• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Maj, 2026
në OP-ED
A A
Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vilant Xhori

Ka një ironi të hidhur që sot rëndon mbi fatin e Partisë Demokratike.

Ajo nuk është më kundërshtare reale e pushtetit, por kusht i mbijetesës së tij.

Nëse në vitin 2029 opozita përfaqësohet nga një parti e tkurrur, e lodhur dhe e kapur nga e shkuara, atëherë pushteti nuk do lodhet të fitojë sepse gara, si në 2025-ën, do të mbarojë para se të fillojë.

Por, problemi nuk është thjesht elektoral. Është struktural, është politik, dhe mbi të gjitha është edhe moral.

Është struktural, sepse një parti që ka humbur mekanizmat e rinovimit të brendshëm, që nuk prodhon më alternativa dhe që funksionon rreth një graviteti të vetëm politik, nuk është më organizatë që gjeneron ide, por një strukturë që riprodhon krizën e vet.

Mungesa e garës së brendshme dhe e alternativës e kthen atë në një trup politik që ekziston, por nuk përparon.

Është politik, sepse në këtë realitet opozita nuk prodhon më garë, por asimetrinë e saj.

Një strukturë që nuk sfidon dot realisht pushtetin, por vetëm e konfirmon atë si “opsionin e vetëm”, nuk është më kundërshtare, por thjesht funksionale për stabilitetin e kundërshtarit.

Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi më i madh. Ajo që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike po konfirmon një opozitë që do ekzistojë, por nuk do jetë në gjëndje të konkurojë.

Është moral, sepse degradimi i partisë deri tek mungesa e garës për lidership, është një test i qartë karakteri për të gjithë elitën përreth tij.

Në një moment kur çështjet ligjore dhe politike që rëndojnë mbi figurën qendrore të opozitës janë të shumta, dhe kur vetë opozita perceptohet si e mbyllur dhe pa alternativë reale, heshtja e një pjese të lidershipit nuk mund të lexohet si neutralitet.

Themi kështu sepse të mbyllësh gojën kur duhet të flasësh, të pranosh kur duhet të kundërshtosh, të vendosësh interesin personal mbi të mirën e përbashkët nuk është neutralitet; është zgjedhje.

Dhe kjo zgjedhje, për shumë prej tyre që nuk janë njollosur nga korrupsioni klasik i së shkuarës, po shndërrohet në një formë tjetër degradimi, atë të korrupsionit politik të së tashmes.

Kjo sepse mosreagimi bëhet bashkëfajësi në rrënimin e së ardhmes.

E nëse kjo bëhet për të siguruar një vend të sigurt në listën e 2029, me ritmet që po tkurret PD-ja ka pak gjasa që e gjithë shpura “memece” të gjejë vend aty.

Si mund të justifikohet nesër heshtja e sotme, kur një lider i sanksionuar, i hetuar dhe i kontestuar, njëkohësisht edhe humbësi më i madh i viteve të fundit politike, kandidon pa alternativë reale dhe përballë tij qëndrohet vetëm me vëzhgim?

Në çdo shoqëri, në çdo kohë dhe në çdo krizë morale apo politike, ekziston një vijë e hollë që ndan ata që flasin nga ata që zgjedhin të heshtin. Historia nuk mban mend vetëm ata që bënë të keqen, por edhe ata që panë, kuptuan dhe heshtën.

Dhe kjo është pjesa më e rëndë e saj. Jo vetëm veprimi i padrejtë, por boshllëku moral që e lejoi atë të ndodhte.

Dhe nesër, kur pasojat të bëhen të pamohueshme, heshtja e tyre do të peshojë po aq sa fajet e atyre që vepruan.

Pra, ata që heshtin sot, nuk janë thjesht spektatorë të padrejtësisë — janë oksigjeni i saj.

Në këtë kuptim, ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike nuk është thjesht historia e një lideri dhe e betejës së tij për mbijetesë politike.

Është edhe historia e një heshtjeje që po shndërrohet në turp kolektiv.

Është edhe historia e një rrethi politik që, duke mos folur sot, po humb çdo të drejtë morale për të folur nesër.

Nëse një parti arrin në pikën ku ekzistenca e saj i shërben më shumë kundërshtarit sesa vetes, atëherë nuk kemi më të bëjmë me krizë politike, por me një kapitull që po mbyllet.

Dhe historia, si gjithmonë, do të jetë shumë më e pamëshirshme se çdo kritik që bëjmë sot.

Artikulli para

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish çmimi i naftës

Artikulli pas

BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE
OP-ED

Lajmi përmes të dhënave të rrjedhura: Transparenca institucionale, përgjegjësia e medias dhe një krahasim me BE

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
200 milionë euro për pensionistët, kategoritë që përfitojnë bonusin dhe sa do të marrin çdo muaj
Ekonomi

BONUSI/ Mungesa e sinqeritetit e shoqërisë dhe shtetit ndaj pensionistëve

4 Nëntor, 2026
Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët
OP-ED

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

3 Nëntor, 2026
Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë
Aktualitet

Inteligjenca artificiale dhe gazetaria në Shqipëri dhe në Evropë

3 Nëntor, 2026
Nga Antifa te Rusia, Irani, TikToku dhe analistët: Rama shpall një komplot ndërkombëtar ndaj tij 
OP-ED

Rama duhet të mohojë Ramën!

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

BE në mbrojtje të pasagjerëve, urdhër kompanive ajrore për çmimet e biletave

Të Përzgjedhura

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia
Ekonomi

Bien treguesit e besimit te ekonomia gjatë gushtit, “mbahen” ndërtimi dhe tregtia

Nga SkyWeb
23 Shtator, 2025
0

Besimi në ekonomi ka shënuar rënie gjatë muajit gusht, si nga ana e bizneseve, ashtu edhe nga konsumatorët, sipas vrojtimit...

Lexo të plotë
Pas serverit të tatimeve bie edhe QKB, terr informativ mbi bizneset: Albanian Digital Solution po ndjek gjurmët e AKSHI-t….

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin: A e kopjoi qeveria Paketën Fiskale?

28 Tetor, 2026
Një “qytet” i tërë fluturoi çdo ditë nga dhe drejt Rinasit, transporti ajror shënoi rekord historik në 2025

Fluks pasagjerësh në Aeroportin e Tiranës, mbi 1 milion e 717 mijë udhëtarë gjatë gushtit

30 Gusht, 2026
Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025
Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët: Ju jeni prioriteti ynë

14 Qershor, 2025

Të Fundit

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën e parë me spektër të gjerë kundër gripit të shpendëve me IA

6 Nëntor, 2026
Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

Spanja bllokon 188 mijë ton vaj ulliri për të mos lejuar uljen e çmimit, fermerët nuk do të kompensohen

6 Nëntor, 2026
Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

Rama zbulon kur përfundojnë punimet e Bypass-it të Tiranës: Shmang trafikun e kryeqytetit

6 Nëntor, 2026
Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

Biznesi në bllok kundër Paketës Fiskale, paralajmërohen çmime më të larta dhe kosto shtesë për sipërmarrjen

6 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr