• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 26 Nëntor, 2026
  • Login
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English
No Result
View All Result
SkyWeb.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Grekët “qajnë” largimin e shqiptarëve: Askush nuk punon si ata, tani rrezikojmë falimentimin

SkyWeb by SkyWeb
26 Nëntor, 2026
in Ekonomi
A A
Grekët “qajnë” largimin e shqiptarëve: Askush nuk punon si ata, tani rrezikojmë falimentimin
Ndaje në FacebookNdaje në WhatsApp

Për tre dekada, punëtorët sezonalë shqiptarë kanë qenë një nga shtyllat kryesore të bujqësisë greke. Por largimi i tyre drejt vendeve që ofrojnë paga më të larta, rikthimi në Shqipëri apo kalimi nga punëtorë në pronarë tokash, po i vendos fermerët grekë përballë një krize të rëndë të fuqisë punëtore.

Në vitet ’90 dhe fillimin e viteve 2000, emigrantët shqiptarë dhanë një kontribut të rëndësishëm në ekonominë rurale dhe sektorin e ndërtimit në Greqi, megjithëse shpesh u përballën me paragjykime, retorikë nacionaliste, pengesa burokratike dhe paga të ulëta.

Sot, fermerët grekë po përballen me rrezikun që prodhimet t’u mbeten të pavjela, ndërsa përpjekjet për të zëvendësuar punëtorët shqiptarë nuk po japin rezultatet e pritshme.

Sipas gazetës greke “Protothema”, pavarësisht marrëveshjeve për sjelljen e punëtorëve nga Egjipti, India, Pakistani dhe Bangladeshi, fermerët vlerësojnë se përvoja e shqiptarëve, njohja e gjuhës greke dhe fleksibiliteti në oraret e punës i bëjnë ata të vështirë për t’u zëvendësuar.

Fermerët e intervistuar nga media greke ankohen se disa prej punëtorëve të ardhur së fundmi kërkojnë pushime çdo katër orë dhe nuk pranojnë turnet e natës, ndryshe nga përvoja që kanë pasur me punëtorët shqiptarë.

Nga punëtorë sezonalë në pronarë tokash

Shumë shqiptarë, së bashku me punëtorë bullgarë dhe rumunë, po udhëtojnë me fluturime çarter drejt Gjermanisë, ku pagesat ditore arrijnë deri në 100 euro.

Një pjesë tjetër po rikthehet në Shqipëri, ku rritja e pagave dhe mungesa e kostove të emigrimit e bëjnë punën në vendlindje më të leverdishme.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve Bujqësorë të Imathias, Dimitris Manokou, shumë shqiptarë që jetojnë prej 30 vitesh në Greqi kanë blerë tashmë pemishtet e tyre, me sipërfaqe nga 2 deri në 4 hektarë. Ata që dikur punonin me mëditje për fermerët grekë, sot punësojnë vetë punëtorë.

Pagat dyfishohen, fermerët rrezikojnë falimentimin

Për të mbajtur krahun e punës, fermerët grekë kanë më shumë se dyfishuar pagesat ditore. Nga 30–40 euro në vitin 2021, një punëtor me përvojë paguhet sot nga 80 deri në 90 euro në ditë, shpesh me ushqimin, akomodimin dhe transportin të mbuluar.

Por rritja e kostove të punës po vë në pikëpyetje rentabilitetin e prodhimit bujqësor.

Me çmimin e vajit të ullirit në 3,20 euro për kilogram, një skuadër prej katër punëtorësh kushton të paktën 320 euro në ditë, sa vlera e 100 kilogramëve vaj ulliri, pa llogaritur shpenzimet e tjera të prodhimit.

Sipas raportimit të medias greke, rreth 10% e prodhimit të ullinjve po mbetet i pavjelë, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore në bujqësinë greke vlerësohet nga 70 mijë deri në mbi 200 mijë punëtorë. /skyweb.al

Tags: greketshqiptaret
Previous Post

Hiqen kufizimet për nënkontraktimin, qeveria i hap rrugë “lobimit” në tenderë: Një kompani fiton kontratën, të tjerat bëjnë punimet

Next Post

Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive
Ekonomi

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka
Ekonomi

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës
Ekonomi

Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit
Ekonomi

Qeveria, 80 mln euro për AKSHI-n, si do të funksionojnë tenderët me Diellën

26 Nëntor, 2026
Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional
Ekonomi

Kur bizneset gabojnë, klientët dëmshpërblehen: Miratohen rregullat për sigurimin profesional

26 Nëntor, 2026
Tenderi i fshehtë i Shërbimeve Qeveritare, 2.3 milionë euro për të marrë kontenierë me qira për gjysmë dite
Ekonomi

Qeveria miraton rregullat për PPP-të, shteti mund t’u garantojë të ardhura minimale koncesionarëve

26 Nëntor, 2026
Next Post
Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri

Suplementet me vaj peshku mund të mos ndihmojnë trurin, zbulon një studim i ri

Të Përzgjedhura

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II
Aktualitet

NASA publikon foto të reja magjepsëse nga Artemis II

by SkyWeb
7 Prill, 2026
0

Agjencia Hapësinore Amerikane, NASA, ka publikuar imazhet e para nga misioni Artemis II, duke rikthyer vëmendjen globale te eksplorimi njerëzor...

Read more
Pse nuk duhet t’a mbani në tualet furçën e dhëmbëve?

Pse nuk duhet t’a mbani në tualet furçën e dhëmbëve?

21 Dhjetor, 2025
Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri, po vijnë të huajt, që anuluan planet në Lindjen e Mesme

Lufta mund të shpëtojë turizmin në Shqipëri, po vijnë të huajt, që anuluan planet në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

Sejko zbaton strategjinë e Ramës për zhdukjen e CASH-it, i kërkon bankave lehtësimin e pagesave elektronike

22 Shtator, 2025
75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

75 vite Forca Ajrore, Presidenti Begaj nga Kuçova: Aviacioni ushtarak hyn në një kapitull të ri modernizimi

30 Prill, 2026

Të Fundit

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

Stuhitë po vijnë, si mund të sigurohemi financiarisht dhe një kuriozitet për emërtimet e stuhive

26 Nëntor, 2026
Shqiptarët nuk shohin alternativa të tjera investimi të PARAVE përveç depozitave, shifër REKORD në banka

Sigurimi i depozitave, mbrojtje e veçantë për paratë nga shitja e banesave

26 Nëntor, 2026
Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

Denis Shabani emërohet në krye të Doganës së Tiranës

26 Nëntor, 2026
Hiqet pezullimi, KPP urdhëron AKSHI-in të vijojë URGJENT me tenderin për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit të tatimeve pas kaosit të javëve të fundit

Qeveria, 80 mln euro për AKSHI-n, si do të funksionojnë tenderët me Diellën

26 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT/NUIS: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • Opinion
  • Shqip
    • Shqip
    • English

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In