• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Afat 12 muaj për rehabilitimin e minierave, kompanive që braktisin zonën u merret e gjithë garancia

SkyWeb Nga SkyWeb
30 Shtator, 2026
në Ekonomi
A A
0
Afat 12 muaj për rehabilitimin e minierave, kompanive që braktisin zonën u merret e gjithë garancia
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kompanitë minerare që braktisin zonat e shfrytëzuara ose nuk kryejnë rehabilitimin e tyre brenda afatit rrezikojnë të humbasin të gjithë garancinë financiare të vendosur për mbrojtjen e mjedisit.

Projektligji i ri për minierat përcakton për herë të parë një afat maksimal prej 12 muajsh për rehabilitimin e sipërfaqes, pas përfundimit ose revokimit të lejes minerare.

Nëse gjatë kësaj periudhe subjekti nuk i përmbush plotësisht detyrimet ose e lë zonën të braktisur, garancia mjedisore kalon e gjitha në favor të shtetit.

Fondet do të përdoren për rehabilitimin e territorit nga kompani të specializuara, të përzgjedhura nëpërmjet procedurave të prokurimit publik.

Ndryshimi synon të zhbllokojë një problem të mbartur prej vitesh në sektorin minerar. Shumë miniera dhe karriera janë lënë të hapura pas përfundimit të shfrytëzimit, duke u kthyer në burim ndotjeje dhe rreziku për banorët.

Edhe pse subjektet kanë qenë të detyruara të depozitojnë garanci financiare, mungesa e një afati të qartë dhe procedurat e paqarta e kanë vështirësuar përdorimin e këtyre parave nga shteti.

Në disa raste, fondet kanë mbetur të bllokuara në banka, ndërsa zonat e dëmtuara nuk janë rehabilituar.

Me rregullat e propozuara, kompanisë i jepet një vit për të përfunduar ndërhyrjet e nevojshme. Pas këtij afati, shteti mund të marrë të gjithë garancinë dhe të organizojë vetë punimet.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse vlera e garancive të depozituara nga kompanitë është e mjaftueshme për të mbuluar dëmin real dhe rehabilitimin e plotë të një zone minerare.

Projektligji ndërhyn edhe te pezullimi i aktivitetit. Kompanitë nuk do të mund të mbajnë të bllokuara zona minerare vetëm përmes një njoftimi formal.

Çdo pezullim do të kërkojë miratimin e ministrit përgjegjës dhe nuk mund të zgjasë më shumë se dy vjet.

Nëse miratohen, ndryshimet synojnë të forcojnë zbatimin e parimit “ndotësi paguan” dhe t’ua ngarkojnë drejtpërdrejt kompanive koston e dëmit të shkaktuar nga shfrytëzimi minerar.

Artikulli para

Blegtoria në pikiatë, si po mbushet tregu me qumësht serb

Artikulli pas

Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme
Ekonomi

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Ekonomi

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit
Ekonomi

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!
Ekonomi

Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

30 Shtator, 2026
Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

Blegtoria në pikiatë, si po mbushet tregu me qumësht serb

30 Shtator, 2026
Kromi i Bulqizës në gjurmët e ARMO-s, turqit e lenë kolateral në banka, po nëse nuk paguhet kredia?
Ekonomi

Lejet minerare do të jepen edhe për individë, ligji i ri cakton rregullat

30 Shtator, 2026
Artikulli pas
Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

Bëni kujdes çfarë blini në Duty Free Shops kur futeni në Shqipëri!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

TABELA/ Audi, BMW, Mercedes….! Dalin në shitje makinat e konfiskuara nga grupet kriminale
Aktualitet

TABELA/ Audi, BMW, Mercedes….! Dalin në shitje makinat e konfiskuara nga grupet kriminale

Nga SkyWeb
15 Shtator, 2025
0

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur ankandin për shitjen e një sërë automjetesh dhe mjetesh të tjera të...

Lexo të plotë
“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës

“Presim një VKM tani, ka taku Iliri dje”, trafikantët e kokainës me projekt kullash te Garda, zona më e lakmuar e Tiranës

7 Korrik, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES

Kompanitë ajrore i kërkojnë KE-së pezullimin e sistemit EES pas kaosit në aeroporte

6 Maj, 2026
Sa duhet të jetë taksa për shtëpitë e dyta dhe të treta? Ndërtuesit bëjnë propozimin e tyre

ÇMIMET/ A është më blerja e një apartamenti garanci për një “pension nga qiraja” në pleqëri? Cilat janë alternativat

19 Janar, 2026
Mbi 2 milionë shqiptarë fluturuan nga dhe drejt Rinasit gjatë tremujorit të parë 2025

Greva e kontrollorëve ajrorë në Francë, TIA ka një njoftim të rendësishëm për udhëtarët

4 Korrik, 2025

Të Fundit

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

Këto 10 kompani ajrore kanë WiFi-n më të mirë në bord

30 Shtator, 2026
Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

Tenderët e dyshimtë të Vangjel Tavos në Himarë, dhjetëra miliona euro përmes procedurave të çuditshme

30 Shtator, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika

Socialistët s’janë dakord me mbrojtjen ligjore nga arresti për krerët e Bankës së Shqipërisë

30 Shtator, 2026
Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

Domosdoshmëria e sigurimit të aseteve fizike në pronësi të shtetit

30 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr