• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”

Editor Nga Editor
26 Qershor, 2026
në Shëndet
A A
Doni të ndiheni më të lumtur në punë? Zbulohet “sekreti”
Share on FacebookShare on WhatsApp

Qoftë duke iu përgjigjur email-eve apo duke marrë pjesë në videokonferenca, një pjesë e madhe e jetës në zyrë kalon ulur në një karrige, shkruan BBC.

Por ky zakon po dëmton shëndetin tonë. Sipas ekspertëve, qëndrimi ulur për periudha të gjata rrit rrezikun e mbipeshës, sëmundjeve të zemrës dhe zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Edhe pse e dimë se pushimet nga ekrani janë të dobishme për shëndetin, ajo që mbetet e paqartë është sa shpesh duhet të ngrihemi dhe të lëvizim, duke ruajtur njëkohësisht produktivitetin në punë.

Një studim i ri, i botuar në British Journal of Sports Medicine, ka zbuluar se marrja e një pushimi pesëminutësh çdo orë është mënyra më e mirë dhe më e realizueshme për të përmirësuar mirëqenien pa ulur efikasitetin në punë.

Rritje e produktivitetit, humorit dhe vigjilencës

Studiuesi kryesor, Keith Diaz, i tha BBC News se shumica e të rriturve kalojnë tashmë rreth tre të katërtat e kohës kur janë zgjuar duke qëndruar ulur.

Edhe pse këshilla e përgjithshme për të “qëndruar më pak ulur dhe për të lëvizur më shumë” është e saktë, njerëzit duhet të dinë se sa lëvizje është e nevojshme, shtoi ai.

“Lajmi i mirë është se një shëtitje pesëminutëshe çdo orë është e mjaftueshme për të përmirësuar humorin dhe për të ulur lodhjen. Gjithashtu, pjesëmarrësit e konsideruan këtë një praktikë reale dhe të lehtë për t’u zbatuar,” tha Diaz.

Studimi, i kryer nga Universiteti Columbia, përfshiu më shumë se 11 mijë punonjës në Shtetet e Bashkuara, shumica e të cilëve punonin në zyra dhe kishin turne prej tetë deri në nëntë orë.

Gjatë javës së parë, pjesëmarrësit vazhduan rutinën e tyre të zakonshme dhe plotësuan çdo ditë pyetësorë mbi nivelin e lodhjes, humorin dhe performancën në punë.

Për dy javët në vijim, atyre iu kërkua të bënin shëtitje pesëminutëshe gjatë orarit të punës: çdo gjysmë ore, çdo orë ose çdo dy orë, dhe të plotësonin sërish të njëjtët pyetësorë.

Rezultatet treguan se një shëtitje çdo gjysmë ore përmirësonte humorin dhe ulte lodhjen, por ndërpriste ritmin normal të punës. Ndërsa një shëtitje çdo dy orë ishte më e mirë sesa të mos lëvizje fare, studiuesit zbuluan se një ecje pesëminutëshe çdo orë solli përmirësimin më të madh dhe më praktik në produktivitet, humor dhe vigjilencë.

Të heqësh dorë nga zakoni i qëndrimit ulur për orë të tëra mund të jetë e vështirë, tha Diaz, pasi shumë prej punonjësve të përfshirë në studim shqetësoheshin se çfarë do të mendonin shefat apo kolegët për pushimet e tyre.

“Edhe pse mund të duket kundër intuitës, pushimet për të lëvizur në fakt mund të përmirësojnë performancën në punë,” tha Diaz. “Ato ndihmojnë në përmirësimin e funksioneve ekzekutive të trurit, përqendrimit dhe kujtesës. Gjithashtu, i bëjnë njerëzit të ndihen më të qetë, më të freskët dhe më energjikë.”

Etiketat: pune
Artikulli para

Pensionet indeksohen me 2.7% nga 1 korriku, Ibrahimaj: Përfitojnë 900 mijë pensionistë

Artikulli pas

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Editor

Editor

Nga Kategoria

Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi; Tatimet sqarojnë si do të bëhen faturat
Ekonomi

“Ku përfundon pasi e refuzojmë ne?” Përpunuesit ngrenë alarmin për qumështin me aflatoksinë të fermerëve

9 Nëntor, 2026
Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?
Shëndet

Cila është gjuha jote e dashurisë dhe a ka vërtet rëndësi?

9 Nëntor, 2026
Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres
Shëndet

Studimi i Gallup përfshin edhe Shqipërinë: Mbi 2 orë në rrjetet sociale sjell më shumë vetmi dhe stres

9 Nëntor, 2026
Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë
Shëndet

Antibiotikët po humbasin fuqinë, alarm për kërcënim serioz të shëndetit publik në Evropë

9 Nëntor, 2026
Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret
Shëndet

Zbulim premtues kundër kancerit, injeksioni që mëson trupin të shkatërrojë vetë tumoret

9 Nëntor, 2026
Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra
Ekonomi

Industria e bukurisë dhe kujdesit vetjak “fiksohet” me lopët, miliarda nga dhjami dhe kulloshtra

8 Nëntor, 2026
Artikulli pas
Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Para nga qielli/ “Durrës Marina”, skema e investimeve strategjike 2 miliardë euro… me parapagim

Të Përzgjedhura

Ushqimet dhe transporti rëndojnë buxhetet familjare, u shtrenjtuan edhe më tepër në shtator
Ekonomi

Mbi 200 produkte USHQIMORE me çmime të fiksuara deri në janar, ku do t’i shihni detajet për supermarketet

Nga SkyWeb
12 Tetor, 2026
0

Çmimet e 238 produkteve në pesë sipërmarrje do të mbeten të pandryshuara deri më 12 janar 2027, në kuadër të...

Lexo të plotë
Përmbytjet në Durrës, deputetja: Duhet ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve

Përmbytjet në Durrës, deputetja: Duhet ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve

6 Janar, 2026
Efekti i ngrohjes globale, për herë të parë në Islandë shfaqen mushkonjat

Efekti i ngrohjes globale, për herë të parë në Islandë shfaqen mushkonjat

21 Tetor, 2025
Pse avionët s’janë të pajisur me parashuta? – Përgjigjet për pyetjen që të gjithë e kanë bërë të paktën një herë

Pse avionët s’janë të pajisur me parashuta? – Përgjigjet për pyetjen që të gjithë e kanë bërë të paktën një herë

5 Qershor, 2025
Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

Takim historik në Quirinale, Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe

9 Nëntor, 2026

Të Fundit

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës te dera e GJKKO-së i hap punë Vlora Hysenit, SPAK e fut në dosje si shembull intimidimi nga zyrtarët

9 Nëntor, 2026
Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te faturat fiktive

9 Nëntor, 2026
“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

“Shefen e shërbimit sekret e kam shoqe të ngushtë”, si u mburrej Ergys Agasi izraelitëve për raportin me Vlora Hysenin

9 Nëntor, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që harxhojnë energji edhe kur i fikni

9 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr