• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E martë, 6 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991

SkyWeb Nga SkyWeb
21 Gusht, 2026
në Ekonomi
A A
0
Hap pas hapi/ Si regjistrohen në e-Albania banesat e vjetra të përfituara para vitit 1991
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qytetarët që kanë përfituar të drejtën e pronësisë për banesa të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, objekte pa titull, oborre në përdorim apo truall funksional, mund të regjistrojnë tashmë vendimin për kalimin e pronësisë përmes portalit e-Albania, pa qenë nevoja të paraqiten fillimisht fizikisht në Kadastër.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka publikuar procedurën që duhet të ndiqet për regjistrimin e vendimeve të nxjerra në zbatim të VKM nr. 827, duke shpjeguar hap pas hapi mënyrën e aplikimit online.

Procedura nis nga llogaria personale e qytetarit në e-Albania dhe vijon përmes shërbimeve të Kadastrës:

  1. Hyni në llogarinë personale në e-Albania dhe te seksioni “Shërbime” zgjidhni kategorinë “Pasuri e paluajtshme dhe prona”, më pas “Regjistrim dhe administrim prone”.
  2. Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës, apo të një akti administrativ” dhe klikoni “Përdor”.
  3. Hapni një “Aplikim të ri” dhe plotësoni të dhënat e kërkuara në formular.
  4. Te nënshërbimet duhet të zgjidhet “Regjistrimi i kalimit të pronësisë me anë të aktit administrativ të lëshuar nga ASHK”.
  5. Sistemi shton automatikisht edhe shërbimet për lëshimin e certifikatës së pronësisë, kopjen e kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe kopjen e fragmentit të hartës kadastrale.
  6. Plotësohen të dhënat e aplikantit ose përfaqësuesit dhe më pas zgjidhet prona për të cilën kërkohet regjistrimi. Nëse aplikanti vepron vetë, mund të shënojë opsionin se përfaqësuesi është i njëjtë me aplikantin.
  7. Ngarkohet dokumentacioni që kërkohet nga sistemi për rastin konkret, përfshirë aktin apo vendimin mbi të cilin mbështetet kalimi i pronësisë.
  8. Në përfundim dërgohet aplikimi. Sistemi gjeneron numrin e gjurmimit, ndërsa qytetari mund të kryejë pagesën online ose të shkarkojë mandatin për ta paguar në bankë apo pranë Postës Shqiptare.

Pas përfundimit të procedurës dhe shqyrtimit nga ASHK, regjistrimi i vendimit i hap rrugën pajisjes së pronarit me dokumentacionin e plotë të pasurisë, përfshirë certifikatën e pronësisë dhe dokumentet kadastrale.

Procedura ka rëndësi veçanërisht për qytetarët që disponojnë vendime për kalimin në pronësi të shtëpive të vjetra të ndërtuara para vitit 1991, oborreve në përdorim dhe trojeve funksionale, por ende nuk e kanë të regjistruar pronën në Kadastër.

ASHK këshillon që, përpara aplikimit, qytetarët të kontrollojnë dokumentacionin e kërkuar për rastin e tyre konkret, pasi dokumentet mund të ndryshojnë në varësi të aktit mbi të cilin mbështetet fitimi i pronësisë. /skyweb.al 

Etiketat: pallatetvjetra
Artikulli para

Tatimet sqarojnë skemën e kompensimit për fermerët: Kush përfiton dhe si bëhet aplikimi

Artikulli pas

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027
Ekonomi

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
Në shkurt u regjistruan mbi 2 mijë biznese të reja
Ekonomi

Falja e borxheve tatimore, edhe 57 ditë për heqjen dorë nga ankimet: Afatet dhe kushtet për bizneset

5 Tetor, 2026
Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin
Ekonomi

Eksportet e naftës nga Lindja e Mesme rikthehen në nivelet para luftës, pa përfshirë Iranin

5 Tetor, 2026
SHEMBULL/ Ka një ndryshim, si do rivlerësohen banesat e trashëguara dhe privatizuara?
Ekonomi

Afati final, Kadastra shpjegon me DETAJE si të rivlerësoni pasurinë përmes e-Albania

5 Tetor, 2026
Radhë e gjatë pensionistësh për marrjen e bonusit të fundvitit
Ekonomi

145 mijë pensionistë ende në punë, propozohet përjashtimi nga kontributet e pensioneve për katër vjet

5 Tetor, 2026
Nuk i shkonte në mendje as djallit, ish punonjësi i Kredo.al vjedh llogaritë e Raiffeisen Bank pas mesnate: “Stili” që avulloi 200 mijë EURO
Ekonomi

24 orë ankthi, çfarë ndodhi me llogaritë e klientëve të Raiffeisen nga ku i tërhoqën para fshehurazi: Reagon banka

5 Tetor, 2026
Artikulli pas
”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

”Forbes”: Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit që ofron histori, natyrë dhe mikpritje

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike
Aktualitet

Presidenti Begaj pritet nga homologu polak: Integrimi i Shqipërisë në BE, domosdoshmëri gjeopolitike

Nga SkyWeb
28 Qershor, 2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot, me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki, në ceremoninë...

Lexo të plotë
TTW: Shqipëria, rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria, rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

6 Mars, 2026
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, ku rënditet Shqipëria

27 Mars, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

RAPORTI/ Gjysma e evropianëve s’mund të blejnë një shtëpi

19 Shkurt, 2026
Kullat me stadium, Nikolin Jaka dhe Alban Peza do të ndërtojnë projektin e ri te “Selman Stërmasi”

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

30 Qershor, 2026

Të Fundit

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027, shteti kalon nga pagesa njëherë në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

5 Tetor, 2026
Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

Gazi i TAP-it për Shqipërinë, pika e daljes në Fier pritet të përfundojë në fund të vitit 2027

5 Tetor, 2026
SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

SPAK arreston administratorin e “ECO-ELB” në Elbasan, Leli Kaja

5 Tetor, 2026
AMP arreston policin në Elbasan

AMP arreston policin në Elbasan

5 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr