• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy
E shtunë, 3 Tetor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Aktualitet

Pasiguria financiare, burrat shqiptarë, rekord në Europë për moshën kur duan të dalin në pension

Editor Nga Editor
3 Korrik, 2026
në Aktualitet
A A
0
Fondet publike për kërkim shkencor vetëm 0,3% e PBB-së, nuk shkojnë aty ku duhet
Share on FacebookShare on WhatsApp

Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin në Europë, burrat shqiptarë janë ata që duan të lënë punën më vonë se çdo popull tjetër në Europë, sipas raportit më të fundit të Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024).

Mesatarisht, ata deklarojnë se do të dëshironin të punonin deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara, që përfshijnë vendet e Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, vendet e EFTA-s dhe disa shtete të tjera europiane.

Shifra e Shqipërisë është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera. Pas saj renditen Danimarka (66.5 vjeç), Norvegjia (65.9), Suedia (65.9) dhe Holanda (65.5), vende me disa nga standardet më të larta të jetesës dhe sistemet më të zhvilluara të pensioneve në Europë.

Kontrasti me rajonin është edhe më i madh. Në Kosovë, burrat do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 65 vjeç, në Serbi në 63.7 vjeç, në Maqedoninë e Veriut në 62.8 vjeç, në Bosnjë-Hercegovinë në 62.5 vjeç, ndërsa në Mal të Zi vetëm në 61.7 vjeç. Kjo do të thotë se shqiptarët janë të gatshëm të qëndrojnë në tregun e punës deri në gati 6 vite më shumë se malazezët dhe rreth 5 vite më shumë se boshnjakët.

Sipas raportit, mosha e preferuar e daljes në pension nuk lidhet vetëm me aftësinë për të punuar, por edhe me motivimin ekonomik për të vazhduar punën. Në vendet ku pensionet janë të ulëta ose pasiguria financiare është më e madhe, dëshira për të punuar më gjatë shpesh reflekton më shumë nevojën ekonomike sesa zgjedhjen personale.

Të dhëna të tjera të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri bëjnë të ditur se shumë persona që dalin në pension vitet e fundit nuk arrijnë të marrin pagesë të plotë, pasi nuk plotësojnë vitet e punës. Sipas ISSH, rreth 55% nga 641,085 pensionistët e vendit trajtoheshin me pension të pjesshëm, në një kohë kur vlera mesatare e kësaj pagese ishte vetëm 13,500 lekë, ndërsa pensioni mesatar arriti në 20 mijë lekë, nga 19.6 mijë lekë në 2024-n, një shumë që praktikisht nuk mjafton as për ilaçe le më pas për ushqim e kujdes.

Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i pensionistëve që punojnë po rritet gjithnjë e më shumë, duke “zëvendësuar” të rinjtë, me këta të fundit që po preferojnë emigrimin. Numri i pensionistëve që deklaruanin se punonin ishte 130 mijë në vitin 2025, duke u rritur me 10 mijë persona, duke qenë sa 12% e të punësuarve nga 15 në 64 vjeç.

Edhe gratë shqiptare duan të dalin më vonë në pension

Edhe gratë shqiptare renditen në grupin e vendeve ku preferohet dalja më e vonshme në pension. Mesatarisht, ato deklarojnë se do të dëshironin të dilnin në pension në moshën 63.5 vjeç, duke u renditur ndër vendet e para në Europë.

Vetëm Norvegjia (65.5 vjeç), Danimarka (65.4), Suedia (65.3) dhe Holanda (65 vjeç) kanë vlera më të larta. Në rajon, gratë shqiptare deklarojnë një moshë më të lartë se në Kosovë (63.2), Mal të Zi (62.8), Bosnjë-Hercegovinë (62.4), Maqedoninë e Veriut (61.5) dhe Rumani (61.4).

Megjithatë, ndryshe nga burrat, Shqipëria nuk mban vendin e parë për gratë, pasi vendet nordike dominojnë renditjen.

 

Çfarë mat raporti

Raporti analizon tre tregues për secilin vend:

-moshën që njerëzit do të donin të dilnin në pension;

-moshën ligjore të pensionit;

-moshën aktuale kur qytetarët dalin realisht në pension, bazuar në të dhënat e Eurostat.

Raporti thekson se mosha e preferuar e daljes në pension është një tregues i rëndësishëm, pasi pasqyron jo vetëm gjendjen shëndetësore të punonjësve, por edhe pritshmëritë ekonomike, cilësinë e vendeve të punës dhe besimin se pensioni do të sigurojë një standard të pranueshëm jetese.

 

Metodologjia

Për të kuptuar motivimin e punonjësve për të qëndruar në tregun e punës, Anketa Europiane e Kushteve të Punës (EWCS) pyeti të anketuarit e moshës 45 vjeç e lart deri në çfarë moshe do të dëshironin të punonin. Pyetja ishte: “Duke menduar për daljen në pension, deri në çfarë moshe do të donit të punonit?”

Të anketuarit që dhanë një moshë konkrete u klasifikuan në këtë kategori, ndërsa ata që nuk specifikuan një moshë u grupuan në tre alternativa: “të punoj sa më gjatë të jetë e mundur”, “të dal në pension sa më shpejt të jetë e mundur” ose “nuk e di”.

Rreth 68% e punonjësve përmendën një moshë konkrete, ndërsa 32% dhanë një përgjigje tjetër. Një pjesë e konsiderueshme, 21%, shprehën dëshirën për të vazhduar punën pa një kufi të caktuar, duke deklaruar se do të punonin sa më gjatë të ishte e mundur. Në të kundërt, 12% thanë se do të donin të dilnin në pension sa më shpejt të ishte e mundur.

 

Pse njerëzit duan të punojnë më gjatë

Sipas raportit, vendimi për të vazhduar punën nuk përcaktohet vetëm nga aftësia fizike. Motivimi për të qëndruar në tregun e punës ndikohet nga faktorë të tillë si: kushtet e punës; të ardhurat nga puna; niveli i pensionit të pritshëm; mundësia për të gjetur punë edhe në moshë më të madhe; shëndeti dhe mirëqenia.

Autorët vlerësojnë se politikat që synojnë rritjen e moshës së daljes në pension duhet të shoqërohen me masa që përmirësojnë kushtet e punës dhe u japin mundësi njerëzve të qëndrojnë aktivë në tregun e punës.

 

Dallime të mëdha mes dëshirës, ligjit dhe realitetit

Raporti evidenton se në shumë vende europiane ekziston një hendek i madh mes moshës që njerëzit do të donin të dilnin në pension, moshës së përcaktuar me ligj dhe asaj kur dalin realisht.

Për burrat, mosha e preferuar varion nga 60.7 vjeç në Slloveni deri në 67.4 vjeç në Shqipëri. Në shumicën e vendeve njerëzit do të donin të dilnin në pension më herët sesa e lejon ligji, ndërsa në Shqipëri ndodh e kundërta: mosha e preferuar është më e lartë se mosha ligjore.

Për gratë, preferencat variojnë nga 59.7 vjeç në Slloveni deri në 65.5 vjeç në Norvegji, ndërsa Shqipëria me 63.5 vjeç renditet në grupin e vendeve me preferencat më të larta.

Raporti vëren gjithashtu se në Europën Jugore dhe Lindore, përfshirë vendet e Ballkanit, njerëzit priren të dalin realisht në pension më herët se mosha ligjore, ndërsa vendet nordike shfaqin një përputhje shumë më të madhe mes moshës ligjore, asaj reale dhe preferencave të qytetarëve.

Raporti arrin në përfundimin se dëshira për të punuar më gjatë nuk është domosdoshmërisht tregues i një tregu pune më tërheqës. Në shumë raste, ajo pasqyron nevojën ekonomike dhe perceptimin se të ardhurat nga pensioni nuk do të mjaftojnë për të ruajtur standardin e jetesës pas daljes nga puna./Monitor

Artikulli para

Ashensori, shpikja që ngriti qytetet në qiell dhe ndryshoi jetën urbane

Artikulli pas

Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

Editor

Editor

Nga Kategoria

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK
Aktualitet

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar
Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb
Aktualitet

Tirana si Barcelona, propozimi: Në disa zona të kryeqytetit të mos lejohet AirBnb

3 Tetor, 2026
Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret
Aktualitet

Fëmijët me prindër problematikë do të çohen në familje kujdestare, kriteret

3 Tetor, 2026
Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur
Aktualitet

Rindërtimi i 9 pallateve në lagjen 5 në Durrës, premtim i pambajtur

3 Tetor, 2026
Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh
Aktualitet

Nga Ron Yeffet te Ard Veliu, kontrollet që u kryen me urdhër të SPAK. Dyshime për trafik armësh

2 Tetor, 2026
Artikulli pas
Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

Llumi i kafesë mund të kthehet në biokarburant për 90 sekonda

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Përzgjedhura

Trump thotë se lufta mbaroi, 14 bombat që mund të ndryshojnë Lindjen e Mesme
Ekonomi

Tensionet në Gjirin Persik, Trump kërkon ndërhyrjen e NATO-s dhe Kinës për Ngushticën e Hormuzit

Nga Editor
16 Mars, 2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se aleanca mund të përballet me një të ardhme “shumë negative” nëse vendet anëtare...

Lexo të plotë
Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht te fëmijët, gjigantët e teknologjisë nën hetim

28 Tetor, 2025
VIDEO/ Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

VIDEO/ Arkitektët amerikanë mbërrijnë në zonën ku do të investojë Ivanka Trump në Vlorë

30 Prill, 2026
TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

TikTok paguan 400 milionë dollarë në SHBA për shkeljen e privatësisë së fëmijëve

22 Gusht, 2026
Studimi: Gratë që lindin pas moshës 33 vjeç ka gjasa të jetojnë më gjatë

Studimi: Gratë që lindin pas moshës 33 vjeç ka gjasa të jetojnë më gjatë

9 Shkurt, 2026

Të Fundit

LIGJI/ Qeveria u heq bankave “monopolin” e pagesave, hapet rruga edhe për institucionet jobankare

Kufiri 5 000 euro, transferta për 10 sekonda: Sistemi i ri i pagesave në Shqipëri nis në nëntor

3 Tetor, 2026
Linjat “pengojnë” rrugët, ARRSH planifikon 1.29 mld lekë për spostimin e rrjetit

Kodi i ri Penal, bizneset nën hetim do të përjashtohen nga kontratat publike

3 Tetor, 2026
REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

REVOLTA/ Plas në Gjoricë, banorët kundër parkut fotovoltaik: Na thanë për 1 po marrin 42.5 hektarë. Çështja shkon në SPAK

3 Tetor, 2026
BSH thotë se apartamentet u shtrenjtuan me 44.5 për qind në gjysmën e dytë të vitit të kaluar

Ndryshojnë rregullat për pronat në bashkëpronësi: Si do të bëhet ndarja

3 Tetor, 2026
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Terms and conditions
  • Privacy Policy

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr