• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Patentat me SMS, aplikacion për automjetet dhe autoshkollat! Bajraktari prezanton shërbimet e reja të DPSHTRR -së për drejtuesit e mjeteve

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Nëntor, 2026
në Ekonomi
A A
Patentat me SMS, aplikacion për automjetet dhe autoshkollat! Bajraktari prezanton shërbimet e reja të DPSHTRR -së për drejtuesit e mjeteve
Share on FacebookShare on WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka prezantuar një sërë shërbimesh të reja digjitale, që synojnë të lehtësojnë procedurat për drejtuesit e automjeteve, të reduktojnë burokracitë dhe të kufizojnë paraqitjet fizike në sportele.

Drejtori i DPSHTRR-së, Kreshnik Bajraktari, bëri të ditur se një prej risive është njoftimi automatik me SMS për qytetarët që aplikojnë për leje drejtimi. Përmes këtij shërbimi, aplikantët informohen sapo dokumenti të jetë gati për t’u tërhequr.

Sipas tij, në Tiranë leja e drejtimit gjenerohet brenda 30 minutave, ndërsa në qytetet e tjera brenda një dite.

Një tjetër zhvillim është aplikacioni i ri “Mjeti im”, përmes të cilit qytetarët do të kenë mundësi të aksesojnë nga telefoni informacionin dhe shërbimet që lidhen me automjetet e tyre.

Ndryshime parashikohen edhe për autoshkollat. Moduli “Autoshkolla Online” synon të digjitalizojë administrimin e tyre, të thjeshtojë procedurat për kandidatët që kërkojnë të pajisen me patentë dhe të mundësojë monitorim më të mirë të aktivitetit të autoshkollave nga DPSHTRR.

Po ashtu, institucioni ka prezantuar digjitalizimin e procesit për Certifikatën e Aftësisë Psiko-Fizike dhe Raportin e Aftësisë për Punë. Sistemi i ri synon të mundësojë dorëzimin dhe verifikimin elektronik të dokumenteve, si dhe shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve, duke reduktuar përdorimin e dokumentacionit fizik.

Në drejtim të shërbimeve ekzistuese, Bajraktari njoftoi se asistenti virtual ka regjistruar rreth 60 mijë përdorues, ndërsa sistemi për llogaritjen e tarifave të targave është përdorur nga mbi 19 mijë vizitorë për targat e personalizuara dhe mbi 1 300 për targat jashtë radhe.

Ndërkohë, platforma QSMART ka regjistruar 3 410 rezervime online, duke u mundësuar qytetarëve të rezervojnë elektronikisht shërbimet në sportele.

Për lehtësimin e pagesave, DPSHTRR ka mundësuar përdorimin e terminaleve POS, përmes të cilave qytetarët dhe bizneset mund të paguajnë me kartë bankare.

Bajraktari prezantoi edhe të dhënat e kontrolleve të Task Forcës, ku rezultojnë 2 561 gjoba të regjistruara në sistem, nga të cilat 1 334 janë arkëtuar.

Për dokumentimin e kontrolleve fizike të automjeteve është prezantuar gjithashtu teknologjia MDM, e cila mundëson gjeolokalizimin e fotografive dhe gjurmueshmërinë e kontrolleve.

Në kuadër të vlerësimit të cilësisë së shërbimit, qytetarët mund të japin mendimin e tyre përmes kodeve QR. Deri tani janë regjistruar 1 159 vlerësime, ndërsa numri i gjelbër dhe sistemi telefonik PBX kanë administruar 1 373 telefonata.

Sipas DPSHTRR-së, këto ndryshime janë pjesë e procesit të transformimit digjital, me objektiv shkurtimin e kohës së shërbimit dhe uljen e kostove administrative për qytetarët dhe bizneset.

Etiketat: DPSHTRRkreshnik bajraktari
Artikulli para

Trafikanti i drogës që mori 32 milionë euro tendera/ Prokuroria sekuestron pasuritë e Ilir Shehut, përfshirë kompaninë e përbashkët me Artan Gaçin

Artikulli pas

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës
Ekonomi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës dhe Wizz Air forcojnë partneritetin përmes mbështetjes së Maratonës së Tiranës

17 Nëntor, 2026
Sigurimet ose sistemi Malus-Malus
Ekonomi

Ligji i ri i hap rrugën shtrenjtimit të sigurimit për makinat nga viti 2028! Rriten çdo vit detyrimet e kompanive

17 Nëntor, 2026
LLOGARIA/ Sa kilometra duhet të bësh në vit për të përfituar nga ndryshimi i taksave të karburantit dhe makinave
Ekonomi

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, me sa do të shiten nafta, benzine dhe gazi

17 Nëntor, 2026
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri
Ekonomi

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

17 Nëntor, 2026
Fondet e investimeve do të mund të japin kredi pa licencë jobankare! Qeveria hap rrugën për një treg të ri financimi jashtë bankave
Ekonomi

Fondet e investimeve do të mund të japin kredi pa licencë jobankare! Qeveria hap rrugën për një treg të ri financimi jashtë bankave

17 Nëntor, 2026
Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka për mediat: Mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të shumta
Ekonomi

Forumi i Biznesit Shqipëri-Japoni, Ponari dhe Kataoka për mediat: Mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të shumta

17 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Vdes” Mbreti, Volkswagen kalon në fron në Shqipëri

LIGJI I RI/ Siguracioni i makinës do të vlejë edhe 15 ditë pas skadimit! Por nëse bën aksident, duhet të paguash gjithë vitin tjetër

Të Përzgjedhura

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë
Shëndet

Studiuesit zbulojnë rolin e kosit në shëndetin e zorrëve dhe jetëgjatësinë

Nga Editor
13 Janar, 2026
0

Zorrët janë kthyer në një temë me interes të jashtëzakonshëm. Influencuesit në rrjetet sociale promovojnë suplemente të paprovuara që pretendohet...

Lexo të plotë
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

“Chase Travel”: Riviera Shqiptare është bregdeti më i kërkuar i Europës

12 Nëntor, 2025
ANALIZA/ Europa e ka “humbur trenin”, por nuk është ende në dijeni: Pse ky model ekonomik nuk shkon

ANALIZA/ Europa e ka “humbur trenin”, por nuk është ende në dijeni: Pse ky model ekonomik nuk shkon

24 Dhjetor, 2025
Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

Interes i lartë për obligacionet 20-vjeçare – Yield 6.5% dhe konkurrencë e fortë. Çfarë ofron tjetër maji për investitorët?

5 Maj, 2026
Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

Lejet mjedisore, detyrime të reja për bizneset

8 Qershor, 2026

Të Fundit

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr