• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Maj, 2026
në Ekonomi, Fokus, Kryesore
A A
0
Jo më “t’i kam”: Afati shkurtohet në 30 ditë, vonesat në pagesën e faturave shkaktojnë kamatë, ndryshon ligji
Share on FacebookShare on WhatsApp

Vonesat në pagesën e faturave mes bizneseve, por edhe mes bizneseve dhe institucioneve publike, do të sjellin automatikisht kamatëvonesë. Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore dhe tregtare, duke vendosur afate më të qarta për shlyerjen e faturave dhe duke forcuar pozitën e kreditorit.

Ndryshimet nuk prekin vetëm rastet kur shteti i detyrohet biznesit privat. Ato vlejnë edhe për marrëdhëniet mes vetë bizneseve.

Në projektligjin që ka konsyultuar skyweb.al parashikohet se, në transaksionet tregtare ndërmjet sipërmarrjeve, kreditori ka të drejtë të përfitojë kamatëvonesë pa qenë e nevojshme të dërgojë më parë njoftim apo kujtesë për pagesë, nëse ka përmbushur detyrimet e tij dhe nuk është paguar në afat.

Kur afati i pagesës është përcaktuar në kontratë, kamatëvonesa nis nga dita pas përfundimit të këtij afati. Nëse kontrata nuk ka një datë të qartë pagese, kamatëvonesa llogaritet automatikisht pas 30 ditëve nga marrja e faturës ose e një kërkese të njëvlershme për pagesë.

Në rastet kur data e faturës është e pasigurt, afati llogaritet nga marrja në dorëzim e mallrave ose shërbimeve.

Për marrëdhëniet mes bizneseve, afati i pagesës në kontratë nuk mund të kalojë 60 ditë kalendarike, përveç rasteve kur palët bien dakord shprehimisht ndryshe dhe ky afat nuk është qartësisht i padrejtë ndaj kreditorit.

Më të forta janë rregullat kur debitori është autoritet publik. Në këto raste, afati i pagesës nuk mund të kalojë 30 ditë kalendarike.

Ai mund të zgjatet deri në 60 ditë vetëm nëse kjo është parashikuar shprehimisht në kontratë dhe justifikohet nga natyra ose veçoritë e veçanta të kontratës.

Projektligji synon të ndalë edhe zvarritjet përmes procedurave të kolaudimit apo marrjes në dorëzim të mallrave dhe shërbimeve.

Kur ligji ose kontrata parashikon një procedurë të tillë, ajo nuk mund të zgjasë më shumë se 30 ditë kalendarike. Çdo kusht kontraktor ose dokument tenderi që parashikon afat më të gjatë shpallet i pavlefshëm.

Po ashtu, data e marrjes së faturës nuk mund të jetë më objekt marrëveshjeje mes debitorit dhe kreditorit. Çdo kusht kontraktor që synon shtyrjen e kësaj date është i pavlefshëm. Kjo mbyll një nga hapësirat që mund të përdorej për të shtyrë artificialisht nisjen e afatit të pagesës.

Në relacionin shpjegues, qeveria argumenton se ndryshimet bëhen për përafrimin e plotë të ligjit shqiptar me direktivën e Bashkimit Evropian për luftën kundër pagesave me vonesë në transaksionet tregtare. Relacioni thekson se vonesat në pagesa dëmtojnë likuiditetin e sipërmarrjeve dhe konkurrueshmërinë e bizneseve shqiptare, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Një tjetër ndryshim është zgjerimi i përkufizimit të “sipërmarrjes”. Në këtë kategori përfshihen jo vetëm shoqëritë tregtare, por edhe personat fizikë, tregtarët individë dhe profesionet e lira, kur veprojnë në kuadër të veprimtarisë së tyre ekonomike apo profesionale.

Projektligji parashikon gjithashtu se detyrimi i papaguar, së bashku me kamatëvonesat dhe shpenzimet për rikthimin e kredisë, mund të vihet në ekzekutim të detyrueshëm. Gjykata duhet të lëshojë urdhrin e ekzekutimit brenda 90 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës, nëse debia ose elemente të procedurës nuk kundërshtohen. /skyweb.al

Etiketat: faturatatime
Artikulli para

Ishim mirë kur ishim keq: Albanian Digital Solution më keq se AKSHI, monopol dhe kontrata publike pa tender

Artikulli pas

Skanimi i parë 3D, inteligjenca artificiale zbulon efektet e obezitetit në çdo organ të trupit

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja
Aktualitet

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
Skanimi i parë 3D, inteligjenca artificiale zbulon efektet e obezitetit në çdo organ të trupit

Skanimi i parë 3D, inteligjenca artificiale zbulon efektet e obezitetit në çdo organ të trupit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD
Ekonomi

Bitcoin “fluturon” mbi 122 000 USD, shënohet rekordi i radhës

Nga SkyWeb
14 Korrik, 2025
0

Bitcoin ka kaluar sot një tjetër prag historik, duke u tregtuar mbi 122 mijë dollarë. Çmimi i kriptomonedhës më të...

Lexo të plotë
Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

Revista gjermane “CHIP”: Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime larg turizmit masiv

6 Korrik, 2026
Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

Prodhohet harta e re aeronautike e Shipërisë

3 Mars, 2026
Rreth 9 mijë kompani ndërtimi në “shënjestër” të tatimeve: Çfarë po kontrollohet

Bie besimi i biznesit te ekonomia, por rritet i konsumatorëve: Ndërtimi dhe tregtia në pikiatë

3 Gusht, 2026
Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

Rreth 5 000 gra me kancer gjiri në Shqipëri, rriten ndjeshëm rastet

7 Tetor, 2025

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr