• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E mërkurë, 14 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Ekonomi

Çmimet e shtrenjta, por inflacioni është vetëm 0.1% më shumë në mars se në shkurt

Editor Nga Editor
8 Prill, 2026
në Ekonomi
A A
EUROSTAT: Inflacioni në gusht arrin 2.3%, argëtimi dhe kultura dominojnë rritjen
Share on FacebookShare on WhatsApp

Shtrenjtimi i karburantit, që erdhi pas krizës në Lindjen e Mesme, me naftën që ka arritur në 224 lekë/litër nuk ka ndikuar shumë në ecurinë e inflacionit në muajin mars.

INSTAT bëri të ditur se ndryshimi vjetor i çmimeve të konsumit në mars ishte 2.6%, nga 2.5% që ishte ndryshimi vjetor në shkurt. Ky është niveli më i lartë në dy vjet, që nga shkurti i vitit 2022.

Ndikimin kryesor në inflacionin e shkurtit kanë vijuar ta japin qiratë, me 0.95 pikë përqindje. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet dhe pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje.

Në këtë nivel, inflacioni është poshtë objektivit të shënjestruar të Bankës së Shqipërisë prej 3%. Banka qendrore është përgjegjëse për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në vend dhe këtë e bën përmes normës bazë.

Nëse inflacioni kalon objektivin e bankës prej 3%, kjo e fundit rrit normën bazë. Rritja e normës bazë e bën huamarrjen më të shtrenjtë dhe frenon konsumin e investimet, duke ulur presionet mbi çmimet dhe duke ndihmuar në kontrollin e inflacionit.

Banka e Shqipërisë ka deklaruar së fundmi se ndonëse pasiguria në mjedisin ekonomik global mbetet e lartë, vendimmarrja për politikën monetare do të vijojë të mbështetet në analizën e të dhënave më të fundit ekonomike dhe financiare.

Në këtë kuadër, vendimet e Bankës së Shqipërisë do të synojnë ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, duke qenë njëkohësisht në përputhje me kahun e politikës fiskale dhe zhvillimet në kursin e këmbimit.

Niveli më i lartë i inflacionit, në dekadat e fundit (përveç periudhës së vitit ’97, kur ishte kriza e piramidave) është shënuar në tetor 2022, kur arriti në 8.3%, ku ndikimin kryesor e dhanë ushqimet (5.1 pikë përqindje dhe transporti 1 pikë përqindje), si rrjedhojë e efektit zinxhir që shkaktuan sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës në energji dhe produktet ushqimore.

Inflacioni në mars
Sipas njoftimit zyrtar të INSTAT, Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Mars 2026 ishte 2,6 për qind, nga 2,1 për qind në Mars 2025.

Krahasuar me muajin Shkurt 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,7 për qind. Rritja vjetore e çmimeve në Mars 2026 u ndikua kryesisht nga grupi “Transporti” me 7,5%, pasuar nga “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 4,8%, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,6%, “Restorante dhe shërbime akomodimi“ me 2,4%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 2,0% secili, “Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3%, etj.

Krahasuar me Shkurt 2026, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 7,1%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,7%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,4%, “Argëtim, sport dhe kulturë” me 0,3%, “Shëndeti” dhe “Restorante dhe shërbime akomodimi“me 0,1% secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,3%, pasuar nga grupet “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me 0,2% dhe “Qira, ujë,
energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 0,1%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me +0,95 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,48 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,44 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me + 0,18 pikë përqindje, çmimet e grupit “Restorante dhe shërbime akomodimi” ndikuan me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Kujdesi personal dhe mallra e shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje, çmimet e grupit “Sigurime dhe shërbime financiare” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Argëtim, sport dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,06 pikë përqindje secili, çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Informacioni dhe komunikimi” me +0,02 pikë përqindje secili./Monitor

Etiketat: inflacioni
Artikulli para

Marrëveshja për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës

Artikulli pas

Ulet edhe çmimi i gazit në Evropë, çfarë pritet më tej

Editor

Editor

Nga Kategoria

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit
Ekonomi

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
Rezerva valutore arrin shifrën rekord të 8.4 miliardë eurove
Ekonomi

Euro në minimum historik, këmbehet më pak se 91.30 lekë

14 Tetor, 2026
Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani
Ekonomi

Nafta shënon rritje pas raportimeve për sulme ndaj anijeve nga Irani

14 Tetor, 2026
Italia do 165 mijë punonjës, nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët
Ekonomi

Italia do 165 mijë punonjës nga 23 tetori, mundësi edhe për shqiptarët

14 Tetor, 2026
Katari ndërpret prodhimin, rritet me 45% çmimi i gazit në tregjet europiane
Ekonomi

Gazi në Europë shtrenjtohet mbi 150%, çmimet në kulmin e gati katër viteve. Alarm për rezervat para dimrit

14 Tetor, 2026
Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro
Ekonomi

Pse një domain në internet mund të kushtojë dhjetëra milionë euro

14 Tetor, 2026
Artikulli pas
Ulet edhe çmimi i gazit në Evropë, çfarë pritet më tej

Ulet edhe çmimi i gazit në Evropë, çfarë pritet më tej

Të Përzgjedhura

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar
Ekonomi

Problemet me tenderët, APP u “tërheq veshin” institucioneve: Operatorët e përjashtuar s’mund të marrin pjesë në gar

Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
0

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka rikujtuar autoritetet kontraktore për zbatimin strikt të rregullave mbi operatorët ekonomikë të përjashtuar nga...

Lexo të plotë
“Bombat” e O’Learyt, vjen fundi i epokës low cost? Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit dhe rregulla të reja check-in

Ryanair “fshin” 2 milionë pasagjerë në dimër për shkak të çmimit të karburanteve

3 Shtator, 2026
Tenderët e AKSHI-t, SPAK lëshon urdhër arreste për treshen Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj

DOSJA/ Si u zbulua lidhja mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit, BKH ia beh papritur në zyrë, punonjësit: Nuk dimë…..

22 Dhjetor, 2025
Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për konflikt interesi

Fondet IPARD, Frida Krifca miratoi qindra mijëra euro dhe për familjarët e bashkëshortit

8 Tetor, 2025
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionet e SHBA të lidhur me luftën

30 Mars, 2026

Të Fundit

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

Pozicioni i gabuar i krahut gjatë matjes së tensionit mund të japë rezultate të pasakta

14 Tetor, 2026
Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

Hiqen pragjet e investimit, propozohen kontrata 20-vjeçare për fermat e peshkut

14 Tetor, 2026
Presidenti Begaj: Sfidat e autizmit, përparësi shoqërore dhe shtetërore

Presidenti thirrje protestuesve dhe policisë: Kushtetuta dhe ligji janë kufiri për të gjithë

14 Tetor, 2026
Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

Bëni blerje online? Rregulla të reja për konsumatorët dhe shitësit

14 Tetor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr