• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 15 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Punëtorët e huaj nuk mund të kenë kushte më të këqija se shqiptarët, rregullat e reja: Paga në bankë, tarifën e paguan punëdhënësi

SkyWeb Nga SkyWeb
18 Gusht, 2026
në Ekonomi, Kryesore
A A
0
Ndryshojnë procedurat për lejet e ndërtimit: Rregulla të reja, zgjaten afatet për objektet e papërfunduara
Share on FacebookShare on WhatsApp

Punëtorët e huaj që punësohen në Shqipëri nuk mund të kenë paga apo kushte pune më të pafavorshme se punonjësit shqiptarë që kryejnë të njëjtën punë, sipas procedurave të reja për miratimin e lejes unike.

Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë, duke zëvendësuar procedurat e vitit 2023.

Një nga risitë e Udhëzimit të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Ekonomisë, është formulari i ri i ofertës së punës që duhet të plotësohet nga punëdhënësi për të huajin që kërkon të punësojë.

Në këtë dokument duhet të deklarohen paga bruto mujore, orët javore të punës, ditët e pushimit, orët shtesë dhe mënyra e pagesës së tyre, si dhe nëse punonjësi do të kryejë punë nate gjatë intervalit 22:00–06:00.

Punëdhënësi duhet të deklarojë gjithashtu datën maksimale të pagesës së pagës përmes bankës, nëse mbulon akomodimin e punonjësit dhe nëse siguron apo financon ushqimin.

Por pika më e rëndësishme lidhet me trajtimin e punëtorëve të huaj në raport me shqiptarët.

Punëdhënësi duhet të konfirmojë me nënshkrim se oferta e punës nuk përmban kushte më pak të favorshme se ato që u ofrohen punonjësve shqiptarë në të njëjtin pozicion.

Kjo do të thotë se përdorimi i fuqisë punëtore të huaj nuk mund të mbështetet formalisht te paga apo kushte më të dobëta pune krahasuar me standardin që aplikohet për një punonjës shqiptar në të njëjtën detyrë.

Një tjetër detyrim lidhet me kostot e rekrutimit. Punëtori i huaj nuk duhet të paguajë tarifa apo kosto për rekrutimin, ndërmjetësimin apo punësimin, pasi këto shpenzime duhet të mbulohen nga punëdhënësi.

Procedura e re parashikon gjithashtu që kërkesa për leje unike ose rinovimin e saj të bëhet përmes e-Albania, ndërsa për pjesën më të madhe të kategorive të punonjësve të huaj kërkesa shqyrtohet fillimisht nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Në këtë kategori përfshihen punëmarrësit, të vetëpunësuarit, punonjësit stinorë, punonjësit e transferuar brenda një ndërmarrjeje, punonjësit me kualifikim të lartë, punëtorët e shtëpisë, vullnetarët dhe kategori të tjera.

Për shtetasit amerikanë, qytetarët e disa vendeve të zonës Schengen jashtë BE-së dhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, procedura trajtohet drejtpërdrejt nga strukturat vendore të Kufirit dhe Migracionit.

Ndryshimet vijnë në një periudhë kur bizneset shqiptare po përdorin gjithnjë e më shumë punonjës të huaj për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore, ndërsa rregullat e reja vendosin më qartë detyrimet e punëdhënësit për pagën, orarin, akomodimin dhe barazinë e kushteve të punës. /skyweb.al

Etiketat: huajpunetoretshqiptare
Artikulli para

Kontrolle në posta dhe monitorimi faqeve në rrjete sociale, çfarë parashikojnë masat e Tatimeve ndaj tregut të shitjeve online

Artikulli pas

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë
Ekonomi

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?
Ekonomi

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!
Ekonomi

Raporti i ISHSH pas kontrollit te Premier Beach Hotel në Golem: Nuk u konstatuan probleme!

15 Shtator, 2026
Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive
Ekonomi

Shtyhet Censi i Bujqësisë, Shqipëria pret deri në 2027 për “fotografinë” e fermave dhe bagëtive

15 Shtator, 2026
Rriten çmimet e naftës pas bllokimit të bisedimeve SHBA–Iran
Ekonomi

Shqiptarët s’pyesin: Çmimi i karburanteve në kulm, por rriten shitjet e naftës, benzinës dhe gazit

15 Shtator, 2026
Metoda e blerjeve “5, 4, 3, 2, 1”: Si të mbushni në mënyrë efektive shportën e supermarketit pa shpenzuar kot
Ekonomi

Shqiptarët po konsumojnë, karburantet kryesojnë me 8.4% në rritjen e shitjeve me pakicë

15 Shtator, 2026
Artikulli pas
Zgjerohet flota e makinave elektrike në Shqipëri, më shumë se 40% e regjistrimeve në 2025 janë me zero kilometra

Makinat elektrike po marrin tregun, 4 në 10 automjete të reja janë “All-Electric”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Qeveria drejt shtetëzimit të Aeroportit të Vlorës? Pacolli flet për tradhti! Sinjale arbitrazhi dhe akuza për lidhje ruse
Ekonomi

Behgjet Pacolli del në “temë”, kërcënon shtetin shqiptar me Arbitrazh nëse nuk zgjidhet “larja e hesapeve” me Valon Ademin te Aeroporti i Vlorës

Nga SkyWeb
11 Shkurt, 2026
0

Behgjet Pacolli ka dalë hapur në një përballje të re me shtetin shqiptar për Aeroportin e Vlorës, duke kërcënuar me...

Lexo të plotë
Basti i humbur për energjinë elektrike, si u thanë HEC-et e Drinit me sytë nga qielli

Dielli nuk mjafton, thatësira uli ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike në korrik-shtator

27 Nëntor, 2025
Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

Transporti ajror zëvendëson atë detar, si po futen vizitorët në Shqipëri

10 Qershor, 2025
Presidenti Begaj merr urime nga mbarë bota për 28 Nëntorin; Trump, Perandori i Japonisë, Aliyev, Mattarella, Steinmeier, Erdogan dhe dhjetëra liderë dërgojnë mesazhe për Ditën e Flamurit

Presidenti Begaj merr urime nga mbarë bota për 28 Nëntorin; Trump, Perandori i Japonisë, Aliyev, Mattarella, Steinmeier, Erdogan dhe dhjetëra liderë dërgojnë mesazhe për Ditën e Flamurit

28 Nëntor, 2025
Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

Pushime në Portugali? EasyJet nis fluturimet nga Tirana në Lisbonë

24 Qershor, 2025

Të Fundit

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

Kaosi me trafikun në Tiranë, pse Policia Rrugore vijon të tolerojë kamionët e rëndë në orarin e ndalimit?!

15 Shtator, 2026
“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

“Çelësi i fikjes” për IA të bëhet i detyrueshëm, propozimi i themeluesit të Anthropic

15 Shtator, 2026
Rama propozoi shtyllën e tretë të pensioneve: Si aplikohet ajo, shembujt në botë dhe sfidat për Shqipërinë

Nga 1 janari dyfishohet bonusi mujor për pensionistët, sa do të jenë pensionet

15 Shtator, 2026
Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

Si prodhohet një kartëmonedhë euro dhe sa kushton ajo?

15 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr