezë në Belgjikë

Përgatitet omleta gjigante me 7,200 vezë në Belgjikë

18 Gusht, 2026
Merr fund spektakli i ankimimeve për tenderin 7.7 milionë euro të sistemit të Tatimeve, KPP kthen brapsht Sokol Sinanin e DataLog

Aplikacioni me anonimë, Tatimet nxisin “spiunët digjitalë” të sinjalizojnë për bizneset që bëjne evazion fiskal

26 Gusht, 2026
OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

OECD: Investimet e huaja po orientohen në pasuri të paluajtshme, nuk mbështesin rritjen afatgjatë

9 Korrik, 2025
Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar

Mungesë e mundshme e karburantit për avionët, BE: Të jemi të përgatitur për çdo skenar

21 Prill, 2026

Të Fundit

“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

Ligji i ri i siguracioneve rrit transparencën ndaj klientëve, më shumë informacion mbi mbulimin

19 Nëntor, 2026
OKB: Një në tre persona në botë nuk ka mundësi të përballojë një dietë të shëndetshme

Supermarketet dhe grumbulluesit rrezikojnë gjoba deri në 9 milionë lekë nëse nuk janë korrekt me fermerët!

19 Nëntor, 2026
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

Pavarësisht ndalimit, Brazili vijon të na “ngopë” me mish! Mbi 3,300 tonë importe në dy muaj, çfarë tregojnë shifrat

19 Nëntor, 2026
KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

KLSH jep alarmin për digën e Liqenit të Farkës: U dëmtua nga betonierët dhe kamionët gjatë ndërtimit të vilave

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr