• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 24 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Tirana, kryeqyteti i dytë në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

Editor Nga Editor
9 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Tirana, kryeqyteti i dytë në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës
Share on FacebookShare on WhatsApp

Në Tiranë, çmimi mesatar i qirasë për muajin maj 2026 arriti 710 euro në muaj dhe për përballimin e saj një individ me të ardhura neto mesatare prej 760 eurosh në muaj duhej të shpenzojë mesatarisht 93% të pagës për strehim, sipas të dhënave të raportit “Tradingpedia” i cili krahasoi qiratë mesatare me të ardhurat neto për 127 qytete europiane.

Me një qira mesatare prej 710 eurosh në muaj, kryeqyteti shqiptar renditet pas kryeqytetit të Portugalisë, Lisbonës, ku qiraja mesatare prej 1,331 eurosh zë 99% të të ardhurave mujore.

Pas Tiranës renditet Kievi, ku shpenzimet për qira zunë 88% të pagës mesatare. Në muajin maj në Kiev, qiraja mesatare arriti 558 euro në muaj, ndërsa paga mesatare neto arriti 637 euro në muaj.

Të dhënat tregojnë se megjithëse qiratë në Tiranë mbeten më të ulëta në vlerë krahasuar me qytete të tjera europiane, si Porto në Portugali ku qiraja mesatare arrin 1,108 euro në muaj apo në Malaga të Spanjës 1,195 euro në muaj, niveli i ulët i të ardhurave mesatare neto, e ka bërë strehimin në Tiranë ndër më të papërballueshmit në Europë.

Edhe në Prishtinë, pavarësisht se çmimet e qirasë mujore për muajin maj arritën 326 euro në muaj, ndër më të ulëtat, një individ duhet të shpenzojë 56% të të ardhurave mesatare neto (arritën 583 euro në muaj për muajin maj 2026) për përballimin e strehimit .

Edhe në qytete të tjera si Konstancë në Rumani, ku qiraja mesatare ka arritur 531 euro në muaj, mbetet e papërballueshme. Një individ duhet të shpenzojë 64% të të ardhurave mujore neto.

Si po ndikon formalizmi i strukturave me qira

Kush jep apartamente për qira ditore në Airbnb e Booking nuk ka detyrim të hapë NIPT, por duhet të deklarojë të ardhurat përmes DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.

Detyrimi ligjor për formalizimin e qiradhënies afatshkurtër dhe aplikimi i tatimit prej 15% mbi të ardhurat po ndikojnë në mënyrën se si është organizuar tregu i qirave ditore në Shqipëri.

Sipas zhvillimeve të fundit në sektorin e pasurive të paluajtshme, shumë pronarë që disponojnë një ose dy apartamente po zhvendosen nga qiraja ditore drejt qirasë afatgjatë, për shkak të kostove më të larta operative, taksimit dhe nevojës për administrim më të shpeshtë të pronës.

Nga ana tjetër, segmenti i qirave afatshkurtra po konsolidohet gjithnjë e më shumë tek operatorë profesionalë dhe agjenci imobiliare, të cilat menaxhojnë portofola më të mëdhenj pronash dhe ofrojnë shërbime të plota si marketingu, mirëmbajtja dhe administrimi i rezervimeve në platforma digjitale si Airbnb.

Agjentët imobiliarë vlerësojnë se ky zhvillim po krijon një ndarje të re të tregut, ku pronarët që disponojnë vetëm një pronë po orientohen drejt qirasë afatgjatë për stabilitet më të lartë të të ardhurave, ndërsa qiraja ditore po përqendrohet në struktura të menaxhuara nga agjenci.

Po ashtu, Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar mbi 8,472 individë dhe subjekte që kanë gjeneruar të ardhura nga dhënia me qira e akomodimeve përmes platformës Airbnb.

Sipas të dhënave zyrtare, vlera totale e rezervimeve për këtë periudhë ka arritur në rreth 3.8 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro, ndërsa komisionet e platformës janë rreth 167.5 milionë lekë.

Administrata Tatimore ka njoftuar disa herë se disponon të dhëna mbi këto transaksione dhe u ka kërkuar individëve dhe subjekteve që kanë përfituar të ardhura nga qiradhënia afatshkurtër përmes platformës të plotësojnë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA 2025), në përputhje me ligjin tatimor në fuqi.

Administrata ka paralajmëruar se mosdeklarimi i të ardhurave mund të sjellë kontrolle tatimore dhe penalitete, ndërsa deklarimi i saktë konsiderohet detyrim ligjor për shmangien e problemeve me organet fiskale.

Megjithatë, një pjesë e këtyre individëve nuk janë formalizuar, duke nxitur marrjen e masave për evidentimin dhe fiskalizimin e këtij aktiviteti të zhvilluar në tregun informal.

Pavarësisht sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve thekson se ka marrë një sërë masash për sa i përket identifikimit të individëve që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira ditore ose jo të pasurive të paluajtshme.

Për identifikimin e individëve që lëshojnë prona me qira ditore dhe formalizimin e tyre, Tatimet nisën identifikimin nëpërmjet komisioneve të paguara prej tyre në platformën Booking.

Drejtoria e Hetimit gjithashtu ka hartuar një projekt pilot për evidentimin e këtyre të dhënave, nëpërmjet përfaqësuesve tatimorë në Shqipëri që japin prona me qira në platformat Booking apo AirBnb.

Projekti parashikon që numri i qiradhënësve të identifikuar përmes komisioneve të paguara, për formalizimin të kryqëzohen me një sërë të dhënash, përfshirë deklarimet në Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), me qëllim mbajtjen 15% të tatimit në burim për të ardhurat e patatuara./Monitor

Etiketat: qiratirana
Artikulli para

Klima po shtrenjton sigurimet në Europë, dëmet nga moti ekstrem kalojnë 200 miliardë euro

Artikulli pas

Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

Editor

Editor

Nga Kategoria

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët
Ekonomi

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët
Ekonomi

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Ekonomi

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
Rekord, borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë
Ekonomi

Rekord, borxhi global arrin rekordin 365 trilionë dollarë

24 Shtator, 2026
Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor
Ekonomi

Si u spastruan banorët e Taçit nga tokat e tyre/ Fortis Energy rrëmbeu 412 hektarë toka dhe kullota për central diellor

24 Shtator, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime
Ekonomi

Bankat do të financohen me kreditë e banesave, por interesat për qytetarët mund të mos ulen

24 Shtator, 2026
Artikulli pas
Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

Zjarri rrethoi Krujën, Rama: Bilanci mund të kishte qenë tragjik, siç po ndodh në vende të tjera të Europës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Nga administrata te “miku” për të gjetur zgjidhje, Rama: Shteti ka tre plagë që ushqejnë njëra-tjetrën
Aktualitet

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

Nga Editor
6 Shtator, 2026
0

Pagat e muajit gusht për magjistratët dhe punonjësit e sistemit të drejtësisë në Shqipëri vijojnë të mbeten të bllokuara në...

Lexo të plotë
Abuzimi me lejet e ndërtimit, bashkë me Rigers Sheqerin e IMT, detyrim paraqitje dhe heqje pasaporte ndaj biznesmenit Pandeli Carapuli

Abuzimi me lejet e ndërtimit, bashkë me Rigers Sheqerin e IMT, detyrim paraqitje dhe heqje pasaporte ndaj biznesmenit Pandeli Carapuli

31 Mars, 2026
Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

Mënyra si ha ushqim ka më shumë rëndësi se sasia

22 Mars, 2026
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

PRONAT/ Mos i bëni këto gabime! Kadastra: Çfarë duhrt të keni parasysh para se të vini te ne!

24 Gusht, 2026
Çmimi i arit nuk ndalet, thyen sërish rekord të ri

Çmimi i arit nuk ndalet, thyen sërish rekord të ri

13 Tetor, 2025

Të Fundit

“Mësohuni me çmimet e larta!” Industria e mishit ka një mesazh për komsumatorët

Shqiptarët po hanë mish si asnjëherë më parë, dalin shifrat

24 Shtator, 2026
Janar-shkurt, tregu i sigurimeve shfaq përsëri rritje të dobët

Sigurimet drejt standardeve të BE, kapitali do të lidhet me rrezikun dhe forcohet mbrojtja e klientëve

24 Shtator, 2026
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

24 Shtator, 2026
Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

Bentley hyn në epokën elektrike, sjell modelin e ri

24 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr