• Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
E martë, 17 Nëntor, 2026
  • Hyr
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
SkyWeb.al
Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
Kreu Shëndet

Studimi i ri zbulon efektin befasues të kafesë për mëlçinë

Editor Nga Editor
3 Korrik, 2026
në Shëndet
A A
Studimi i ri zbulon efektin befasues të kafesë për mëlçinë
Share on FacebookShare on WhatsApp

Pirja e kafesë, madje edhe e kafesë pa kafeinë, lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e cirrozës, kancerit të mëlçisë dhe vdekjes nga sëmundjet e mëlçisë, sipas një studimi të ri.

Gjetjet, të publikuara në revistën shkencore Clinical Gastroenterology and Hepatology, tregojnë se konsumimi i kafesë shoqërohet me një probabilitet më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Studiuesit analizuan të dhënat e më shumë se 350 mijë pjesëmarrësve nga UK Biobank, të cilët në fillim të studimit nuk kishin cirrozë apo kancer të mëlçisë, dhe ndoqën gjendjen e tyre shëndetësore për 13 vjet.

Rezultatet treguan se personat që pinin pesë ose më shumë filxhanë kafe në ditë kishin 32 për qind më pak rrezik për të zhvilluar cirrozë, 47 për qind më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i mëlçisë dhe 42 për qind më pak rrezik për të humbur jetën si pasojë e sëmundjeve të mëlçisë.

Një studim i vitit 2023 vlerësoi se sëmundjet e mëlçisë shkaktojnë rreth dy milionë vdekje çdo vit, duke përbërë rreth 4 për qind të të gjitha vdekjeve në botë. Afërsisht dy të tretat e këtyre viktimave janë burra.

Sipas studimit, personat që konsumonin më shumë kafe kishin gjithashtu më pak yndyrë dhe hekur në mëlçi, si edhe nivele më të ulëta të fibrozës dhe inflamacionit. Analizat e gjakut treguan se ata kishin nivele më të larta të proteinave që lidhen me funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë dhe nivele më të ulëta të atyre që lidhen me dëmtimin dhe inflamacionin.

“Rezultatet tona mbështesin konsumimin e moderuar të kafesë për njerëzit që e pëlqejnë dhe e tolerojnë mirë atë,” tha autori kryesor i studimit, Ju Dong Yang.

Megjithatë, ai theksoi se studimi nuk është i mjaftueshëm për t’u rekomanduar njerëzve të fillojnë të pinë kafe vetëm për të mbrojtur mëlçinë. Sipas tij, fakti që si kafja me kafeinë, ashtu edhe ajo pa kafeinë treguan përfitime të ngjashme, sugjeron se efektet mbrojtëse nuk lidhen vetëm me kafeinën.

Autorja e studimit, Shelly Lu, tha se kafeja ndikon në shëndetin e mëlçisë duke vepruar mbi proceset e inflamacionit dhe fibrozës, çka mund të ndihmojë kërkimet e ardhshme të përcaktojnë se cilët persona përfitojnë më shumë.

Lidhja më e fortë u vu re te personat që konsumonin rreth tre deri në katër filxhanë kafe në ditë, megjithëse edhe ata që pinin vetëm një ose dy filxhanë në ditë kishin një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundje të mëlçisë.

Studiuesit theksuan se mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjet e mëlçisë mbetet mbajtja e një peshe të shëndetshme, kufizimi i konsumit të alkoolit, aktiviteti fizik i rregullt dhe kontrolli i sheqerit në gjak, tensionit arterial dhe kolesterolit.

Nga ana tjetër, konsumimi i tepërt i kafeinës mund të shkaktojë rritje të ritmit të zemrës, palpitacione, tension të lartë të gjakut, ankth dhe çrregullime të gjumit. Në përgjithësi, sasia që konsiderohet e sigurt për shumicën e të rriturve është deri në 400 miligramë kafeinë në ditë, ose rreth katër filxhanë kafe. /skyweb.al

Etiketat: kafe
Artikulli para

Temperaturat rekord të qershorit shkaktuan mijëra viktima në Evropë

Artikulli pas

“Tarifim me fasha për ujin”, rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë

Editor

Editor

Nga Kategoria

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues
Shëndet

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca
Shëndet

Si ta mbajmë trurin e shëndetshëm me kalimin e moshës? Çfarë thotë shkenca

17 Nëntor, 2026
Studimi: Varianti gjenetik i trashëguar nga Neandertalët ul rrezikun për skizofreni me gati 10%
Shëndet

Studimi: Varianti gjenetik i trashëguar nga Neandertalët ul rrezikun për skizofreni me gati 10%

17 Nëntor, 2026
Analiza e gjakut mund të tregojë moshën e organeve
Shëndet

A është mjekësia e personalizuar e ardhmja? Europa synon të hartëzojë 100 mijë gjenome njerëzore

17 Nëntor, 2026
Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?
Shëndet

Mënyra si konsumoni çajin mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Pse ka rëndësi temperatura?

16 Nëntor, 2026
Të jetosh më gjatë apo më mirë? Dilema e re e jetëgjatësisë
Shëndet

Të jetosh më gjatë apo më mirë? Dilema e re e jetëgjatësisë

16 Nëntor, 2026
Artikulli pas
“Tarifim me fasha për ujin”, rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë

“Tarifim me fasha për ujin”, rezoluta për ERRU-në: Të nxitë ujësjellësat ta aplikojnë

Të Përzgjedhura

Presidenti Begaj përkujton 35-vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit ’90: “Çdo hap drejt Europës nderon guximin e studentëve”
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton lirime dhe emërime të rëndësishme në trupin diplomatik

Nga SkyWeb
17 Prill, 2026
0

  Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të disa ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe...

Lexo të plotë
Kriza e karburanteve te avionët, a duhet të shqetësoheni për pushimet verore

Kriza e karburanteve te avionët, a duhet të shqetësoheni për pushimet verore

25 Prill, 2026
Qeveria planifikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite, çfarë parashikon “Paqja Fiskale”

Qeveria planifikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite, çfarë parashikon “Paqja Fiskale”

18 Shtator, 2025
Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

Grabova e Sipërme, “binjakja” e Voskopojës në malin e Valamarës

10 Maj, 2026
AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

AKSHI “shkundet” në SPAK, KPP zhbllokon tenderin e radhës 7.7 milionë euro

8 Dhjetor, 2025

Të Fundit

Kush është lideri i ri që do të udhëheqë Apple drejt epokës së inteligjencës artificiale?

Probleme masive me shërbimet e Apple, mijëra përdorues mbeten pa akses! 

17 Nëntor, 2026
OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

OBSH: Konsumimi i duhanit te gratë dhe vajzat në Evropë mbetet shqetësues

17 Nëntor, 2026
Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

Alarm në SHBA, del jashtë funksionit rrjeti sekret i komunikimeve të sigurisë kombëtare

17 Nëntor, 2026
Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

Mbi 11 mijë studentë shqiptarë studiojnë jashtë vendin

17 Nëntor, 2026
SkyWeb.al

Info

Skyweb.al është media online me profil ekonomik, e fokusuar në lajme të thelluara mbi ekonominë, financat, biznesin, turizmin dhe aviacionin civil.

Kontakt

Email: info@skyweb.al

NIPT: M51916003M

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Nuk u gjet asnjë rezultat
Shiko të gjitha
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Fokus
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Aviacion
  • Shëndet
  • OP-ED

© 2026 SkyWeb.al - Zhvilluar nga eDigital.al

Mirësevini!

Hyni në llogarinë tuaj.

Keni harruar fjalëkalimin?

Riktheni fjalëkalimin

Ju lutem shkruani username ose email

Hyr