• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital

SkyWeb Nga SkyWeb
22 Qershor, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE-në: One Albania prezanton investimet dhe planet e reja që mbështesin procesin e integrimit digjital
Share on FacebookShare on WhatsApp

Përtej tryezave të rrumbullakëta, deklaratave zyrtare dhe kapitujve të negociatave, integrimi europian po bëhet gjithnjë e më i prekshëm në jetën e përditshme të shqiptarëve. Ai reflektohet në mënyrën se si komunikojmë, udhëtojmë, punojmë dhe lidhemi me Europën.

Vendimi i fundit i Këshillit Europian për t’i hapur rrugë negociatave për heqjen e tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së shënoi një hap të rëndësishëm drejt heqjes së një prej barrierave të fundit në komunikimin.

Në një konferencë të posaçme për mediat, One Albania prezantoi vizionin e saj për të mbështetur këtë proces.

Si pjesë e Grupit 4iG, kompania po investon në teknologji, infrastrukturë dhe shërbime të reja. Këto investime afrojnë Shqipërinë me standardet europiane të komunikimit.

“One Albania është përpjekur të jetë në pararojë të këtij procesi. Para tre vitesh u bëmë pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming në Ballkanin Perëndimor. Jemi operatori i vetëm në Shqipëri që iu bashkua nismës për reduktimin e tarifave roaming data me 37 operatorë të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Muajin e kaluar hodhëm një tjetër hap të rëndësishëm.

Prezantuam planet e reja One EU, të cilat përfshijnë internet dhe minuta për përdorim në vendet e BE-së. Kjo u bë e mundur falë partneriteteve me 87 operatorë dhe reflekton angazhimin tonë për t’i sjellë qytetarët shqiptarë më pranë eksperiencës europiane të komunikimit”,- u shpreh drejtori ekzekutiv i One Albania, Barna Kútvölgyi.

Ndërsa Bashkimi Europian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor po hyjnë në një fazë të re negociatash për heqjen e tarifave roaming, hapi i radhës do të jetë përshtatja e kuadrit ligjor, rregullator dhe teknik. Drejtoresha e Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Telekomunikacionit dhe Postave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Irena Malolli, vlerësoi rëndësinë e këtij procesi si pjesë të rrugëtimit europian të Shqipërisë. Ajo u ndal edhe te rëndësia e investimeve që mbështesin progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Në 4 qershor është marrë vendim për hapjen e negociatave për heqjen e tarifave roaming. Ështe vendosur një urë bashkëpunimi dhe komunikimi e ngushtë me kompanitë e telekomunikacionit qysh herët në mënyrë që të kemi rritje të gatishmërisë dhe përgatitjes operacionale. Bashkëpunimi mes institucioneve publike, autoriteteve rregullatore dhe operatorëve të komunikimeve elektronike do të luajë një rol kyç në përafrimin e Shqipërisë me standardet europiane dhe në krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët”, – tha Malolli.

Si pjesë e Grupit 4iG, One Albania mbetet e fokusuar në modernizimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e zgjidhjeve që e bëjnë tregun më të hapur dhe më konkurrues. Grupi 4iG sjell në Shqipëri eksperiencën rajonale dhe një qasje të qëndrueshme ndaj zhvillimit teknologjik.

Etiketat: Barna Kutvolgyione albaniaroaming
Artikulli para

Si të vazhdoni aktivitetin fizik edhe në temperatura ekstreme

Artikulli pas

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët
Ekonomi

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente
Ekonomi

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Plotë me depozita, por bankat e mëdha nuk financojnë ekonominë shqiptare: Komploti ndaj bizneseve

5 Nëntor, 2026
Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?
Ekonomi

Kur do flasim seriozisht për “bombat” në shtëpi që mbajnë familjet shqiptare?

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Artikulli pas
TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

Të Përzgjedhura

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit
Aktualitet

Ky shtet europian bën propozimin e pazakontë për të kursyer energjinë gjatë eklipsit

Nga Editor
11 Gusht, 2026
0

Furnizuesit e energjisë dhe operatorët e rrjetit elektrik po përgatiten për ndikimin që eklipsi i kësaj jave pritet të ketë...

Lexo të plotë
Dëmtohet qellimisht Ura e Milotit, ARRSH: Lëvizja vijon normalisht

Dëmtohet qellimisht Ura e Milotit, ARRSH: Lëvizja vijon normalisht

10 Prill, 2026
Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

Ryanair nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Parmës

1 Qershor, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri pas rritjes galopante të pagave

10 Shtator, 2026
Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Presidenti Begaj dekreton ligjin, zhbllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

18 Shtator, 2026

Të Fundit

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

Pas të 40-ave nisin vështirësitë me shikimin: Pse kjo gjeneratë e ka të vështirë të pranojë nevojën për syze?

5 Nëntor, 2026
Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

Ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit, afatet dhe përjashtimet për peshkatarët

5 Nëntor, 2026
“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

“Fytyra Ozempik”, efekti i papritur i injeksioneve për dobësim, ekspertët paralajmërojnë për humbjen e volumit të fytyrës

5 Nëntor, 2026
Private: Nga Banka Credins te rrogat, targat dhe Bashkia Tiranë: Sulmet e bujshme nga hakerat që morën llogaritë e klientëve dhe dokumente

Sulm kibernetik ndaj bankës franceze, vidhen rreth 100 milionë euro përmes transfertave të paligjshme

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr