• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 8 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aviacion

Brukseli paralajmëron kompanitë ajrore: Shtrenjtimi i karburanteve s’është arsyetim për shkeljen e të drejtave të pasagjerëve, por pjesë e riskut të industrisë

SkyWeb Nga SkyWeb
9 Maj, 2026
në Aviacion, Kryesore
A A
0
Salvini qetëson italianët dhe rajonin: Kemi karburant avionësh, por kriza mbetet ende kërcënim
Share on FacebookShare on WhatsApp

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe në zonën e Gjirit Persik ka sjellë një rritje të fortë të çmimit të karburantit të avionëve, duke detyruar disa kompani ajrore të anulojnë fluturime që nuk konsiderohen më fitimprurëse.

Megjithatë, Komisioni Europian ka sqaruar se pasagjerët vijojnë të gëzojnë të drejtat e tyre të plota dhe kompanitë nuk mund të justifikojnë gjithçka me rritjen e kostove të karburantit.

Sipas udhëzimeve të publikuara nga Brukseli, çmimet e larta të karburantit nuk konsiderohen “rrethana të jashtëzakonshme”, por pjesë e riskut normal të biznesit të një kompanie ajrore.

Kjo do të thotë se nëse një fluturim anulohet sepse linja nuk është më ekonomikisht e leverdishme për shkak të rritjes së çmimit të kerosenit, pasagjerët kanë të drejtë jo vetëm për rimbursim të biletës, por edhe për kompensim shtesë financiar.

Kompensimi varion nga 250 deri në 600 euro, në varësi të distancës së fluturimit.

Përjashtimi i vetëm, sipas Komisionit Europian, do të ishte mungesa fizike e karburantit në aeroport. Në një rast të tillë, kompania duhet gjithsesi të ofrojë rimbursim ose sistemim në një fluturim tjetër, por mund të shmangë pagesën e kompensimit financiar.

Brukseli theksoi gjithashtu se aktualisht nuk ka mungesa konkrete furnizimi me karburant në aeroportet europiane.

Komisioni Europian sqaroi edhe një tjetër element të rëndësishëm për pasagjerët: Asnjë kompani ajrore nuk mund të rrisë në mënyrë retroaktive çmimin e një bilete të blerë më parë për të mbuluar kostot e rritura të karburantit.

Ndërkohë, detyrimi për asistencë ndaj pasagjerëve në aeroport mbetet në fuqi edhe në rastet e situatave të jashtëzakonshme. Kjo përfshin ushqimin, akomodimin dhe ndihmën e nevojshme në rast vonesash apo anulimesh.

Për të menaxhuar situatat e mundshme të furnizimit, Bashkimi Europian ka hapur gjithashtu mundësinë për përdorimin e karburantit amerikan Jet A në aeroportet europiane. /skyweb.al

Artikulli para

Largimi nga Selaniku, RyanAir liston Shqipërinë në krye të destinacioneve: Forcohet pozicioni i TIA-s në rajon

Artikulli pas

Shtrenjtimi i karburanteve po reflektohet te ushqimet, rinis rritja e çmimeve në prill

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet
Ekonomi

SHBA-ja i thotë “JO” naftës saudite gjatë Korrikut, herë të parë në mbi 40 vjet

8 Gusht, 2026
Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve
Ekonomi

Hakerët çajnë “kasafortën” e Lihtenshtejnit, ekspozohen pronarët pas mijëra kompanive dhe fondacioneve

8 Gusht, 2026
Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë
Aktualitet

Mbjellja e flokëve shkon keq/ I paralizuan skalpin e kokës dhe e rrahën, pacienti kërkon dëmshpërblim nga Spitali Sante Plus: Një histori mes skandalit, operacionit policor dhe arratisë

8 Gusht, 2026
FAA urdhëron kontrollin e 470 avionëve Boeing 737 MAX, dyshime për plasaritje në trupin e avionit
Aviacion

FAA urdhëron kontrollin e 470 avionëve Boeing 737 MAX, dyshime për plasaritje në trupin e avionit

8 Gusht, 2026
Mbi 2 mijë biznese të reja u regjistruan në prill
Ekonomi

Rriten kufijtë për bizneset e vogla dhe të mesme: Pragjet e reja nga viti 2028

7 Gusht, 2026
Sistemi që duhej të rriste sigurinë bllokon aeroportet e Europës: Kaos me fluturimet, kërkohet pezullimi i EES
Aviacion

Kaosi në aeroporte, sistemi EES po çaktivizohet kur ka radhë të gjata

7 Gusht, 2026
Artikulli pas
Euro bie, çmimet jo: Pse ushqimet mbeten të shtrenjta në Shqipëri

Shtrenjtimi i karburanteve po reflektohet te ushqimet, rinis rritja e çmimeve në prill

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha
Aviacion

Numri i pasagjerëve do të trefishohet deri në 2050, industria e aviacionit civil përballë sfidave të mëdha

Nga SkyWeb
24 Shtator, 2025
0

Montreali u bë këtë javë qendra e diskutimeve globale për të ardhmen e aviacionit, ku takimi i liderëve botërorë të...

Lexo të plotë
Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

Spiropalit i bie dielli i korrikut në kokë, shpall Kadarenë “Zot” dhe “Profet”

1 Korrik, 2026
Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

Si e cilësojnë stjuardesat sjelljen e shumë shqiptarëve menjëherë pasi avioni prek tokën

8 Dhjetor, 2025
Fondi për rimbursimin e barnave në ulje në raport me buxhetin total

“Mafia” e ilaçeve, KLSH zbërthen masakrën e FSDKSH-së më paratë dhe shëndetin e shqiptarëve

5 Janar, 2026
Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive

Rama rikthehet në Vlorë për të verifikuar realizimin e porosive të lëna pas shkarkimeve masive

7 Korrik, 2025

Të Fundit

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

Eric Wendt, zyrtarisht ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

8 Gusht, 2026
Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna

Studimi i ri: Tymi i zjarreve në pyje rrit rrezikun për gratë shtatzëna

8 Gusht, 2026
Volkswagen drejt ristrukturimit më të madh në histori, në diskutim deri në 100 mijë vende pune

Volkswagen drejt ristrukturimit më të madh në histori, në diskutim deri në 100 mijë vende pune

8 Gusht, 2026
“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing

“Kemi një ofertë dyshekësh për ty”, Franca u jep fund telefonatave pa leje për marketing

8 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr