• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen

Editor Nga Editor
13 Gusht, 2026
në Aktualitet
A A
Shqipëria mban ende të forta lidhjet familjare, 24,6 % e popullsisë takohet përditë me familjen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shoqëria shqiptare vazhdon të jetë ndër më të lidhurat në Europë me familjen, duke ruajtur një strukturë tradicionale ku kontaktet e përditshme me familjarët dhe miqtë shërbejnë si shtylla kryesore e stabilitetit emocional dhe mbështetjes së ndërsjellë.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga zyra eUropiane e statistikave, Eurostat, rreth 24.6% e qytetarëve në Shqipëri takohen me rrethin e tyre shoqëror apo familjar çdo ditë, një tregues ky që e pozicionon vendin tonë dukshëm mbi mesataren e shumë ekonomive të zhvilluara të Europës Perëndimore dhe Veriore.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për përqindjen e popullsisë që realizon kontakte të përditshme, disa vende në Europë renditen më mirë se Shqipëria, në krye të të cilave spikat Qiproja me 48.1%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.1% dhe Kroacia me 26.9%.
Ky intensitet i lartë i bashkëveprimit social, në një kohë që vendet perëndimore karakterizohen gjithnjë e më shumë nga rritja e individualizmit dhe struktura të izoluara banimi, ku në Francë treguesi i takimeve të përditshme regjistrohet në vetëm 10%, në Austri në 6.8%, në Holandë në 5.1% dhe në Suedi në 3.6%, dëshmon për një formë të veçantë të “kapitalit social” që ruan rolin e një amortizuesi të rëndësishëm në mbështetjen e mirëqenies së përditshme.
Përveç këtyre takimeve të përditshme që përbëjnë një peshë të konsiderueshme, statistikat e Eurostat tregojnë se 20.5% e popullsisë shqiptare zhvillon takime javore, ndërsa 15.7% e qytetarëve takohen me miqtë apo të afërmit e tyre një herë në muaj dhe rreth 19.3% raportojnë kontakte periodike disa herë në muaj.
shoqëria shqiptare vazhdon të ruajë me forcë një model të bazuar te lidhjet e ngushta, ku kontaktet e shpeshta fizike dhe mbështetja e ndërsjellë mbeten baza e përditshmërisë.
Në një analizë më të gjerë socio-ekonomike, ky “kapital social” i trashëguar shërben shpeshherë si një rrjetë e rëndësishme sigurie përballë sfidave të vazhdueshme të standardit të jetesës dhe të ardhurave të kufizuara. Ekspertët e çështjeve sociale vënë në dukje se ndihma e ndërsjellë brenda rrethit familjar zbut deri diku goditjet financiare, megjithatë sfidat mbeten të mëdha për shkak të lëvizjeve demografike dhe emigracionit që rrezikojnë të tkurrin këto bërthama tradicionale. /Monitor

Etiketat: familja
Artikulli para

Si po i përdorin bandat kriminale kartat Pokémon për të pastruar para

Artikulli pas

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Editor

Editor

Nga Kategoria

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online
Aktualitet

Microsoft rikthen gradualisht shërbimet pas ndërprerjes globale, ekspertët paralajmërojnë për mashtrime online

13 Nëntor, 2026
PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë
Aktualitet

PROJEKSIONI/ Shqipëria e dyta në Evropë për tkurrjen e popullsisë deri në 2100, pas Ukrainës në luftë

13 Nëntor, 2026
Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq
Aktualitet

Nën kërcënimin e luftës? Evropa përgatit spitalet për skenarin më të keq

13 Nëntor, 2026
Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!
Aktualitet

Si gënjeu Tërmet Peçi me firmë dhe vulë Delina Ibrahimajn, Ervin Meten dhe Petrit Malajn!

13 Nëntor, 2026
Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore
Aktualitet

Kaos në mbarë botën nga rënia e Microsoft, paralizohen komunikimet në banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktualitet

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja për karburantet

12 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Autoritetet e BE kundër urdhrit të Trump për vaksinat: Mund të rrezikojë Europën

Të Përzgjedhura

Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë
Ekonomi

Pavarësisht fryrjes nga agjentët imobiliarë, sa % mund ta ulni çmimin e apartamenteve në Tiranë

Nga SkyWeb
16 Shkurt, 2026
0

Në vitin 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë paraqet një diferencë të dukshme mes çmimit të shpallur në...

Lexo të plotë
“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

“Fit for the Future with AI”: Vodafone Albania organizon forumin kombëtar mbi qeverisjen, inovacionindhe transformimin e udhëhequr nga AI

2 Mars, 2026
BE planifikon taksë karboni edhe për fluturimet ndërkombëtare, pritet shtrenjtim i biletave

LISTA/ Cilat janë kompanitë ajrore më të mira për 2026

20 Gusht, 2026
Qeveria bën gati taksën e re mbi karburantet që do të paguhet nga çdo shqiptar

Çmimi naftës i afrohet 200 lekëve për litër në Shqipëri

10 Mars, 2026
Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

Një aromë shumë e keqe në kabinë kthen mprapsht në mes të Atlantikut avionin me qindra pasagjerë

12 Shkurt, 2026

Të Fundit

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

“Mos u ngrini!” Ndalohen të gjitha nisjet e avionëve në aeroportet e SHBA-së, e paprecedentë që prej 2001

13 Nëntor, 2026
LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

LISTA/ Amerikanëve u kërkohet që këto modele të BMW-së të mos i parkojnë brenda, ose mund të pendohen!

13 Nëntor, 2026
Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

Pse po zgjat kaq shumë rikthimi i Microsoft? Kompania zbulon problemin që paralizoi shërbimet në mbarë botën

13 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave

Stabilizohet tregu botëror i naftës, pritet ulje e çmimeve të karburanteve

13 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr