• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E enjte, 19 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Turizëm

“Lonely Planet”: Nga Riviera magjepsëse te qytetet muze, Shqipëria, një nga destinacionet më të rekomanduara në Evropë

Editor Nga Editor
20 Maj, 2026
në Turizëm
A A
“Lonely Planet” zbulon për të të huajt kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Së fundmi, Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të përfolura turistike në Evropë – dhe jo pa arsye. Në brendësi të vendit, Alpet Shqiptare, të njohura edhe si “Bjeshkët e Nemuna”, ofrojnë terrene ideale për ecje malore dhe aventura natyrore, sipas “Lonely Planet”.

Ndërkohë, përgjatë vijës së gjatë bregdetare, turistët mund të gjejnë plazhe të famshme të Adriatikut dhe Jonit me ujëra të kristalta, si edhe qytete historike me trashëgimi të pasur arkitekturore.

Një tjetër avantazh është kostoja: Shqipëria mbetet dukshëm më e lirë se destinacionet fqinje si Kroaci, Greqi dhe Itali.

Kur është koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë?

Ksamili dhe Saranda, dy nga destinacionet më të njohura bregdetare, mbushen me turistë nga qershori deri në shtator.

Për ata që kërkojnë më shumë qetësi, maji është një zgjedhje e mirë, ndonëse deti mbetet ende i freskët.

Periudha më e rekomanduar konsiderohet shtator–dhjetor, kur temperaturat janë ende të favorshme dhe numri i vizitorëve bie ndjeshëm.

Gjatë dimrit, rekomandohet kryesisht vizita në Tiranë, ku restorantet dhe baret krijojnë nje atmosferë të ngrohtë.

Një prej vendeve më të veçanta është bar “Komiteti”, i njohur për llojet e ndryshme të rakisë tradicionale.

Sa kohë duhet të qëndroni?

Një fundjavë mjafton për të vizituar Rivierën Shqiptare, duke fluturuar drejt Korfuzit dhe më pas me traget drejt Sarandës.

Një alternativë tjetër është qëndrimi në Tiranë për të eksploruar gastronominë dhe historinë e kryeqytetit.

Për një udhëtim më të plotë, një javë është e mjaftueshme për të përfshirë Tiranën, bregdetin dhe qytetet historike si Berati dhe Gjirokastra.

Për ecje në veri ose përdorim të transportit publik nevojitet më shumë kohë, pasi autobusët ndërqytetës shpesh janë të ngadaltë.

Si të udhëtoni në Shqipëri?

Shqipëria ka një aeroport ndërkombëtar kryesor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Për rivierën jugore, shumë turistë zgjedhin të fluturojnë në Korfuz dhe më pas të marrin tragetin drejt bregdetit shqiptar.

Transporti i brendshëm mund të jetë sfidues. Furgonët që lidhin qytetet nuk kanë orare të rregullta. Marrja e një makine me qira është më praktike, sidomos për të eksploruar zona më pak të aksesueshme, megjithëse drejtimi kërkon kujdes për shkak të trafikut.

Çfarë nuk duhet humbur?

Bregdeti shqiptar

Plazhet e Shqipërisë janë ndër atraksionet kryesore. Ksamili mbetet më i famshmi, por gjatë verës është shumë i mbipopulluar. Për më shumë qetësi, rekomandohen plazhet rreth Himarës dhe Dhërmiut.

Vizitorët në Ksamil nuk duhet të humbasin Butrintin, qytetin antik greko-romak i mbrojtur nga UNESCO.

Jeta e natës në Bllok

Blloku, dikur zonë e mbyllur për elitën komuniste, sot është qendra më dinamike e kryeqytetit.

Kafenetë moderne, baret dhe klubet e bëjnë një pikë të domosdoshme për vizitorët. Një prej vendeve më të pëlqyera është “Radio Bar”.

Berati dhe Gjirokastra

Qytetet muze të UNESCO-s janë ndër perlat kulturore të vendit. Në Berat, turistët mund të eksplorojnë kalanë dhe rrugicat karakteristike prej guri, ndërsa panorama më e mirë e qytetit shihet nga lumi Osum.

Në Gjirokastër, rrugët e pjerrëta, shtëpitë tradicionale me çati guri dhe kalaja e madhe ofrojnë një përvojë autentike. Në qytet mund të vizitohen edhe bunkerë të periudhës komuniste.

Destinacioni i preferuar: veriu malor

Veriu i Shqipërisë konsiderohet nga shumë vizitorë pjesa më mbresëlënëse e vendit. Shkodra është një bazë ideale për eksplorim, falë atmosferës studentore dhe përdorimit të gjerë të biçikletave.

Në vetëm tri ditë mund të organizohet një itinerar që përfshin tragetin drejt Valbonës, ecje në shtegun “Majat e Ballkanit” dhe një vizitë në Syrin e Kaltër të Thethit.

Sa kushton Shqipëria?

Shumica e bizneseve në Shqipëri ende preferojnë pagesat cash. Kartat bankare nuk pranohen gjerësisht, sidomos jashtë qyteteve kryesore.

Çmime orientuese:

  • Hostel: rreth 1,500 lekë/nata
  • Dhomë dyshe: rreth 5,000 lekë/nata
  • Apartament: rreth 5,000 lekë/nata
  • Biletë autobusi në Tiranë: 40 lekë
  • Udhëtim Sarandë–Tiranë: rreth 1,600 lekë
  • Kafe: 100–200 lekë
  • Sanduiç: rreth 600 lekë
  • Darkë për dy persona: rreth 2,000 lekë
  • Birrë: rreth 300 lekë

A është e sigurt Shqipëria?

Pavarësisht reputacionit të vjetër, Shqipëria konsiderohet një destinacion i sigurt për turistët. Rastet e vjedhjeve janë të rralla dhe kriminaliteti që lidhet me grupe shqiptare jashtë vendit nuk reflektohet në përvojën e zakonshme të turistëve.

Besimi dhe kultura

Shumica e shqiptarëve identifikohen si myslimanë, megjithëse shprehja publike e fesë është zakonisht e kufizuar.

  • Krahas xhamive, vendi ka edhe shumë kisha. Në zona jashtë Tiranës dhe plazheve, rekomandohet veshje më e përmbajtur, sidomos gjatë vizitës në objekte fetare
Artikulli para

Shakira fiton betejen 55 milionë euro me tatimet spanjolle

Artikulli pas

Sinjale për marrëveshje? Dy çisterna me naftë kalojnë Hormuzin

Editor

Editor

Nga Kategoria

Media gjermane: Pesë arsye pse duhen bërë pushimet e verës në Shqipëri
Turizëm

Revista britanike rekomandon Shqipërinë për një udhëtim ekskluziv pesëditor në verën e vitit 2027

16 Nëntor, 2026
Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa
Ekonomi

Rritet TVSH për hotelet, 220 mijë shtretër jashtë sektorit hotelier! Topuzi: Qeveria po godet bizneset që paguajnë taksa

15 Nëntor, 2026
Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së
Turizëm

Paketat turistike në Shqipëri mund të shtrenjtohen deri në 15%, sektori paralajmëron pasoja nga rritja e TVSH-së

15 Nëntor, 2026
CNN: Alpet Shqiptare, shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Europës
Turizëm

Ministria e Turizmit krijon Platformën Kombëtare për Pikat Turistike, rregulla të reja për shtigjet

13 Nëntor, 2026
Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z
Turizëm

Lodhen shumë! Hapet hoteli i daljes në pension për Gen Z

9 Nëntor, 2026
Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë
Turizëm

Ujërat termale të Bënjës në Përmet frekuentohen edhe në vjeshtë

9 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Sinjale për marrëveshje? Dy çisterna me naftë kalojnë Hormuzin

Sinjale për marrëveshje? Dy çisterna me naftë kalojnë Hormuzin

Të Përzgjedhura

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Aktualitet

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

Nga Editor
31 Janar, 2026
0

Organizata e Kombeve të Bashkuara po përballet me një krizë serioze financiare, e cila sipas Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres...

Lexo të plotë
Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

Bitcoin i rikthehet rritjes së fortë, kalon mbi 103 000 USD

9 Maj, 2025
Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

Kur teshtin njësia nr 2 në Tiranë!

27 Mars, 2026
Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin

Buxheti 2026, rritet pesha e shpenzimeve për sigurinë, ulet për mbrojtjen sociale dhe arsimin

12 Nëntor, 2025
Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

Diplomacia ekonomike: pa atashe ekonomik

10 Shtator, 2025

Të Fundit

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

Sa i kushtojnë Europës raportet mjekësore dhe cilat vende kanë më shumë mungesa në punë?

19 Nëntor, 2026
Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

Mungesa e hekurit prek edhe personat e shëndetshëm, pse kalon pa u vënë re

19 Nëntor, 2026
Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

Bllokohet sonte rruga dytësore Tiranë-Durrës, 7 orë pa qarkullim në të dyja senset! Si do të bëhet lëvizja

19 Nëntor, 2026
Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

Europetrol helmoi Fierin/ Kompania derdhi mbetjet e naftës në Gjanicë për të kursyer para

19 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr