• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E hënë, 12 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë

SkyWeb Nga SkyWeb
11 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Në kërkim nga SPAK/ Ilir Shtufi merr “viston” për kompleks vilash “Garden Hills” në Himarë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Prej 12 qershorit të këtij viti, sipërmarrësi i ndërtimit, Ilir Shtufi, gjendet në Greqi, në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Shqipëri, pasi ndaj tij ekziston një urdhër arresti për përfshirje në grup kriminal të hetuar për “trafik narkotikësh” dhe “pastrim parash”.

Megjithatë, biznesi i tij, i vendosur nën dyshimet se pastronte paratë e kokainës të “Grupit Aruba” në komplekse betoni, vijon të përfitojë lehtësira nga autoritetet shtetërore.

Në 26 Qershor 2026, pra, gjatë kohës që ai qëndron në arrati, Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit, ka dhënë miratimin që një prej kompanive të tij të vijojë procedurat për lejen për ndërtimin e një kompleksi vilash në zonën e Himarë, në bregdetin e Jugut.

Në foto: Endri Haxhiu, kryetar i Këshillit Teknik në Ministrinë e Turizmit

Këshilli i drejtuar nga Endri Haxhiu ka miratuar raportin e vëzhgimit arkeologjik sipërfaqësor hartuar në kuadër të projektit “Resort turistik dhe rezidencial ‘Garden Hills’ me objekt hotelerie me 3 – 4 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë dhe objekte me 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues subjektet “Unlimited Construction” sh.p.k. dhe “Constructal” sh.p.k”.

Në foto: Vendimi i Këshillit Teknik të Ministrisë së Kulturës për projektin “Garden Hills”

Më herët, në 17 Prill 2026, ky projekt ka qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, një strukturë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Boldnews.al” konstatoi se kërkesa e dy kompanive ishte pjesë e rendit të ditës. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, në faqen zyrtare të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit (AZHT), nuk është publikuar informacion nëse ai është pranuar apo refuzuar.

Gjithësesi, në praktikën e Këshillit Kombëtar të Territorit, vendimet e refuzimit publikohen Brenda pak ditësh nga përfundimi i mbledhjeve, ndërkohë që vendimet e miratimit kërkojnë më tepër kohë.

Në foto: Projekti “Gardens Hills” u shqyrtua në mbledhjen e KKT-së, në 17 Prill 2026

Nisur nga të dhënat indirekte, sidomos nga fakti që Këshilli Teknik në Ministrinë e Turizimit ka miratuar raportin arkeologjik rreth dy muaj pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, presupozohet se leja për kompleksin e vilave “Garden Hills” në Himarë duhet të jetë miratuar me firmën e kryeministrit Edi Rama.

Vilat e vëllezërve Shtufi

Të dyja kompanitë investitore janë të lidhura me vëllezërit Ilir dhe Kujtim Shtufi.

Shoqëria “ConstructAl” është themeluar në dhjetor të vitit 2024. Ajo është në pronësi të kompanisë “Nova Construction”, me pronar fundor Ilir Shtufin.

Në foto: Kompleksi “Colonade”, në ndërtim nga “Nova Construction”, i vendosur nën sekuestro nga SPAK

Investitori tjetër është “Unlimited Construction”. Kompania është krijuar në vitin 2014 dhe aktualisht është në pronësi të Kujtim Shtufi dhe subjektit “Erald G”, e kontrolluar nga Gëzim Ismaili.

Më herët, aksionerë tek shoqëria “Unlimited Construction” kanë qenë Ilir Shtufi dhe Luçiano Koçeku. Ky i fundit konsiderohet si një nga personat kyç në një tjetër rrjet kriminal trafikimi, i konsideruar si “Grupi i Dubait”.

Shoqëria “Unlimited Construction”, e cila është pjesë e investitorëve për “Garden Hills” në Himarë, aktualisht është vendosur nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme dhe menaxhohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

Shtufët dhe trafiku i drogës

Në 12 qershor 2026, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi hetimet për një grup criminal që dyshohet se ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kokainë nga Amerika Latine, në drejtim të Europës.

Personazhi kryesor i këtij grupi është vlerësuar Artur Shehu, një vlonjat që jeton prej dy dekadash në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, një rol të rëndësishëm kishte edhe Luçiano Koçeku.

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme konfirmohet zyrtarisht informacioni i shpërndarë më herët për një takim misterioz të ishullin e Arubas, në Detin e Karaibeve.

Sipas të dhënave që ka siguruar SPAK-u nga autoritetet partnere, rezulton se në takimin në Aruba kanë marrë pjesë personazhe kyç të trafikut të drogës dhe “zyrtarë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare”.

 

 

Informacioni hetimor sugjeron që takimi është kryer për të krijuar lehtësirat e nevojshme për pastrimin e parave të kokainës në projekte luksoze ndërtimore në Shqipëri, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare.

Në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbuluar raporte të forta mes Luçiano Koçekut dhe Ilir Shtufit, me qëllim pastrimin e parave të drogës në kullat dhe godinat që ndërton kompania “Nova Construction”.

Në foto: Sipërmarrësi i shpallur në kërkim, Ilir Shtufi

Mbi bazën e këtyre të dhënave, SPAK-u mori aprovimin e Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së “arrestit me burg” për biznesmenin Shtufi. Arrestimi i tij nuk u bë i mundur, pasi ai ishte larguar drejt Greqisë, pak orë para se të miratohej vendimi i gjykatës.

Ilir Shtufi u ndalua nga autoritetet greke në një hotel në Athinë, ndërkohë që ai ka refuzuar të ekstradohet drejt Shqipërisë. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka vendosur nën sekuestro qindra apartamente, dyqane dhe poste parkimi, të cilat janë të regjistruara në emër të kompanisë së Ilir Shtufit, “Nova Construction”, nën dyshimin se janë pjesë e skemës së “pastrimit të parave”.

Vetëm pak ditë pas goditjes së “Grupit Aruba”, Prokuroria e Posaçme njoftoizhvillimet për një tjetër hetim ndaj atij që konsiderohet si “Grupi i Dubait”.

Personazhet kyçe të këtij grupimi, të dyshuar gjithashtu se ka trafikuar tonelata kokaine nga Amerika e Jugut drejt Bashkimit Europian, janë Shpëtim (Salvadore) Aliaj, Eldi Dizdari e Dritan Gjika.

Edhe ky grup akuzohet se ka pastruar paratë e trafikut të drogës në komplekse rezidenciale e hoteliere në Shqipëri.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme ka miratuar, ndër të tjera, caktimin e masës “arrest në shtëpi” për sipërmarrësin Gëzim Ismaili, pronar i “Erald G” shpk, e cila është pjesë e ““Unlimited Construction”, që ka marrë përsipër investimin e “Garden Hills” në Himarë.

Ndërsa, ortaku tjetër i kësaj shoqërie, Kujtim Shtufi, ka qenë subjekt i kontrollit fizik dhe të banesës nga ana e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në kuadër të hetimeve për “Grupin e Dubait”.

Këtij grupi iu vendosën nën sekuestro pasuri të shumta, të cilat gjenden në komplekse luksoze në Tiranë, në Gjirin e Lalzit në Durrës, si edhe në Himarë. /boldnews

Etiketat: endri haxhiugarden hillsilir shtufikujtim shtufinova construction
Artikulli para

VIDEO/ U dëgjua një shpërthim! Si është shkatërruar motori i avionit të Ryan Air, copat e të cilit më pas thyen xhamin e kabinës

Artikulli pas

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!
Aktualitet

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija
Aktualitet

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj
Aktualitet

Presidenti Begaj në “Odën Dibrane”: Kultura nuk njeh kufij, tradita duhet t’u përcillet brezave të rinj

11 Tetor, 2026
Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë
Aktualitet

Zuckerberg përballet me krizë imazhi, por pse Meta vijon të lulëzojë

11 Tetor, 2026
Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër
Aktualitet

Rama zbulon çfarë do të bëjë kur të mos jetë më kryeministër

11 Tetor, 2026
Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?
Aktualitet

Ku paguhen më mirë mësuesit në Evropë?

11 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ndryshojnë rregullat për pasuritë e sekuestruara – Përfshihen kriptomonedhat, Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

Qeveria ligj për të sjellë 30 mln euro bitcoin të krimit nga Belgjika

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria e Maqedonisë flet për një gazsjellës nga Manastiri në Elbasan
Ekonomi

Qeveria e Maqedonisë flet për një gazsjellës nga Manastiri në Elbasan

Nga SkyWeb
28 Maj, 2026
0

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po planifikojnë ndërtimin e një gazsjellësi të ri, që do të lidhë qytetin e Manastirit...

Lexo të plotë
Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

Tani nuk është dhe aq fitimprurëse dhënia e apartamenteve me qira ditore

22 Qershor, 2025
Rikthim te e vjetra, pse të rinjtë po vishen si baballarët e tyre

Rikthim te e vjetra, pse të rinjtë po vishen si baballarët e tyre

14 Mars, 2026
Dhuna ndaj grave lë pasoja afatgjata edhe në ADN

Dhuna ndaj grave lë pasoja afatgjata edhe në ADN

26 Nëntor, 2025
Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

Pasagjerja humb jetën gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

7 Tetor, 2025

Të Fundit

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

A na përcakton karakterin radha e lindjes? Studimet sfidojnë stereotipet për fëmijët e mëdhenj dhe të vegjël

11 Tetor, 2026
Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

Kumbaro, urdhër punonjësve dhe mësuesve: Fikni telefonin kur më takoni mua dhe mos e teproni me makiazhin!

11 Tetor, 2026
Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

Punësim, bursa dhe kurse në Britani: Narrativa Shqiptare sjell Albanian Career & Business Summit UK 2026 në Londër

11 Tetor, 2026
Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

Adidas padit White Fox, përplasje ligjore për dizajnin me katër vija

11 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr