• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 29 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Europol nxjerr pamjet, si u kapën gati 900 mijë euro para CASH te Call Centeri në Tiranë

SkyWeb Nga SkyWeb
29 Prill, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Europol nxjerr pamjet, si u kapën gati 900 mijë euro para CASH te Call Centeri në Tiranë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pas operacionit të zhvilluar në Tiranë disa ditë më parë, Europol ka publikuar detaje të reja mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti kriminal i call center-ave, duke hedhur dritë mbi përmasat dhe organizimin e skemës së mashtrimit.

Sipas agjencisë europiane të policisë, rrjeti që operonte nga Shqipëria kishte një strukturë të mirëorganizuar, të ngjashme me një kompani të mirëfilltë, me ndarje të qartë rolesh, menaxhim hierarkik dhe departamente të dedikuara për shitje, IT, financë dhe burime njerëzore .

Europol konfirmon se përmes këtyre strukturave janë mashtruar mijëra qytetarë në disa vende të Europës dhe më gjerë, me një dëm total që arrin të paktën 50 milionë euro. Viktimat joshnin përmes platformave të rreme investimi, ndërsa më pas kontaktoheshin nga “agjentë” që paraqiteshin si këshilltarë financiarë.

Një nga elementët kyç të skemës ishte përdorimi i gjuhëve të ndryshme, si gjermanisht, anglisht, italisht, greqisht dhe spanjisht, për të ndërtuar besim me viktimat dhe për të rritur efektivitetin e mashtrimit. Operatorët punonin në ekipe prej 6 deri në 8 personash, të specializuar sipas tregjeve që synonin.

Sipas të dhënave, rrjeti kishte deri në 450 persona të përfshirë në aktivitete të ndryshme, ndërsa operatorët paguheshin me një pagë bazë rreth 800 euro dhe komisione për çdo kontratë të realizuar.

Europol zbulon gjithashtu se mashtrimi nuk ndalej me fazën fillestare. Viktimat kontaktoheshin sërish me oferta për rikuperimin e parave të humbura, duke u kërkuar të kryenin pagesa të reja, shpesh përmes platformave të kriptomonedhave.

Operacioni që çoi në arrestimin e 10 personave dhe sekuestrimin e rreth 900 mijë eurove në Tiranë u zhvillua më 17 prill 2026, pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, të koordinuar nga Europol dhe Eurojust.

Publikimi i këtyre detajeve nga Europol konsiderohet i rëndësishëm, pasi jep një panoramë të plotë të mënyrës se si funksionojnë rrjetet e mashtrimit online në Shqipëri dhe shtrirjen e tyre ndërkombëtare, përtej informacionit të bërë publik gjatë operacionit policor. /skyweb.al

Etiketat: casheuropolpara
Artikulli para

Ku po rritet më shumë vlera e pronave në Tiranë?

Artikulli pas

Merr udhë dhe SH.A-ja e AKSHI-t pas super skandalit, qeveria i ndan 7 milionë euro Albanian Digital Solution

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës
Ekonomi

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën
Ekonomi

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për naftën dhe benzinën

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
HISTORIKE/ Shitja e makinave elektrike tejkalon ato me djegie të brendshme në BE
Ekonomi

TABELA/ S’ka më “zero taksa” për makinat e reja dhe elektrike, qeveria tërhiqet nga lehtësitë e gjelbra

29 Tetor, 2026
OBSH thotë se Shqipëria po boshatiset nga mjekët: Çdo vit ikën një brez i diplomuar
Aktualitet

Një shqiptar po rri sot më pak në spital se sa 5 vjet më parë

29 Tetor, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Alarm te “prestanomet” e Ergys Agasit, nis shitja e kompanive për të humbur gjurmët

Merr udhë dhe SH.A-ja e AKSHI-t pas super skandalit, qeveria i ndan 7 milionë euro Albanian Digital Solution

Të Përzgjedhura

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar
Ekonomi

Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Nga SkyWeb
6 Tetor, 2025
0

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së...

Lexo të plotë
Vetëm dekadën e fundit, rreth 522 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së

NJOFTIMI/ Rregullat që duhen patur parasysh nëse udhëtoni drejt Shqipërisë me para ose bagazhe

26 Gusht, 2026
Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

Shitje rekord biletash ajrore, pasagjerët rezervojnë më herët nga frika e çmimeve

23 Mars, 2026
Shqiptarët bashkohen për të ndihmuar Tonin dhe Nidën e “Farma Sotira” pas zjarrit në fermë

Shqiptarët bashkohen për të ndihmuar Tonin dhe Nidën e “Farma Sotira” pas zjarrit në fermë

24 Tetor, 2025
“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

“The Collector”: 7 qytetet historike që duhen vizituar në Shqipëri

26 Prill, 2026

Të Fundit

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

U shkatërruan nga ndërtimet, guroret dhe prerjet, qeveria përgatit heqjen nga lista të dhjetëra Monumenteve të Natyrës

29 Tetor, 2026
Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

Plas flluska e AI-së në Kinë, dëmi 480 mld dollarë

29 Tetor, 2026
“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

“Avullojnë” 70 ton kafe në Durrës, doganat zbulojnë skemën

29 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr