• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E diel, 1 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Rama thotë se pasuritë tona lakmohen nga Rusia dhe Kina

SkyWeb Nga SkyWeb
17 Qershor, 2026
në Aktualitet, Kryesore
A A
Rama për Al Jazeera: Nuk po shesim Shqipërinë, projekti në Zvërnec është bekim dhe do të realizohet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar nderi në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor në Berlin, një platformë e sipërmarrjes gjermane që mbledh ekspertë të sigurisë, ekonomisë dhe inovacionit, si dhe përfaqësues të Bundestagut, Kancelarisë dhe trupit diplomatik.

Në fjalën e tij, Rama u ndal te sfidat me të cilat po përballet Europa, duke theksuar se lufta është rikthyer në kontinent, konkurrenca strategjike është bërë globale, ndërsa teknologjia po transformon ekonomitë, sistemet politike dhe mënyrën se si shoqëritë ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Kryeministri foli edhe për krizën demografike, të cilën e cilësoi si një kërcënim serioz për të ardhmen e afërt të Europës. Sipas tij, rënia demografike po riformëson rajone të tëra, ndërsa një “dimër demografik” po prek perspektivën e kontinentit.

Duke folur për Ballkanin Perëndimor dhe raportin e tij me Bashkimin Europian, Rama tha se rajoni ndodhet në zemër të Europës, por ende jashtë portretit të saj politik.

“Jam piktori më i madh mes kryeministrash. Ballkani Perëndimor është një rajon i tërë i rrethuar nga Bashkimi Europian, fizikisht i dizajnuar në zemër të Europës, por i përjashtuar nga portreti i Europës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Europës i duhet Ballkani Perëndimor, jo vetëm për arsye gjeopolitike, por edhe për pasuritë natyrore dhe potencialin që rajoni ka.

“Europës i duhet rajoni ynë. Kjo sepse ne jemi një rajon që kemi pasuritë tona natyrore. Këto pasuri janë të lakmuara nga Rusia dhe nga Kina. Mirëpo ne i përkasim kontinentit europian dhe duhet të zhvillohemi bashkë me pjesën tjetër të Europës”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se Shqipëria po ecën shpejt në rrugën drejt integrimit europian dhe synon anëtarësimin në Bashkimin Europian përpara fundit të kësaj dekade.

“Ne jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE. Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë. Ne po bëjmë transformimin më të madh në historinë tonë”, tha Rama.

Artikulli para

Bankat qendrore po tërheqin arin nga SHBA dhe Britania, rriten shqetësimet gjeopolitike

Artikulli pas

Lehtësohet kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

SkyWeb

SkyWeb

Nga Kategoria

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK
Aktualitet

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete
Ekonomi

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane
Aktualitet

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania
Aktualitet

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë
Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Pastronte 6 vila në kompleksin White Rocks, punononjësja dhe i shoqi mohojnë të kenë parë euro te vila e Igli Tares në Palasë

1 Nëntor, 2026
Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit
Aktualitet

Pse hakerat e Koresë së Veriut janë të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e shekullit

1 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Lehtësohet kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Lehtësohet kalimi kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Të Përzgjedhura

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?
Shëndet

Çfarë duhet të hamë për një lëkurë më të re dhe rrezatuese?

Nga Editor
22 Tetor, 2026
0

Një dietë e pasur me fruta, perime, yndyrna të shëndetshme dhe ushqime të fermentuara mund të ndihmojë në ruajtjen e...

Lexo të plotë
Tatimet nisin kontrollet për të ardhurat nga Booking

Tatimet nisin kontrollet për të ardhurat nga Booking

27 Gusht, 2026
Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

Çfarë “fshihet” pas vonesave të avionëve, kush merr vendimet për të fluturuar

3 Korrik, 2025
TABELA/ Si ndryshon taksa e ndërtesës për bizneset në rrethe, deri trefishim për Durrësin

Ngadalësohet ndërtimi, bie me 67% sipërfaqja e dhënë si leje: “Ngopet” Tirana, kryeson Durrësi

29 Gusht, 2025
LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

LETRA/ “Pronari s’ma deklaron pagën aq sa e kam”, Tatimet zbarkojnë në Korçë

7 Prill, 2026

Të Fundit

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

DËSHMIA/ “S’kam parë kuti me euro dhe as kam bërë foto”. Çfarë tha pastruesja për vilën e Igli Tares në SPAK

1 Nëntor, 2026
Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

Flluska te kompanitë e AI rrezikon bisedat tona sekrete

1 Nëntor, 2026
Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

Nga ndotja te gjelbërimi: Si po kthehet Milano në shembull për qytetet evropiane

1 Nëntor, 2026
“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

“Ankesat nuk do të humbasin më nëpër zyra”, Rama prezanton Pasqyrë Albania

1 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr