• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

Italia nis shitjen e shtëpiave me 1 euro në zonën e famshme turistike të veriut

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Maj, 2026
në Turizëm
A A
Italia nis shitjen e shtëpiave me 1 euro në zonën e famshme turistike të veriut
Share on FacebookShare on WhatsApp

Një nismë që prej vitesh po zbatohet në disa zona të Italisë për të luftuar braktisjen e fshatrave dhe plakjen e popullsisë, po shtrihet tani edhe në rajonin e Veneto-s.

Administratat lokale kanë ofruar shtëpi me çmime simbolike, deri në 1 euro, me qëllim tërheqjen e banorëve të rinj dhe rigjallërimin e zonave të boshatisura.

Projekti i fundit vjen nga zona e Piccole Dolomiti, ku Unione Montana Pasubio, një bashkim komunash në provincën e Vicenza-s, ka hapur një thirrje të financuar nga fondet e PNRR në kuadër të programit Green Communities.

Sipas të dhënave zyrtare, janë identifikuar 385 objekte të braktisura, nga të cilat 24 janë përzgjedhur për t’u shitur me çmimin simbolik prej 1 euro. Pjesa më e madhe e tyre, 20 ndërtesa, ndodhen në Recoaro Terme, një qytet i vogël me rreth 5 mijë banorë.

Në këtë iniciativë përfshihen edhe zona të tjera si Valli del Pasubio dhe Posina, ku fenomeni i shpopullimit është edhe më i theksuar.

Interesi ka qenë i lartë, me 78 oferta konkrete për blerje dhe mbi 500 kërkesa për informacion, jo vetëm nga Italia, por edhe nga jashtë vendit.

Megjithatë, blerja e këtyre pronave nuk është pa kushte. Pronat janë shpesh në gjendje të amortizuar dhe kërkojnë investime të konsiderueshme për rikonstruksion.

Autoritetet theksojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për një investim financiar, por për një zgjedhje jetese, që nënkupton ritëm më të ngadaltë, më pak shërbime dhe një përditshmëri më të thjeshtë.

Zonat ku zbatohet projekti ndodhen në një territor me vlera të larta natyrore në Dolomitet e Vogla, por që prej dekadash përballen me rënie të popullsisë.

Përveç peizazhit, këto zona mbartin edhe një histori të fortë, pasi kanë qenë pjesë e fronteve të Luftës së Parë Botërore, duke reflektuar një trashëgimi të lidhur me jetën në kushte të vështira dhe adaptimin e komuniteteve lokale. /skyweb.al

Etiketat: dolomitiitalia
Artikulli para

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje

Artikulli pas

3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë
Turizëm

Media amerikane: Shqipëria, ndër destinacionet më ekonomike në Evropë, sa shpenzohet për 10 ditë

3 Nëntor, 2026
Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës
Turizëm

Rrezikohet seriozisht Kalaja e Vilë Bashtovës

31 Tetor, 2026
Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Ekonomi

Saranda lë pas Durrësin, porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë

31 Tetor, 2026
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore
Turizëm

Unioni Turistik kundërshton Paketën Fiskale: Çmimet përcaktohen nga destinacionet rivale

29 Tetor, 2026
Hotelet dhe restorantet, shteti shqiptar kërkon më shumë transparencë nga platformat e shitjeve: Pse i mbylle llogarinë?!
Ekonomi

Tatimet gati, ligji i ri detyron regjistrimin e njësive në Air BNB dhe Booking

29 Tetor, 2026
Durrësi prezantohet në ITB Berlin si destinacion që bashkon detin, kulturën dhe zhvillimin
Turizëm

Rritja e TVSH-së në akomodim, Shoqata Shqiptare e Turizmit kundër: Rrezikohet konkurrueshmëria

28 Tetor, 2026
Artikulli pas
3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

3-mujori, kredia për shtëpi pësoi rënie për herë të parë që nga viti 2020

Të Përzgjedhura

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill

Nga Editor
14 Maj, 2026
0

Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje...

Lexo të plotë
Tenderi 1.3 mln euro i internetit i Posta Shqiptare, dy kompani ankohen në KPP: Kushtet paracaktojnë fituesin

EMRAT/ Punonjëset e Posta Shqiptare vjedhin 250 mijë euro nga pensionet dhe ndihma ekonomike e hallexhinjve në Devoll

16 Janar, 2026
Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

Shqipëria thyen çdo rekord: Rolls-Royce i 2018 del në ankand për “një copë bukë”

4 Gusht, 2026
Bumi i peptideve që nuk lidhet me muskujt

Bumi i peptideve që nuk lidhet me muskujt

26 Shtator, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Fluks pasagjerësh në Aeroportin e Tiranës, mbi 1 milion e 717 mijë udhëtarë gjatë gushtit

30 Gusht, 2026

Të Fundit

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

LISTA/ Modelet e makinave që planifikohet të nxirren nga qarkullimi deri në 2030

3 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Pse BSH po mban stabël normën bazë të interesit prej disa muajsh

BSH rrëzon Paketën Fiskale, e fut në listen e rreziqeve për ekonominë: Paralajmërohet rritje çmimesh

3 Nëntor, 2026
Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

Si të ushqehemi shëndetshëm gjatë orarit të punës, këshillat për vakte të shpejta dhe të balancuara

3 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr