• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

SkyWeb Nga SkyWeb
4 Gusht, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Share on FacebookShare on WhatsApp

Gerta Picari dhe Artur Kasimati

Për këtë shkrim u bënë shkas debatet e fundit mbi kursin e këmbimit, propozimet për ndryshime në ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” dhe diskutimet mbi integrimin monetar të vendit. Shqipëria paraqet disa veçori në zhvillimin e saj ekonomik, të cilat shpesh janë konsideruar paradoksale. Një nga këto veçori është hyrja e valutës (HV), e cila ka luajtur një rol vendimtar në financimin e ekonomisë dhe në akumulimin e kapitalit, veçanërisht gjatë periudhës 2000–2015.

Gushti zhyt edhe më tepër Euron, sot kapi FUNDIN si kurrë më parë

Forcimi i lekut nuk është një fenomen i rastësishëm apo vetëm sezonal. Ai është zhvilluar në mënyrë graduale dhe të qëndrueshme përgjatë shumë viteve. Kjo ecuri sugjeron se burimet kryesore të hyrjeve valutore nuk lidhen kryesisht me ekonominë informale apo aktivitetet kriminale.

Për shembull, që në vitin 2006, Shqipëria regjistronte mbi pesë milionë hyrje në kufi, ndërsa sot ky numër është shumëfishuar. Natyrisht, flukset financiare me origjinë të paligjshme mund të kenë ndikim në tregun valutor, por është e vështirë të argumentohet se ato janë faktori përcaktues i kursit të këmbimit. Në këtë analizë, kursi i këmbimit trajtohet si rezultat i ndërveprimit midis kërkesës dhe ofertës në tregun valutor, pa u ndalur në origjinën e çdo fluksi financiar.

Një mënyrë për të vlerësuar rëndësinë e secilit burim të hyrjeve valutore është rëndësishme të analizohet ndikimi që do të kishte ndërprerja e tij. Nëse, për shembull, si rezultat i forcimit të shtetit ligjor do të reduktoheshin ndjeshëm flukset financiare me origjinë kriminale, pritej që kjo të shoqërohej me një zhvlerësim të menjëhershëm të lekut. Megjithatë, përvoja e viteve të fundit nuk e mbështet këtë hipotezë. Një element tjetër që duhet marrë në konsideratë është lidhja ndërmjet HV dhe kërkesës së brendshme. HV nuk përfaqësojnë vetëm një rritje të ofertës së valutës, por njëkohësisht shfaqen si kërkesë e brendshme. Për këtë arsye, edhe nëse një burim i caktuar valutash do të reduktohej, efekti mbi kursin e këmbimit nuk do të ishte domosdoshmërisht proporcional, pasi do të ulej njëkohësisht edhe kërkesa. Në këtë kuptim, elasticiteti ndërmjet kërkesës dhe ofertës  e bën kursin e këmbimit më të qëndrueshëm sesa perceptohet zakonisht. Përvoja e 35 viteve të fundit tregon se faktori që ka rrezikuar më shumë stabilitetin e lekut nuk ka qenë ekonomia, por zhvillimet politike dhe sociale. Në momentet kur është cenuar besimi i publikut ndaj institucioneve ose është rritur pasiguria politike, presioni mbi monedhën kombëtare është bërë më i dukshëm se sa ndikimi i çdo faktori ekonomik afatshkurtër.

Disa tregues makro

Prodhimi i Brendshëm Bruto, PBB, në Shqipëri nuk është “matur” në mënyrë klasike. Në vitin 1991, misioni i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar “përllogariti” PBB-në. Deri atëherë, vendi e llogariste Prodhimin e Përgjithshëm Bruto dhe të Ardhurën Kombëtare mbështetur në parimin e Marksit se konsumi ndërmjetës është përcaktues në zhvillimin e një vendi. Të Ardhurat Kombëtare afrohen disi me konceptin e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, ky mision bëri një “konvertim” nga Prodhimi i Përgjithshëm në PBB dhe me sa di unë, që atëherë llogaritja absolute e PBB-së është bërë deri në vitet 2000 me vlerësime për rritjen reale dhe nominale vjetore, ndërsa më pas me anketimet statistikore. Nuk duam të hyjmë tek arsyet e shumta të pasaktësive, po tek faktet, i vetmi tregues i saktë në vend është paraja ose M3. Shkolla të ndryshme analizojnë koeficientët e kërkesës së parasë ose e anasjellta, që njihet si shpejtësia e qarkullimit të parasë dhe që merret si raport PBB/M3.

Në vende si Serbia, Maqedonia e Veriut apo Moldavia, ky tregues shkon nga 1.8 në Moldavi deri në 2.5 në Serbi. Në Shqipëri, ky raport del 1.34, ndërkohë që pretendohet se paraja digjitale e rrit këtë tregues. Po të kemi parasysh që një sasi e madhe transaksionesh kryhen në valutë dhe jashtë sistemit, ky tregues del akoma më i ulët. Shpjegimi i vetëm për diferencën me vendet e ngjashme mendoj se është vlerësimi i gabuar dhe shumë i ulët i PBB-së dhe e njëjta logjikë përdoret për vlerësimin e HV. Shpesh, sasia e tyre vlerësohet edhe nga bilanci i pagesave, pjesë kryesore e së cilit është deficiti midis importeve dhe eksporteve. Pa u zgjatur, analiza e treguesve të grup-mallrave tregon qartë se treguesit e importeve, sidomos ato të akcizave apo karburanteve janë shumë larg reales.

Për të shtjelluar idenë tonë po përdorim, pikërisht në kohën e kriptomonedhës, një preferencë për natyrën e parasë qe ‘Paraja është një kontratë apo marrëveshje sociale’, ashtu siç janë edhe kontratat e tjera sociale, si për shembull e drejta e pranueshme e pronës, si një marrëveshje që krijon bazamentin e çdo komuniteti ekonomiko-social.

A është Leku një kontratë e tillë, produkt i një marrëveshjeje të qëndrueshme sociale? A është leku para e besueshme apo e sigurt, a është produktiviteti i vendit kaq i lartë? Besojmë se në kushtet e pasigurisë sociale, autokracisë, korrupsionit, të nëpërkëmbjes së të drejtës së pronës apo mungesës së barazisë në treg, përgjigja është negative. Dhe për me tepër vendi është shembulli me tipik për shpërdorimin e kapitalit dhe pa një sistem financiar.

Politikat monetare në 35 vitet e fundit kanë qenë dhe do të jenë nul, pa efekt tek rritja e çmimeve, që përbën edhe objektivin kryesor të Bankës së Shqipërisë. Është natyra e Lekut që krijohet nga i gjithë sistemi dhe jo emisioni apo prodhimi i tij ajo që e bën paranë tonë të pabesueshme, ndërkohë që është HV në sasi që po e “shpëton lekun” dhe po e bën atë të preferuar.

Të gjitha proceset ekonomike që ndikojnë te kursi i këmbimit janë me efekte pozitive në tërësi dhe duhen mbështetur. Forcimi i Lekut ka një pasojë negative tek sektorë si fasonët, bujqësia, turizmi, dhe në përgjithësi, të gjitha mallrat e shkëmbyeshme me jashtë, por mendojmë se ka një efekt pozitiv në tërësi për arsyen e thjeshtë, sepse i afron vendit në krahasim me vendet e tjera një avantazh relativ, sidomos për mallrat jo të shkëmbyeshme për koston, pasi i bën mallrat e huaja më të lira për ne dhe dominon mbi rritjen e kostos për të huajt.

Me siguri dhe këtë vit do kemi më shumë se 15 milionë hyrje. Hapja e Shqipërisë ka bërë që shumë tregues të varen nga të huajt apo emigrantët. Një rast i tillë është blerja e apartamenteve, ku çmimet janë të papërballueshme për vendasit, por të ulëta për të huajt apo emigrantët. Shkalla e hapjes dhe e integrimit ekonomik  shfaqet me tendencën e afrimit të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve, po sidomos të mallrave. Prandaj një Lek i forcuar gradualisht përbën një avantazh që duhet përdorur në këtë proces që duket brovinian.

Natyrisht, forcimi i Lekut duhet të shoqërohet me politika të dukshme dhe të fuqishme për stimulimin e bujqësisë, industrisë së lehtë dhe asaj ushqimore, dhe një pjesë e përfitimeve ndaj avantazheve të forcimit të lekut duhet të investohen në këto politika. Mbështetja për këta sektorë është urgjente. Stimulimi i akumulimit të kapitalit në këta sektorë, por dhe nisma për tregjet e kapitalit mund të jenë një opsion për investimet në këta sektorë.

Në përfundim të këtij parashtrimi, mendojmë se Banka Qendrore nuk duhet të nxitohet për t’u integruar në qarkullimin monetar dhe s’ka pse rrit rezervën valutore në kufij ekstremë, sepse vetëm e ngadalëson përkohësisht forcimin e Lekut. Rezerva valutore ka arritur në 130% të importeve totale [nga 4-5 muaj importe dhe gati sa gjysma e gjithë borxhit publik), dhe nuk mund të quhet më rezervë, por mjet për të ngadalësuar forcimin e lekut.  Politikat monetare në vendin tonë kanë qenë dhe do të jenë nul, por ato mund të stimulojnë rritjen e kërkesës për Lekun dhe të minimizojnë qarkullimin paralel me monedha të ndryshme.

Një hap tjetër do të ishte përdorimi i Lekut (zyrtarizimi do ishte i paimagjinueshëm) në Kosovë. Përveç anës ekonomike, paraja është instrumenti më efikas për integrimin e dy vendeve. Këto nuk janë rekomandime për qeverinë në largim, që është thjesht çështje kohe, por për ato post ‘rampalles’. Këto masa do të rrisnin akoma më shumë kërkesën dhe për pasojë, forcimin e lekut.

Shqipëria është një vend i veçantë dhe ndryshimet cilësore që kërkohen të ndërmerren në mënyrë urgjente do të duan gjenerata, por me këtë shkrim, ne sugjerojmë disa ndryshime sasiore që mund të kenë ndikim më të shpejtë dhe të rëndësishëm. /BIRN

Etiketat: eurokursi kembimitleku
Artikulli para

Mbi 14 milion tentativa për sulme kibernetike në Shqipëri

Artikulli pas

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
DOSJA/ Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri i çonin Mirlinda Karçanajt kuti vere plot me euro prerje 100, 200 dhe 500

Mega skandali AKSHI, Shqipëria kërkon zyrtarisht ekstradimin e Ermal Beqirit pas arrestimit në Francë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

BE shtyn vendimin për bllokimin e përhershëm të naftës ruse pas luftës me Iranin, Putini fërkon duart
Ekonomi

Rezervat e naftës po shterojnë me ritme të shpejta, kanë mbetur dhe vetëm pak javë furnizime

Nga SkyWeb
19 Maj, 2026
0

Lufta me Iranin dhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po fillojnë të godasin rezervat globale të naftës më shpejt nga...

Lexo të plotë
Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve – Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

14 Korrik, 2026
FOTO LAJM/ Ndotje alarmante në Hamallaj, llumi i zi pushton detin

FOTO LAJM/ Ndotje alarmante në Hamallaj, llumi i zi pushton detin

9 Gusht, 2026
“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC

“Nuk do kesh nevojë të punosh më kurrë”, bandat I ofrojnë para gazetarit për të hakuar BBC

29 Shtator, 2025
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Rekord historik, Bitcoin kalon për herë të parë mbi 110 000 USD

22 Maj, 2025

Të Fundit

Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

OBSH: Gratë dominojnë sektorin e shëndetësinë në Evropë, por paguhen 19% më pak se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr