• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E enjte, 13 Gusht, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu OP-ED

TikTok u rihap: AKSK, AKEP dhe qeveria i detyrohen publikut përgjigje

SkyWeb Nga SkyWeb
8 Shkurt, 2026
në OP-ED
A A
0
TikTok u rihap: AKSK, AKEP dhe qeveria i detyrohen publikut përgjigje
Share on FacebookShare on WhatsApp

Besmir Semanaj

Pas rreth një viti bllokimi, TikTok ësht ë rikthyer në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama deklaron se ky vendim nuk përbën dorëzim, por rezultat të një procesi serioz rishikimi dhe të vendosjes së “mekanizmave të rinj të sigurisë”.

Megjithatë, as Kryeministria, as Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kibernetike (AKSK), as Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nuk kanë dhënë deri më sot asnjë shpjegim të plotë, teknik dhe të verifikueshëm për publikun.

Kur TikTok u bllokua, arsyetimi ishte ekstrem. U fol për rrezik kombëtar, për kërcënim serioz ndaj fëmijëve, për destabilizim social dhe për nevojën e një ndërhyrjeje urgjente.

Vendimi u mor pa vendim gjykate, pa konsultim publik dhe pa publikimin e ndonjë analize zyrtare të rrezikut.

Operatorët e internetit u urdhëruan të zbatojnë bllokimin, ndërsa qytetarëve iu kërkua thjesht ta pranonin.

Sot, e njëjta qeveri na thotë se TikTok është sërish i sigurt. Pyetja e parë që lind është e pashmangshme: çfarë ka ndryshuar realisht gjatë këtij viti?

A ka publikuar AKSK një raport teknik që të tregojë se rreziqet e identifikuara më parë janë eliminuar? A ka ndryshuar diçka në arkitekturën teknike të TikTok-ut që justifikon këtë kthesë?

A ka një marrëveshje të shkruar mes shtetit shqiptar dhe kompanisë TikTok, dhe nëse po, pse nuk bëhet publike? Deri më sot, përgjigjja për të gjitha këto pyetje është heshtje.

Edhe më problematik është përdorimi i paqartë i termit “mekanizma të rinj të sigurisë”.

Ky term është përmendur nga Kryeministri dhe nga përfaqësues të AKSK-së, por nuk është shpjeguar asnjëherë në mënyrë konkrete. Çfarë janë këta mekanizma?

A janë teknologjikë apo thjesht administrative? A përfshijnë monitorim të trafikut të internetit? A zbatohen vetëm për TikTok-un apo për të gjitha platformat?

Nëse këta mekanizma prekin infrastrukturën e komunikimeve elektronike, atëherë pse AKEP nuk ka bërë asnjë njoftim publik? AKEP është institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e operatorëve dhe për garantimin e neutralitetit të rrjetit.

Deri tani, ky institucion ka zgjedhur të qëndrojë jashtë debatit publik, sikur çështja e bllokimit dhe rihapjes së një platforme globale të mos ishte në fushën e tij të përgjegjësisë.

Në qendër të gjithë kësaj historie qëndron çështja më e rëndë: përdorimi i teknologjisë Deep Packet Inspection (DPI).

Gjatë bllokimit të TikTok, u raportua se operatorët shqiptarë, me udhëzim të autoriteteve, përdorën pajisje DPI për të identifikuar dhe bllokuar trafikun.

DPI është një teknologji shumë ndërhyrëse, që lejon inspektimin e përmbajtjes së komunikimeve elektronike dhe që, sipas jurisprudencës europiane, cenon drejtpërdrejt privatësinë dhe sekretin e komunikimit.

U premtua publikisht se këto pajisje do të hiqeshin.

Sot, pas rihapjes së TikTok, pyetjet janë konkrete dhe kërkojnë përgjigje po aq konkrete:

AKSK: A janë çmontuar pajisjet DPI? A janë ende aktive në rrjetet shqiptare? A ekziston një raport teknik që e konfirmon këtë?

AKEP: A keni verifikuar në mënyrë të pavarur konfigurimet e operatorëve?

A garantoni se nuk ka monitorim të përmbajtjes së trafikut?
Operatorët e internetit: A po përdorni aktualisht DPI? Me çfarë baze ligjore? Me çfarë urdhri administrativ?

Asnjë nga këto institucione nuk ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të dokumentuar. Në mungesë të transparencës, dyshimi është i arsyeshëm: pajisjet mund të jenë ende aty.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje serioze është fakti se nuk pati asnjë proces gjyqësor. Kryeministri deklaron se TikTok “nuk na ka çuar në gjyq”.

Por kjo nuk është provë korrektësie shtetërore.

Përkundrazi, ngre dyshimin se vendimi për bllokimin ishte aq i dobët ligjërisht, saqë as vetë shteti shqiptar nuk ishte i gatshëm ta mbronte para një gjykate.

Nëse bllokimi ishte i ligjshëm, pse nuk u mbështet me vendim gjykate? Nëse nuk ishte, pse askush nuk mban përgjegjësi?

Kjo histori nxjerr në pah një problem thelbësor: mënyrën se si qeveria shqiptare dhe institucionet vartëse të saj trajtojnë liritë digjitale.

Interneti nuk është pronë e qeverisë dhe siguria nuk mund të përdoret si justifikim për masa të paqarta dhe të pakontrolluara.

Rihapja e TikTok nuk është problemi. Problemi është se u bë pa shpjegim, pa llogaridhënie dhe pa garanci se nesër nuk do të bllokohet një platformë tjetër, me të njëjtën lehtësi dhe me të njëjtin mungesë transparence.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për deklarata politike. Kanë nevojë për fakte, dokumente dhe përgjegjësi institucionale.

Dhe deri sa AKSK, AKEP dhe operatorët të flasin hapur, e vërteta mbetet ende e bllokuar. /skyweb.al

Artikulli para

Dilema, më mirë dushi në mëngjes apo në mbrëmje?

Artikulli pas

“Revolucion” në trajtimin e diabetit, një implant inovativ premton fundin e injektimeve të insulinës

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!
OP-ED

Vlora e kthyer në “një prostitutë” të pasjellshme turistike!

12 Gusht, 2026
Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë
OP-ED

Satelitët në qiell, pesëkatëshi në Himarë

10 Gusht, 2026
Super leku shpartallon edhe Borxhin Publik të Shqipërisë, bie nën 50% të PBB-së
Kryesore

Forcimi i lekut, një avantazh që duhet të shfrytëzohet

4 Gusht, 2026
Nga Tepelena te Roskoveci e Mirdita, bashkitë që rrezikojnë të shkrihen sipas një skenari të propozuar nga PS
Kryesore

Harta administrative e Shqipërisë si punë tekash

3 Gusht, 2026
ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929
Kryesore

ANALIZA/ Tregu i kriptomonedhave i ngjan periudhës para kolapsit të vitit 1929

1 Gusht, 2026
Gent Sejko dhe Holta Zaçaj duan imunitet nga burgu, projektligji i ri për Bankën e Shqipërisë pritet me kritika
Kryesore

Krerët e BSH-së s’mund të mbrohen nga burgu…në emër të Europës

1 Gusht, 2026
Artikulli pas
“Revolucion” në trajtimin e diabetit, një implant inovativ premton fundin e injektimeve të insulinës

"Revolucion" në trajtimin e diabetit, një implant inovativ premton fundin e injektimeve të insulinës

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit
Ekonomi

Kush po përfiton më shumë nga mbyllja e Gjirit të Hormuzit

Nga SkyWeb
7 Mars, 2026
0

Përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit po shndërron Ngushticën e Hormuzit në një nga pikat më...

Lexo të plotë
Luftë CASH-it, masat që do të ndërmerren deri në 2030 për të zhdukur paranë fizike

RAPORTI/ BSH thotë se paga mesatare u rrit me 9.6%, familjet shqiptare patën më shumë para

15 Gusht, 2025
TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

TIA menaxhoi mesatarisht 228 fluturime në ditë, mbi 1.1 milionë pasagjerë në qershor

17 Korrik, 2025
Vetëm në 6 muaj, shqiptarët kryejnë 4.3 miliardë euro transferta përmes SEPA-s

Vetëm në 6 muaj, shqiptarët kryejnë 4.3 miliardë euro transferta përmes SEPA-s

14 Maj, 2026
Evropa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave, valët e të nxehtit vazhdojnë

Evropa Perëndimore thyen rekordin e temperaturave, valët e të nxehtit vazhdojnë

10 Gusht, 2026

Të Fundit

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

Para nga qielli! Qeveria mbyll 6-mujorin me 570 mln euro suficit, rriten edhe shpenzimet

13 Gusht, 2026
Ligji i ri, kush nuk paguan taksat e pronës s’merr shërbime

Kufizimet e BSH-së nuk ndalin rritjen te kredia për strehim, bankat po marrin më shume risk

13 Gusht, 2026
Në krye të listës, Eurostat thotë se 1 në 3 shqiptar nuk përballojnë dot qiratë dhe faturat mujore

SI KURRË MË PARË/ Qiratë “këpusin në mes” shqiptarët, 2/3 e inflacionit përbehet nga rritja e kostos së strehimit

13 Gusht, 2026
Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

Sa kushton turizmi malor në Shqipëri? Nga Dajti te Alpet dhe Korabi, çmimet për çdo buxhet

13 Gusht, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga E/Digital Studio

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr