• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E premte, 18 Shtator, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Kryesore

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

SkyWeb Nga SkyWeb
3 Gusht, 2026
në Kryesore, OP-ED
A A
0
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS
Share on FacebookShare on WhatsApp

Harta administrative e vitit 1992 u bë përmes bashkimeve aspak organike të ish-kooperativave, të cilat, patën qenë bashkime deri diku organike të fshatrave në një zonë të caktuar.

Harta administrative e vitit 2015 u bë, falë tekave të pushtetit dhe oreksit për ta ndarë Shqipërinë në sinorë mes PS-së, LSI-së dhe PDIU-së, një hartë po aq inorganike në pjesën më të madhe të vendit. Harta e re e propozuar nga PS dështon të zgjidhë problemet kyçe të pushtetit vendor në Shqipëri, të cilat konsistojnë në mungesën e demokracisë përfaqësuese dhe jo thjeshtë te harta.

Por harta e re gjithashtu duket se përkeqëson disa nga problemet e vitit 2015 dhe lë sërish xhepa që dukshëm janë për efekt politik dhe jo për logjikë administrative.

Një nga shqetësimet e ekspertëve në vitin 2015, ata që këshilluan dhe në përgjithësi  u injoruan në lidhje me reformën administrative dhe territoriale të votuar nga Rama dhe Meta, ishte prania e bashkive tepër të mëdha nga njëra anë dhe prania e bashkive tepër të vogël nga ana tjetër. Përpos kësaj, një shqetësim real ishte forma tërësisht e pazakontë e disa bashkive të caktuara, forma të caktuara, jo nga logjika e kohezionit territorial të një bashkie, por nga logjika e pushtetit.

Logjika e pushtetit duket se është ajo që ka përcaktuar në masë të madhe propozimin e fundit të socialistëve për të mbyllur pesëmbëdhjetë bashki kryesisht të vogla, por pa prekur një numër të ngjashëm bashkish gjithashtu të vogla. Dhe logjika e pushtetit dallohet në së paku dy bashki, në rastin e Rrogozhinës që kontrollohet nga  PS dhe që do të bashkohet me Kavajën e kontrolluar nga PD, potencialisht për t’i hequr opozitës këtë bashki të fundit, dhe Fushë-Arrëzin e kontrolluar nga PD që bashkohet me Pukën e kontrolluar nga krimi i organizuar.

Sa i përket bashkive tepër të mëdha, apo atyre me forma gjeografike të çuditshme, gjërat duket se mbeten njësoj. Elbasani, bashkia që u konsiderua më 2015 si “tepër e madhe” dhe tepër e thyer gjeografikisht për t’u menaxhuar si  një zonë kohezive, pritet të bëhet akoma më e madhe me bashkimin në të të Belshit dhe Çërrikut. Por vini re vijimin më vete të Peqinit dhe të Gramshit si bashki më vete. Peqini ka vetëm 16 mijë banorë sipas Censit 2023,  ndërsa Cërriku ka 25 mijë e Belshi 17 mijë. Por të dyja këto, Cërriku dhe Belshi i bashkohen Elbasanit sipas logjikës së Ramës (i cili është kryereformatori dhe kryetari i këshillit shkencor gjithashtu), ndërsa Peqini, jo. Po kështu Prrenjasi me pothuajse 19 mijë banorë bashkohet me Librazhdin që numëron 23 mijë, por Gramshi mbetet bashki më vete megjithëse ka vetëm 17 mijë banorë.

Në Shqipëri në censusin e vitit 2023 pati 2.4 milionë banorë të ndarë në 61 bashki. Nëse i rendit këto bashki sipas numrit të popullsisë, (shiko tabelën në fund), rezulton se katër nga bashkitë e propozuara për t’u shkrirë kanë mbi 20 mijë banorë, ndërsa njëzet e shtatë bashki që nuk preken, kanë më pak banorë. Në rastet më flagrante duket se është Maliqi, një bashki që numëron 31 mijë banorë dhe që, sipas propozimit, do t’i bashkohet Korçës. Dimali, një bashki që numëron 28 mijë banorë, do të duhet t’i bashkohet Beratit ndërsa Skrapari, që numëron 11 mijë banorë, ruhet si bashki më vete.

Në qarkun e Fierit situata ngjan njësoj absurde, me Patosin (18 mijë banorë) që bëhet lagje e Fierit ndërsa Roskoveci (16 mijë), mbahet bashki më vete. Konispoli, bashkia që më 2015 u nda si  rrjedhojë e oreksit të PDIU-së për kryebashkiak, do të vijojë të mbetet bashki më vete pavarësisht se ka 5 mijë banorë, ndërkohë që, Divjaka, me pothuajse 25 mijë banorë, i bashkohet  Lushnjës.

Në hartën e re, qyteza si Delvina, (6166 banorë) do të vijojnë të jenë bashki ndërsa Prrenjasi, me 19 mijë banorë, jo.

Në zgjedhjet e vitit 2015 shumë bashki u krijuan ose u ndanë si pasojë e interesave të pushtetit, konkretisht, ndarjes së pushtetit mes Ramës dhe Metës, me PDIU-në si bisht. Duket se fillimisht u ndanë bashkitë që pretendonte njëri dhe tjetri dhe pastaj, për shkak se pushteti vendor ishte dhe mbetet asgjë më shumë se sa rroga dhe vende pune për militantët, palët filluan të negociojnë.

Berati u mor nga Meta ndërsa Poliçani u ruajt më vete duke u bashkuar me komunën Poshnjë.

 Poliçani nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë rrugore me Poshnjën, e cila në mënyrë të natyrshme zbret në Berat. Por kjo nuk e ndaloi “reformën”. Divjaka u nda në bashki më vete nga Lushnja për të njëjtën arsye ndërsa Vau i Dejës u sajua në Shkodër.

Meta mori Gjirokastrën kështu që Rama sajoi Libohovën, (popullsia 2765 banorë).

Krimi më i madh duket se u bë në Tiranë, ku Kamza, historikisht një lagje periferike, u nda nga Tirana për shkak se votonte opozitën, Kamzës iu bashkua komuna Paskuqan, e cila, në mënyrë natyrore ka lidhje me Tiranën por nuk ka lidhje me Kamzën. Rezultati i kësaj ishte krijimi i bashkisë më të urbanizuar në vend, rrethuar në tre anë nga Bashkia Tiranë.

Reforma se vitit 2015 solli katastrofë sa i përket shërbimeve publike, veçanërisht në zonat rurale. Tani 15 bashki janë shënjuar për t’u shkrirë, por logjika e shkrirjes duket se mbështetet në teka dhe jo në logjikën e popullsisë dhe territorit.

/diaryoftirana

 

Artikulli para

“Jo në bodrumin tim”: Pse Gjermania po vonon instalimin e matësve inteligjentë të energjisë?

Artikulli pas

Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë
Ekonomi

Rama kërkon më shumë transparencë nga supermarketet: Fitoni, por lini konsumatorët të marrin frymë

18 Shtator, 2026
Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë
Ekonomi

Legalizimi pa tarifë për banesat pa leje, kush përfiton nga vendimi i qeverisë

18 Shtator, 2026
Të gjithë shqiptarët në Azi për të blerë makina, çfarë po ndodh me tregun?
Ekonomi

Udhëzimi i ri, rriten ndjeshëm kostot e zhdoganimit të makinave të përdorura: Sa do të paguani tani e tutje

18 Shtator, 2026
Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës
Ekonomi

Dielli mbulon 30% të energjisë, Karakaçi: Fotovoltaikët po ndihmojnë sistemin gjatë muajve të verës

18 Shtator, 2026
Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera
Ekonomi

Shtrenjtimi i plehrave kimikë, fermerët shmangën krizën ushqimore por rreziku është te dera

18 Shtator, 2026
Blerjet për spekulim, në cilën zonë të Tiranës ia vlen të investosh paratë në apartamente
Ekonomi

Gabimi që bëjnë pronarët e apartamenteve menjëherë pasi shlyejnë kredinë

18 Shtator, 2026
Artikulli pas
Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Të shtënat në jahtin në Palasë, ndalohet bosi i Brunes, Bruno Çela, dhëndri i Tom Doshit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
Ekonomi

Kosto të larta jetese, familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

Nga Editor
29 Tetor, 2025
0

Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me...

Lexo të plotë
Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

Kolegjet e Bashkuara sabotojnë SPAK-un për zyrtarët e korruptuar: Vërtetoni pse duhet burgosur!

4 Maj, 2026
Vlerat e piperit të zi dhe vajit të ullirit që nuk i keni ditur

Vlerat e piperit të zi dhe vajit të ullirit që nuk i keni ditur

20 Janar, 2026
Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

Turqit e “Kiraç” do të investojnë 130 mln euro në energji, KIS jep “OK” për resorte dhe fabrika

12 Shtator, 2025
NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

NASA planifikon ndërtimin e një reaktori bërthamor në Hënë

22 Janar, 2026

Të Fundit

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

A duhet shmangur buka dhe makaronat pas moshës 60 vjeç? Ja çfarë thonë ekspertët

18 Shtator, 2026
Ibrahimaj me përfaqësuesit e marketeve: Leku u forcua, pse nuk po ulen çmimet e ushqimeve?

Ministrja e Ekonomisë thotë se nuk e di pse rriten çmimet e ushqimeve në Shqipëri

18 Shtator, 2026
Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

Robotët humanoidë do të marrin komanda me zë që nga viti i ardhshëm

18 Shtator, 2026
Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

Pabarazi edhe në spitale: Gratë marrin më pak trajtime intensive dhe kirurgjikale se burrat

18 Shtator, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr