• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E premte, 6 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama për “Politico”: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok, të kënaqur me rezultatin

Editor Nga Editor
19 Dhjetor, 2025
në Aktualitet
A A
Rinasi do jetë aeroporti i parë në Europë pa kontroll pasaporte
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shqipëria nuk do ta zgjasë ndalimin njëvjeçar të TikTok-ut, ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Politico”, duke vlerësuar bashkëpunimin e fundit me platformën e mediave sociale.

“Pas takimeve konstruktive me platformën, jemi të kënaqur me rezultatin,” tha Rama, duke shtuar se është krijuar një partneritet dhe se në javët ose muajt në vijim qytetarët do të informohen për planin e dakordësuar, ashtu siç ishte premtuar.

Kryeministri u shpreh se ishte i befasuar pozitivisht nga reagimi i TikTok-ut pas vendimit fillestar të qeverisë shqiptare për ta ndaluar platformën. “Në fillim menduam se do të na kundërshtonin, do të hakmerreshin apo do të përpiqeshin të na intimidonin. I takova personalisht dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre,” tha Rama, duke theksuar se përfaqësuesit e TikTok-ut dëgjuan me kujdes shqetësimet e palës shqiptare. Ai i bëri këto komente në kuadër të samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Nga ana tjetër, TikTok nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së “Politico” për koment.

Shqipëria, vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, vendosi ndalimin e TikTok-ut në mars të vitit 2025, pas afro një viti diskutimesh me kompaninë lidhur me abuzimet online, përfshirë raste të rënda bullizmi që dyshohet se çuan edhe në dy vetëvrasje. Vendimi erdhi pas një ngjarjeje të rëndë, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një goditjeje me thikë pranë shkollës, si pasojë e një konflikti të nisur online. Pas kësaj, qeveria urdhëroi ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokonin aksesin në TikTok, si në versionin desktop ashtu edhe në aplikacionet mobile.

Ky vendim u shoqërua me reagime të forta nga partitë opozitare dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat e akuzuan qeverinë për censurë dhe kufizim të lirisë së shprehjes politike në internet.

Rama tha se ndalimi ka shërbyer për ndërtimin e një marrëdhënieje më të strukturuar me TikTok-un dhe për vendosjen e disa masave mbrojtëse që më parë nuk ekzistonin. Megjithatë, raportimet e mediave vendase sugjerojnë se ndalimi pati ndikim të kufizuar në uljen e dhunës në shkolla apo të dhunës digjitale.

Ndërkohë, Shqipëria nuk pritet të mbështesë kufizime të përgjithshme për përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit, një temë që po diskutohet aktualisht në disa vende të BE-së dhe në Bruksel. Rama e cilësoi këtë ide si të papranueshme, duke thënë se nuk funksionon, edhe pse qeveria e tij e ka shqyrtuar si çështje.

“Nëse nuk ke informacion të plotë për atë që fshihet pas këtyre platformave, gjithmonë do të jesh viktimë e sulmeve nga trollët dhe robotët,” tha kryeministri, duke ritheksuar se objektivi i Shqipërisë mbetet anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. /skyweb.al

Etiketat: edi ramatik tok
Artikulli para

“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

Artikulli pas

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Editor

Editor

Nga Kategoria

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?
Aktualitet

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin
Aktualitet

Zooteknikë që “vulosin” ushqimet e njerëzve: KE ngre alarmin për kontrollet, laboratorët dhe korrupsionin

5 Nëntor, 2026
Çmimet e larta ulin konsumin e naftës, Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

5 Nëntor, 2026
Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas
Aktualitet

Kuzhinieri italian humb vendin e punës në Australi, refuzoi të bënte pica me ananas

5 Nëntor, 2026
SPAK tregon se si futen paratë e drogës në Shqipëri dhe sa paguhen “mushkat”
Aktualitet

Pak vite burg dhe gëzojnë pasurinë e vjedhur! BE e shqetësuar për mënyrën si dënohen politikanët e korruptuar në Shqipëri

5 Nëntor, 2026
Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë
Aktualitet

Deri në 70 euro dita, por grekët ankohen se s’ka punëtorë për të vjelë ullinjtë

4 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale

Të Përzgjedhura

Para shtetit Bektashi, qeveria i jep Kryegjyshatës Botërore Lekët për tokat e zëna
Aktualitet

Para shtetit Bektashi, qeveria i jep Kryegjyshatës Botërore Lekët për tokat e zëna

Nga SkyWeb
9 Shtator, 2026
0

Qeveria po shtyn përpara idenë e krijimit të një shteti sovran bektashi brenda Tiranës, por, ende pa marrë formë juridike...

Lexo të plotë
Alarm nga moti i keq, mbyllen shkollat në Athinë

Alarm nga moti i keq, mbyllen shkollat në Athinë

20 Janar, 2026
Linda Pustina shkarkohet nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, kush e zëvendësoi

Linda Pustina shkarkohet nga drejtimi i Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit, kush e zëvendësoi

17 Dhjetor, 2025
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës

13 Maj, 2026
Rama thotë se është i ndershëm dhe nuk ka në xhep asnjë qindarkë të dikujt: Jam për të bërë histori, jo për pasuri

Rama njofton një ministri të re javën e ardhshme, kush do t’a drejtojë

9 Tetor, 2026

Të Fundit

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

Përdoruesit e rinj të internetit në shënjestër të mashtruesve, si mund të mbrohen?

5 Nëntor, 2026
Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

Preken Kalaja e Lëkurësit dhe Manastiri i 40 Shenjtorëve, ndryshon harta arkeologjike e Sarandës

5 Nëntor, 2026
Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

Qeveria u lidh rrogë familjeve kujdestare të fëmijëve, sa përfitojnë

5 Nëntor, 2026
URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

URGJENT/ Qeveria, 2.2 mln euro për pronarët e autobusëve

5 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr