• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Gruaja më e fuqishme e Inteligjencës Artificiale i trembet krijimit të saj: Kush është Daniela Amodei

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shtator, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Gruaja më e fuqishme e Inteligjencës Artificiale i trembet krijimit të saj: Kush është Daniela Amodei
Share on FacebookShare on WhatsApp

Daniela Amodei, bashkëthemeluese dhe presidente e Anthropic, konsiderohet sot një nga gratë më të fuqishme në botën e inteligjencës artificiale. Kompania që ajo drejton së bashku me vëllain e saj, Dario Amodei, ka krijuar Claude, një nga rivalët kryesorë të ChatGPT.

39-vjeçarja u rrit në San Francisko, në një familje pa lidhje të drejtpërdrejta me teknologjinë. Babai i saj ishte zejtar lëkure, ndërsa nëna punonte në bibliotekë. Ndryshe nga vëllai, i orientuar drejt matematikës, Daniela studioi letërsi angleze dhe shkenca politike.

Pas diplomimit punoi në programe ndërkombëtare zhvillimi, në projekte mjedisore në Ugandë dhe në një fushatë politike, përpara se t’i bashkohej kompanisë Stripe në vitin 2013. Pesë vite më vonë kaloi në OpenAI, ku mbajti postin e zëvendëspresidentes për sigurinë dhe politikat publike.

Në dhjetor të vitit 2020, Daniela, Dario dhe pesë kolegë të tjerë u larguan nga OpenAI për të themeluar Anthropic. Dario mori drejtimin e kërkimit dhe postin e drejtorit ekzekutiv, ndërsa Daniela u përqendrua te menaxhimi, punësimet, financimet, strategjia dhe qeverisja e kompanisë.

Anthropic është rritur nga rreth 200 në mbi 2 mijë punonjës. Në maj të vitit 2026, kompania siguroi një raund financimi prej 65 miliardë dollarësh, duke arritur një vlerësim prej 965 miliardë dollarësh. Ndërkohë, pasuria personale e Daniela Amodeit vlerësohet nga 7 deri në 15.5 miliardë dollarë.

Por pas suksesit financiar qëndron edhe një kontradiktë e madhe. Drejtuesit e Anthropic paralajmërojnë vazhdimisht për rreziqet e teknologjisë që vetë po zhvillojnë. Dario Amodei iu bashkua më shumë se 1,100 ekspertëve që kërkuan nga qeveria amerikane të ngadalësonte hedhjen në treg të modeleve më të avancuara, për të shmangur një përshpejtim të pakontrolluar.

Kritikët e konsiderojnë këtë qëndrim si “marketing përmes frikës”, por Daniela këmbëngul se një kompani e inteligjencës artificiale mund të jetë fitimprurëse pa fshehur rreziqet e produkteve të saj. Sfida e saj tani është të provojë se rritja marramendëse e Anthropic mund të vazhdojë pa e nxjerrë teknologjinë jashtë kontrollit njerëzor.

Artikulli para

PËRGJIMI BOMBË/ Ron Yeffet: Qeveria më ka pajtuar për të bërë të gjitha gjërat e këqija! Dyshime për trafik armësh nga Afrika

Artikulli pas

Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen
Ekonomi

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave
Aviacion

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!
Aktualitet

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
Airbus urdhëron ndërhyrje urgjente për mijëra avionë A320: Preket edhe Shqipëria, Wizz Air njofton probleme me fluturimet
Aktualitet

Alarm për bombë në avionin e Wizz Air

2 Nëntor, 2026
Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër
Aviacion

Frikë në ajër, avioni i British Airways niset drejt Tiranës, por pëson defekt dhe kthehet në Londër

2 Nëntor, 2026
Rama po heq drejtorët, por a do t’i prekë zv.drejtorët që bëjnë vërtetë “paudhësitë”?!
Aktualitet

Rama thotë se punësimet në Administratë do të bëhen me meritë, çfarë ndodh me drejtorët e dorëhequr

2 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Shqipëria ndërton pa fund, por mbetet e treta në Europë për privimin e rëndë nga strehimi

Të Përzgjedhura

Harta e rrezikut të investimeve, Shqipëria pozicionohet ndër ekonomitë më të qëndrueshme në rajon
Ekonomi

Tirana dhe Himara “permbyten” nga ndërtimi, rritje 5-fish nga janari në qershor

Nga SkyWeb
13 Gusht, 2026
0

Nëse mendoni që Tirana dhe bregdeti janë mbingarkuar me ndërtime, nuk keni parë gjë akoma. Të dhënat zyrtare të publikuara...

Lexo të plotë
“Perla” e Jonit, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

“Perla” e Jonit, Dhërmiu tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

17 Maj, 2026
Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

Vështirësohet blerja e banesave në Greqi nga shqiptarët

7 Shtator, 2026
Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

Ministria e Jashtme ngre alarmin: Po mashtrohen qytetarët, kujdes kur të aplikoni për vizë

5 Prill, 2026
Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

Nga “asnjë qindarkë” te 4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West

8 Korrik, 2026

Të Fundit

Tmerri nga SPAK, buxhetit i dalin tepër mbi 400 milionë euro: Paratë mblidhen nga taksapaguesit, por nuk shpërndahen

DETAJET/ Nga provimi kombëtar te certifikata 4-vjeçare, si do të bëhen punësimet në administratën publike

3 Nëntor, 2026
Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

Ryan Air planifikon ngrirje pagash dhe shkurtim stafi krahas shtrenjtimit të biletave

3 Nëntor, 2026
Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

Rregulla të reja për blerjet me këste, kontrolle më të rrepta për konsumatorët

2 Nëntor, 2026
Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

Plas në PS, Veliaj sfidon Ramën: Nxirr provat ose ik!

2 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr